Nga Lutfi Dervishi
Gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar pas vendimit të fundit të Bordi i Transparencës për rritjen e çmimit të naftës, duke vënë në pikëpyetje efektivitetin e tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dervishi thekson se para krijimit të Bordit, çmimi i naftës ishte më i ulët, ndërsa pas ndërhyrjes së tij ka pësuar rritje.
“Para Bordit…, nafta ishte 214 lekë për litër.
Me bordin është … 218 lekë.
Pyetje: bordi u ngrit për të ulur apo për të rritur çmimin?”
Bordi i Transparencës ka vendosur sot çmimet e reja tavan dhe duke nisur nga sot, nafta nga 203 lekë/litri që ishte do të tregtohet me 218 lekë/litri, duke pësuar një rritje me plot 15 lekë.
Ndërkohë, benzina ka pësuar një rritje me 6 lekë. Nga 175 lekë litri, tashmë do të tregtohet me 181 lekë/litri
Bordi i Transparencës u ngrit nga qeveria në kushtet e një situate të veçantë në tregun e hidrokarbureve, pas rritjes së çmimeve si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme.
Qëllimi i tij ishte të vendoste një çmim tavan për të shmangur abuzimet në treg. Por, a po e respekton qëllimin e tij?











