Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pedagogun e Universitetit të Elbasanit, Denis Himci, raporton Oranews. Ai u arrestua pak javë më parë pas transmetimit nga emisioni investigativ “Stop”, të një video përgjimi ku ai dëgjohej me zë e me figurë se i kërkonte një studenteje raport intim, në këmbim të marrjes së provimeve.
Ndalimi eshte bere fill pas transmetimit te emisionit.
36 vjeçari, pedagog pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, akuzohet për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
Në video-përgjimet e publikuara nga emisioni, pedagogu dëgjohet t’i kërkojë studentes favore seksuale, ndërsa i thotë se do ta trajtonte mirë, me dhurata, telefona e masazhe të paguar në qendra estetike në Tiranë.
Profesori i thotë studentes se madje ai është i gatshëm, që një kolegeje t’i blejë parfum, që kjo e fundit, t’ia japë provimet. Në videon e publikuar, pedagogu insiston që studentja ta puthë, ndërsa i thotë se nuk i mjafton një puthje në faqe.
g.kosovari











