Nderkohe qe pedagogu Denis Himçi, i cili u denoncua nëpërmjet një video, ndërsa i kërkonte favore seksuale nje studenteje, në këmbim të notës, ndodhet ne spital ne Tirane, Gjykata ka vendosur ne mungese te tij masen e sigurise.
Gjykata e Elbasanit ka caktuar ne mungese te pedagogut, arrest me burg me afat 10 ditor, nderkohe qe prokuroria kishte kerkuar si mase sigurie, arrest me burg pa afat.
Ai u dergua me tension 24 ne spitalin e Elbasanit, nderkohe qe me pas u dergua me urgjence ne QSUT. Sot sipas burimeve, mesohet se ai ka kaluar parainfarkt.
Pedagogu Denis Himçi u vu në pranga pas publikimit të video skandalit të transmetuar në emisionin investigativ “Stop”, dy ditë më parë, ku ky i fundit i kërkonte një studenteje raport intim, në këmbim të marrjes së provimeve, por edhe të ndikonte tek kolegët e tjerë që vajza të kalonte provimet e mbartura.
Ai akuzohet për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
g.kosovari