• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një propozim alternativ për të mbrojtur edhe ata 81 mijë pensionistë që jetojnë vetëm në Shqipëri

by Carlo Bollino
28/03/2020 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Nga sot në orën 13.00, 655.000 pensionistë shqiptarë janë në ”arrest shtëpie” pa afat, sipas një urdhëri të autoriteteve shëndetesore për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Për ata, nga sot e deri në një urdhër të dytë, është e ndaluar të dalin nga shtëpia, edhe në oraret kur të tjerëve u lejohet. Është e ndaluar edhe për të dalë për të bërë pazar, ose për të shkuar në farmaci. Një karantinë totale që vendoset në bazë të moshës, deri tani ka pak precedent në 150 shtetet e tjerë të cilët janë prekur tashmë nga pandemia. Një masë ekstreme e cila nuk përjashtohet që të mund të imitohet duke marrë parasysh se lufta ndaj virusit po zhvillohet pak a shumë kudo me tentativa dhe eksperimente jo vetëm duke testuar ilaçe, por edhe duke testuar masa parandaluese.

Por eksperimenti që është lançuar në Shqipëri, si në të gjitha “herët e para”, has menjëherë një problem shumë të madh: kush do të kujdeset për 81.000 pensionistët, të cilët, sipas ISSH-së, jetojnë vetëm? Një shifër që mund të jetë edhe më e lartë, pasi nuk llogarit ata dhjetëra mijëra pensionistë të tjerë që jetojnë me një bashkëshort, edhe ai pensionist, ose që rezultojnë në mënyrë formale pjesëtarë të një familjeje të zgjeruar, por në fakt janë vetëm, se pjesa tjetër e familjes ka emigruar.

Është e vërtetë që një pjesë e këtyre të moshuarve mund të kenë në qytet të afërm, të cilët, edhe pse nuk banojnë me ta, mund t’i ndihmojnë. Por është po aq e vërtetë se, me shpejtësinë me të cilën përparon pandemia, asnjë nuk ka patur kohë të bëjë një studim specifik, kështu që asnjë nuk e di me saktësi se sa dhjetëra mijëra pensionistë nga sot janë mbyllur në shtëpi pa asnjë mbeshtetje tjeter familjare.

Sipas qeverisë, këta pensionistë “do të marrin ndihmë nga shteti”. Po si? Sa njerëz do të vejë në dispozicion shteti për të asistuar derë më derë dhjetëra mijëra të moshuar të vetëm? E pastaj, çfarë lloj asistence do t’u jepet? Do të shkojnë t’u bëjnë atyre pazarin, duke blerë sipas porosisë bukë, fruta, djathë, fasule apo atë çka të moshuarit zgjedhin të hanë? Dhe kush e paguan në një rast të tillë shpenzimin? Apo të gjithë të moshuarit e vetëm do të marrin pakon ushqimore të ndihmës sociale? Edhe një pensionist në gjendje të mirë financiare që jeton i vetëm, por që sot nuk ka më të drejtë të shpenzojë paratë që ka vënë mënjanë? Të gjithë pensionistët e vetëm do të trajtohen nga dita e hënë e tutje si të varfër dhe me asistencë?

Dhe kush do të shkojë për ta që të marrë në farmaci ilaçet, për të cilat janë nevojë? Rastet që do të kërkojnë zgjidhje do të ishin me mijëra e kështu që në fund nuk do të zgjidhej asnjë.

Duhet te jemi koshiente qe shteti nuk ka as mjete financiare dhe as burime njerëzore të mjaftueshme për të perballuar këtë detyrë jashtëzakonisht të madhe. Kështu është e qartë që tani se urdhërin ekstrem për të mbyllur në shtëpi të gjithë pensionistët, duke përfshirë ata që jetojnë vetëm, shumë do të jenë ata që do ta shkelin. Po atëhere pse e bë? Përse të shkaktosh panik mes atyre të moshuarve që normalisht respektojnë rregullat, por që nga nesër do të jenë të detyruar t’i shkelin ato për të mbijetuar? Përse të detyrohen gjyshërit tanë të dalin në rrugë si klandestinë, me frikë në zemër se do t’i ndalojë policia, vetëm për të blerë një copë bukë e një kile qepë, sikur të ishin rikthyer në partizanë të rrethuar nga armiku?

Të moshuarit janë kategoria më e dobët në shoqëri dhe me e rrezikuar e kësaj pandemie, por vendimi i qeverisë për t’i mbrojtur duke u vënë “prangat” rrezikon të jetë për ata më e dhimbshme se vetë sëmundja. Besoj se Edi Rama është ende në kohë për ta menduar edhe një herë. Për shembull, duke u rezervuar të moshuarve një fashë orare daljeje të ndryshme nga ajo e të gjithë të tjerëve. Në rast se në orën 13.00 të rriturit e fëmijët kthehen në shtëpi, nga ora 14.00 deri në 17.00 (për shembull) mund të dalin vetëm të moshuarit, edhe ata si gjithë të tjerët pa shoqërues, pa makine dhe vetëm në itinerarin shtëpi-dyqane. Kjo do të kufizonte kontaktet e tyre të afërta dhe do t’u jepte edhe supermarketeve pak frymëmarrje, duke e zmadhuar, edhe pse pak, fashën orare të hapjes.

E dimë që nuk ka receta magjike në këtë emergjencë dhe askush prej nesh nuk e zotëron. Qeveria deri tani ka vepruar me kurajo e shpejtësi, duke arritur deri në këto momente ta minimizojë përhapjen e epidemisë, por të dëgjosh opinione të ndryshme ndihmon të korrigjosh gabimet e të bësh më të mirën në interes të të gjithëve.

Të gjithë i duam të moshuarit dhe duhet të bëjmë të pamundurën për të mbrojtur mushkëritë e tyre, por me të njëjtën brishtësi siç ata jetojnë, duke vazhduar të përdorim krah strategjive shkencore, edhe zemrën tonë.

Next Post
Gati aplikimet për dhënien e pagës nga Qeveria, kërkesa plotësohet online në Tatime

Gati aplikimet për dhënien e pagës nga Qeveria, kërkesa plotësohet online në Tatime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In