• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një proces poshtërues, që nderon pedagogun dhe turpëron studentët

by Mero Baze
25/12/2018 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Një nga pedagogët më të vjetër të matematikës në Universitetin e Tiranës, Thanas Xhillari, po përballet prej kohësh me një presion të pisët të një grupi shantazhues studentësh, që nuk marrin dot provimin e matematikës. Nasho është i njohur prej 40 vitesh si pedagogu më i rreptë dhe më konservator i matematikës në Universitet, që në një farë mënyre ka qenë në vite, paniku i çdo studenti të dobët në matematikë. Ai është nga katër – pesë emrat e pedagogëve legjendë të Universitetit të Tiranës, të njohur pikërisht për faktin që e ke të vështirë ta marrësh provimin. Kjo është një histori që përsëritet në vite, duke i bërë nder Universitetit dhe duke i vënë një stekë serioze cilësisë së arsimit në universitet.

Shantazhet e fundit ndaj tij nuk do të kishin shumë vëmendje, sikur të mos përdoreshin politikisht.

Ajo që ka ndodhur ndaj tij në heshtje, është tejet e shëmtuar.

Disa studentë ngelës, nga ata që nuk marrin dot prej vitesh një 5, kanë gjetur si zgjidhje të bëhen aktivistë të “Lëvizjes për Universitetin” dhe për ta merituar aktivizimin, sulmojnë në mënyrë anonime, kurrë me emër konkret, dhe kurrë me ndonjë rast konkret, profesor Nashon, meqë me këtë pastaj mund të bëjnë politikë.

Segmente politike opozitare që kanë kapur “Lëvizjen” kanë vënë gjashtë muaj më parë Prokurorinë në lëvizje për këtë çështje, në një proces poshtërues, që për fatin e keq të tyre, është mbyllur 100 për 100 në favor të profesorit të nderuar.

Pa zhurmë, pa bujë, pa u ankuar tek askush, pa ngritur zërin për shantazhet ndaj tij, duke udhëtuar vërtet në autobusat e linjës në Tiranë, duke qenë asket në jetën e përditshme dhe i prerë në profesionin e pedagogut, ai ka shkuar në Prokurori rregullisht, u ka çuar prokurorëve gjithë provimet e studentëve që kanë mbetur në vite, dhe ka kërkuar prej tyre, se qoftë dhe nëse njëri prej tyre e meriton të kalohet dhe ai e ka mbetur, shkon me dëshirë në burg.

Pastaj u ka çuar dhe provimet e studentëve që kanë kaluar, pasi kanë ngelur njëherë, për të kuptuar se kanë kaluar ata që e kanë merituar.

Prokuroria, e cila është aktivizuar nga “indiciet e shtypit” me procedurën “kryesisht”, ka mbyllur hetimet pas gjashtë muajsh dhe gjykata ka vendosur pushimin e çështjes, pasi nuk qëndron asnjë akuzë.

Gjithë kjo histori e pistë shantazhi ndaj një profesori të nderuar vetëm se nuk pranon të vërë një notë 5, pa e merituar, për një tufë studentësh katranjozë, që meqë nuk bëhen dot student, kanë vendosur të bëhen revolucionarë, është një ilustrim i hidhur i atij pisllëku që politika në vend të luftojë ta pastroj nga Universiteti, po përpiqet ta kultivojë përmes shantazhit.

Nëse ka një problem Universiteti ynë publik sot, nuk ka vetëm numrin anormal 140 mijë studentë, por faktin që atë e mbarojnë të gjithë.

Universiteti i Tiranës ka fare pak profesorë si Nasho, të cilët çuditërisht, në vend të ishin në piedestal të nderit, tentohet të poshtërohen, pasi janë pengesë pikërisht për mekanizmin kryesor që ka zhvlerësuar universitetin, blerjen e diplomës.

Hetimi dhe gjykimi i tij gjashtë mujor në heshtje, është provë suksesi për një karakter të fortë pedagogu, por dhe një kambanë alarmi për krimin që fshihet në emër të politikës apo “Lëvizjes” studentore brenda Universitetit.

“Lëvizja për Universitetin” duhet  të jetë një lëvizje studentësh cilësorë, që duhet të kërkojnë të marrë vlera dija e tyre, dhe jo të përfaqësojë makthet e atyre që nuk marrin dot 5 me profesor Nashon. Ata studentë kanë ekzistuar që ditën e parë që profesor Nasho ka shkelur në Universitetin e Tiranës, dhe vetëm pedagogë të tillë mbajnë në këmbë ashtin e Universitetit cilësor.

Jo vetëm profesor Nasho, por dhe pedagogë të tjerë të nderuar të Universitetit, janë anatemuar kohët e fundit, pikërisht se ata nuk tolerojnë të kalojnë këta tipat që ankohen se nuk marrin dot provimet. Askënd nuk kam dëgjuar të ankohet për pedagogët e “Kristalit” që janë ende pedagogë në universitetin publik, apo për pedagogët që i kanë bërë praktikë standarte pagesat e provimeve apo ryshfetet.

Është regresive që akuzat bëhen pikërisht ndaj atyre që nuk marrin ryshfete, pasi ata bëjnë përjashtim nga rregulli që ka degraduar sot Universitetin publik.

Por tani, meqë kalvari poshtërues ndaj tij ka kaluar dhe përmes filtrit të Prokurorisë dhe Gjykatës, ai së paku ndjehet i pari pedagog skrupuloz i Universitetit që ka bërë dhe vetingun juridik të tij.

Është mirë tashmë që çdo student që bën akuza të tilla, duke u bërë pjesë e lojës politike, të bëjë vetingun e tij, të dëshmojë notat e tij dhe problemet që ka pasur me ecurinë në mësime. Dhe natyrisht, vetingun e çdo profesori, nga ata “të mirët”, që nuk ngelin në klasë asnjë. Dhe ndjehen të kënaqur të dy palët, pasi në vend të diturisë, shkëmbejnë para.

Next Post
VIDEO / Krishtlindjet e vetmuara të Donald Trump

VIDEO / Krishtlindjet e vetmuara të Donald Trump

Comments 1

  1. Pale e interesuar says:
    7 years ago

    Nese nga 200 studente 199 rrezohen ne provim me se paku deshmon se dicka nuk shkon ne procesin mesimdhenes. Duhet ripare kurrikula, ndoshta lenda eshte ekstremalisht e veshtire, ndoshta 15 jave semstrale jane te pamjaftueshme per pervetesimin e njohurive ose ose pedagogu nuk arrin, ne rastin me te keq as qe deshiron, t’i ndihmoje studentet te kalojne me sukses provimet. Duhen pare keto gjera.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In