• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një president zjarrfikës?!

by Lutfi Dervishi
03/06/2022 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj me shumë gjasë do të jetë Presidenti i tretë i brenda 20 viteve të fundit që ulet në karrigen e kryetarit të shtetit pas një karrierë ushtarake!

Sidomos sot u diskutuan dhe u bënë “të sigurta” kandidatura që mund të cilësoheshin “provokim”

Profili i deritanishëm i kandidatit të propozuar i ngjan më shumë kandidaturës së një  presidenti zjarrfikës. Një siguri mund ta shprehim që në fillim: Shefi i Shtabit të Përgjithshëm nuk ka gjasë që të ndezë zjarre! Por në një vend si Shqipëria vatrat e zjarrit i krijon kushdo, kudo dhe kurdohere, atje ku pritet dhe atje ku s’ta pret mendja. Vatra më e fundit është ajo e zjarrit antipresidencial, që dogji tre raunde votimi dhe që duket nuk ka për t’ia dhënë votëbesimin presidentit të ri. Nëse do t’i shuajë dot këto zjarre Bajram Bega, këtë do ta tregojë koha. Zjarrin e parë, zjarrin antipresidencial e ka tek dera. Këtu do të jemi dhe do ta vëzhgojmë!

Përveç rolit “zjarrëfikës” kandidatura e shefit të shtabit të përgjithshëm rikthen modelin e kandidatit jashtë politikës!

Duket se faza në të cilën po kalon vendi kërkon një kandidaturë që ka mbajtur një distancë higjenike nga politika e ditës, një kandidaturë që dëshmon ndershmëri dhe sensin e lartë  të detyrës- gjë të cilën ushtarakët e kanë në ADN – në e tyre!

Kandidatura e zgjedhur ofron befasi për shkak se nuk është diskutuar në tavolinat mediatike dhe rrjetet sociale! Nuk është person që njihet në publik për mendimet dhe idete që ka lidhur me çështjet dhe sfidat që përballet vendi.

Pavarësisht se Presidenti nuk ka kompetenca  ekzekutive, ai ka një pushtet që është i shpërdoruar mes aktorëve politik- të rinj dhe të vjetër – pushtetin e shembullit personal dhe pushtetin e fjalës!

Si do t’a përdorë Presidenti i ri këtë pushtet? Çfarë do të ofrojë për publikun dhe për audiencën e huaj?

Ushtarakët janë mësuar me rregullin, ligjin dhe hierarkinë!

Si do të sillet “ushtaraku” nëse menjëherë pas përfundimit të ceremonisë do të tentojnë t’a trajtojnë si noter të ekzekutivit?

Një kandidaturë e pastër nga akuzat dhe me distancë nga politika jep premisat për të përsëritur suksesin në detyrë të “ushtarakëve” Moisiu dhe Nishani!

PS dhe kryeministri kishin rastin të zgjidhnin një kandidaturë të shkëlqyer sepse i kanë votat dhe nuk kanë asnjë presion.

Koha shumë shpejt do të dëshmojë për zgjedhjen që kanë bërë sot!

Ndërsa sa i përket opozitës nuk duket se ka argumenta për të bojkotuar dhe për të mos votuar kandidaturën e Bajram Begajt!

Së fundmi, por jo për nga rëndësia! Kryeministri këtë proces e mbajti në heshtje deri në sekondën e fundit. Dhe edhe vetë i zoti punës e mori vesh i fundit bashkë me publikun. Heshtja  më shumë se ndaj opinionit publik duket se ishte ndaj “oligarkëve” dhe “opinionistëve” që këtë radhë dolën jashtë loje me parashikimet dhe të ndjerit që gjërat e rëndësishme në këtë vend i vendosim ne!/JavaNews.al

Next Post
Putin mund t’i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës më 9 Maj, ditën e fitores ndaj nazi-fashizmit

Putin: Nëse hiqni sanksionet unë garantoj sigurinë e eksporteve nga portet

Comments 1

  1. Afrim Muça says:
    4 years ago

    Udri bre udri.
    Udri, udri gallaburdi.
    Udri bre Lut, udri…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

March 28, 2026
13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In