• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një President politik euroatlantist nga radhët e PD-së

by Preç Zogaj
20/05/2022 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Preç Zogaj

Ngado që ta shohësh, situata dhe sfidat e kohës sugjerojnë një President nga radhët e PD-së dhe opozitës; një grua ose burrë me rekorde të përfshirjes në jetën politike dhe publike të vendit, që ka mbajtur qëndrime e luftuar kauza në dobi të shoqërisë dhe politikës, duke dhënë një model të pasionit, integritetit, formimit, etikës. Të gjitha këto me kurorën e të qenit qartazi euroatlantist, i njohur edhe nga partnerët tanë amerikanë dhe europianë si i tillë

Pse nga radhët e PD-së dhe opozitës?

Së pari, nisur nga rezultatet e zgjedhjeve politike të 25 prillit 2021. Nëse marrim në konsideratë votën popullore, mund të flasim për një ekuilibër mes zgjedhësve që hodhën votën për PS në pushtet atyre që votuan dy partitë e opozitës, PD dhe LSI. Diferenca në favor të PS-së është 38 mijë vota. Pavarësisht se në përkthimin e votave në mandate, PS, falë ligjit zgjedhor, ka marrë 13 deputetë më shumë se PD-LSI.

Së dyti, duke marrë parasysh listën e gjatë të parregullsive, shkeljeve dhe manipulimeve elektorale për të cilat janë shprehur hollësisht Raporti Përfundimtar i OSBE/ODHIR-it dhe vëzhgues të tjerë të pavarur. Së fundi edhe raporti i Departamentit të Shtetit. Duke filluar me përdorimin në fushatë të mjeteve dhe fondeve publike nga qeveria, duke vazhduar me rrjetin antiliri të patronazhistëve socialistë e duke përfunduar me shitblerjen e votave me paratë e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të gjitha këto e çuan OSBE në formulimin kuptimplotë të pjesa e rekomandimeve të një kërkese të denjë për vendet ku zgjedhjet janë fasadë dhe farsë: “Shteti duhet të garantojë lirinë dhe fshehtësinë e votës”!

Së treti, duke marrë parasysh reflektimin në Kuvend të ngjarjeve që kanë ndodhur përgjatë vitit, ku dy deputetë të PS-së janë arrestuar dhe katër-pesë të tjerë janë lidhje të personave të shpallur non gratta nga SHBA, shumica nga krahu i qeverisë

Së katërti, edhe pse në politikë, si rregull, ngjarjet zbulohen duke ndodhur, parashikimi e shoqëron të menduarit dhe të vepruarit politik. Dhe duket qartë se instrumenti non grata në një anë dhe SPAK në anën tjetër do të vazhdojnë të godasin, me intensitet më të lartë, zyrtarë dhe persona me imunitet, disa prej të cilëve pritet të jenë deputetë të shumicës. Kompozimi i Kuvendit do të pësojë deformime të tjera që do ta bëjnë edhe më vulnerabël legjitimitetin e shumicës.

Së pesti, vendi ka nevojë për një ekuilibër të pushteteve. Zgjedhja e Presidentit nga Kuvendi është rasti. Jo për të vendosur në karrigen e kreut të shtetit një kundërshtar të Ramës apo dikë që nuk del dot nga kostumi i ngushtë i partiakut, siç është rasti i Ilir Metës, por një grua apo një burrë me personalitet që di të jetë përbashkues edhe kur i duhet të mbajë anë, pra di të përmbushë funksionet kushtetuese të Presidentit të Republikës Parlamentare si garant i unitetit të popullit. Vetë ideja se Rama dhe PS i kanë gjithë pushtetet është frustruse për pavarësinë e tyre.

Së gjashti, ekzekutimi i antikorrupsionit si përparësi e politikës së jashtme amerikane në vendin tonë ka nevojë për një President në sintoni të plotë me ShBA, në mbështetje të drejtësisë se re. Zyra e Presidentit të Republikës së Shqipërisë nuk mund dhe nuk duhet të jetë më një zyrë ku nuk shkelin përfaqësuesit e partnerit dhe mikut më të madh të kombit tonë.

Listimi i këtyre pikave nuk shpreh domosdo renditjen e tyre sipas rëndësisë.

Për të gjitha këto dhe për arsye të tjera jo më pak evidente, që lidhen me nevojën e shtensionimit dhe relaksimit të mjedisit tonë politik, Rama dhe shumica e tij e brishtë mund ta bëjnë të tyren dhe ta vënë në zbatim idenë e zgjedhjes së një Presidenti që vjen nga PD dhe opozita.

A ka PD kandidatë që i përgjigjen identikitit të një Presidenti me profil të qartë politik si prurje e së djathtës, por që natyra e tij apo e saj, eksperienca, formimi dhe horizonti kulturor në tërësi do ta projektonin si një President i të gjithëve, me palët dhe mbi palët, në postin që do të merrte?

Po, ka disa. Gra dhe burra. E meqë secili që i futet tani kësaj teme ftohet të thotë një emër, duke qenë se emri flet më shumë se fjalët (ashtu si në poezi ku citimi flet më shumë se komenti), unë po them emrin e një gruaje: Flutura Açka.

Next Post
Haaland përshëndet Dortmundin me orë 15 mijë euro për lojtarët dhe stafin

Haaland përshëndet Dortmundin me orë 15 mijë euro për lojtarët dhe stafin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

March 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Rritja e çmimit të naftës, ish-ministri i Financave tregon masat që duhet të marrë qeveria

March 19, 2026
“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

March 19, 2026
Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

March 19, 2026
Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ambasada e SHBA: Dënojmë ashpër dhunën kundër drejtësisë

“Shmangni zonat ku do të jenë demonstruesit”, Ambasada e SHBA-ve mesazh qytetarëve të saj për protestën e PD

March 19, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram: Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar!

March 19, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Nard Ndoka kritika Berishës: Nuk e bëri kurrë PD-në një parti demokratike, i la të gjithë nën hijen e tij

March 19, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

A thua e beson PPE Berishën?

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In