Ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Brendshme të Bashkimit Europian, në mesin e të cilëve edhe ministri Hashim Thaçi, kanë diskutuar për krizën e refugjatëve në Europë. Nga konferenca, ka dalë edhe një plan i përbashkët, ku nëpërmjet disa pikave, është hartuar një plan i ri për refugjatët. Pikat kryesore të planit janë: bashkëpunimi ndërmjet shteteve për t’iu përgjigjur krizës së refugjatëve, ndër to, parashihet që trajtimi i refugjatëve të bëhet duke respektuar të drejtat e njeriut. Më pas, është kërkuar bashkëpunim më i madh në luftimin e terrorizmit si dhe mbështetja e vendeve që po përballen me grupin terrorist, ISIS.
Në mesin e më shumë se 30 pikave nga deklarata e përbashkët e takimit në Liksemburg, është edhe kërkesa që të respektohet rregullat kufitare, përballë krizës së emigrantëve.