• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një plak ‘non grata’ dhe disa çunakë që e kanë betejën mes njëri-tjetrit nuk shkojnë drejt fitores, por drejt nevojtores

by Namir Lapardhaja
12/10/2023 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja

Edi Rama është aq rehat me ‘opozitën e vërtetë’ dhe ‘të pashitur’ që ka përballë, saqë, përveçse tallet dhe leqendiset si dhe sa i do kokrra e qejfit, por, pastaj i thotë edhe kryetares së Kuvendit që t’i lejojë të flasin edhe përkundrejt mbarimit të kohës dhe shkeljes së rregullores.

Sepse, Edi Rama e di që sa më shumë të flasë kjo ‘opozitë’ që bën gjullurdi të kotë dhe të pakuptimtë çdo të enjte, aq më  jetëgjatë  politikisht bëhet ai.

Sepse, Edi Rama e di shumë mirë që zhurma që kjo ‘opozitë’ e marrë peng nuk është kundër tij, por për hallet e saj.
Sepse, Edi Rama e di se me një Plak ‘non grata’ në krye të opozitës ‘së vërtetë’ dhe disa çunakëve që herë e kanë betejën mes njëri-tjetrit dhe protagonizmit ekstremisht të sëmurë dhe herë të tjera se kush t’i bjerë më në sy Udhëheqësit Plak, ky grupim nuk vete drejt fitores, por drejt nevojtores.

Sepse, Edi Rama e di që këta nuk bërtasin kundër tij, por ndjekin parimin se ‘po nuk kërkove, nuk të jep kush për të ngrënë’, ndaj ai i shpërblen me Kulla dhe Pallate, pastaj vjen dhe i tall, duke ua përmendur.

Sepse, Edi Rama e di që sikur qielli me tokën të bashkohen, sikur malet dhe kodrat të bëhen njësh, sikur detet dhe lumenjtë të thahen, kjo ‘opozitë’ hipokrite, e sëmurë, e pavërtetë, e korruptuar dhe anakronike me realitetin, e sheh me teleskop mundësinë e ardhjes në pushtet.

Ndaj ai është komod. Vjen, tallet dhe ikën. Madje, të enjten me ta e ka si relaks, bën edhe qyfyre.

I kërkon drejtueses së seancës t’i lërë të flasin jashtë radhe.

Cirk duan, cirk t’u japim.

Por në shfaqjen e cirkut këta njomishtet janë krejt amator përballë Ramës, madje dhe vetë Sali Kulla me metaforat dhe epitetet e tij duket shumë i vjetër dhe shumë i dalë mode.

Next Post
“Mora fjalë”/ Para ndeshjes Shqipëri- Çeki, Shkurte Fejza do përformojë në “Air Albania” këngën e Adem Jasharit

“Mora fjalë”/ Para ndeshjes Shqipëri- Çeki, Shkurte Fejza do përformojë në “Air Albania” këngën e Adem Jasharit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

March 26, 2026
VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

March 26, 2026
Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, nuk më tha kë do të vrisja

Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, nuk më tha kë do të vrisja

March 26, 2026
Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

March 26, 2026
“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

March 26, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Çështja “Veliaj”, Ndreca: Pa njohjen e akteve, nuk ka gjyq

March 26, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

March 26, 2026
Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

March 26, 2026
“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

Sulmi ndaj Postës Shqiptare, AKSK: Nuk ka të dhëna të fshira, përkohësisht i ndërpremë vetë shërbimet

March 26, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In