• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një plak burracak dhe të tjerë që duartrokasin nga frika!

by Mero Baze
20/12/2017 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në intervistën e tij të parë pas ngjarjeve në Kuvend, Sali Berisha tregoi se nga kush trembet dhe sa burracak është. Pasi sulmoi me gjithë arsenalin e vet të pisët zgjedhjen e prokurorit të Përkohshëm, pasi tha që zgjedhja e tij është vepër e mafias, drogës dhe Edi Ramës, pasi i vuri flakën parlamentit me një tufë ordienere, në fund, ashtu sikur nuk e kishte mendjen, por krejt i qartë përsa po fliste, ai lavdëroi figurën e Arta Markut, biles dhe familjes së saj. Foli për një grua me integritet.

Të gjithë ata që mendojnë se Sali Berisha tentoi të balanconte fjalorin e pështirë, gabojnë. Sali Berisha është burracak dhe më shumë se me këdo, me gratë. Pasi bëri zakonin me kundërshtarët, ai tregoi në të vërtetë se ku është problemi i tij. Problemi i tij është se zonja që është ulur në karrigen e kryeprokurorit, inaguroi fillimin e reformës në drejtësi, dhe me mentalitetin e një burracaku që kërkon t’i zgjidhë çështjet personale në emër të politikës, ai i dërgoi asaj një mesazh burracaku, se “ka respekt për të”.

Pra ky njeri, që mendon se Edi Rama ka kapur prokuroren, mafia ka zgjedhur prokuroren etj broçkulla si këto,  paska “respekt” për Arta Markun dhe familjen e saj. Atëhere lind pyetja, kë ka kapur Edi Rama, nëse aty është vendosur një grua me dinjitet dhe integritet?

Fjalori i pështirë i tij, përpjekja për të marrë zvarrë PD-në pas halleve të tij, dhe mbi të gjitha agresiviteti publik i tij ngushtohen në një vrimë gjilpëre, kur vjen puna tek emri i prokurores, që megjithatë sot është në detyrë dhe mund të fillojë të bëjë punën e saj. Atë nuk guxon ta sulmojë fillimisht, pasi shpreson që të jetë edhe “hero” i luftës kundër prokurorit të Përkohshëm, dhe përfitues prej saj.

Kjo nuk do të thotë se ai do jetë në paqe me Arta Markun në vazhdim, por do t’i dërgojë asaj një kod heshtje, si çdo mafioz që tenton të negociojë me kundërshtarët. Edhe Ina Rama ditën e parë ishte “Silvia Konti”, por pastaj u bë “lavire bulevardi”.

Nga ana tjetër, ai tregon një barbari të skajshme ndaj një tjetër gruaje, që është përfaqësuese e 27 shteteve të Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin. Pasi sulmoi në bllok qëndrimin e BE dhe SHBA, ai tentoi ta ndajë Donald Lu nga Romana Vlahutin, duke theksuar sidomos se ambasadorin Lu e kishte mik. Ndërsa për ambasadoren Vlahutin, ndërtoi portretin e një armikeje të madhe të shqiptarëve, a thua se hallet e Sali Berishës dhe familjes së tij, janë dhe hall i gjithë shqiptarëve. Arsenali i fyerjeve ndaj saj, ka kaluar çdo limit, dhe këtë e bën një plak burracak, që me mentalitetin e një burri të keq shqiptar, mendon se një grua mund ta frikësosh, ta poshtërosh, dhe duke i thënë lavire, dhe duke i thënë ballkanase, dhe duke folur për origjinën e saj kroate, dhe duke ndërtuar mitologji historike rajonale, dhe mbi të gjitha, teori konspiracioni për të fshehur të vërtetën e hidhur, që Bashkimi Europian është kundër Sali Berishës.

Ngjan aq i frikësuar nga një grua që përfaqëson Europën në Shqipëri, sa për një moment të duket sikur është bindur vërtetë, se Vlahutin “ka shpikur” këtë “Reformën për Drejtësi” për Berishën, dhe frymëzon me shembullin e Sanaderit në Kroaci, që pasi firmosi futjen e Kroacisë në NATO e BE, shkoi në burg. Është një sulm prej burracaku, pasi mendon se është më lehtë të sulmosh një grua europiane, dhe më mirë të thuash që ambasadorin amerikan e kam mik, edhe pse deklaratat e këtij të fundit, janë ku e ku më të forta se ato të zonjës Vlahutin. Dhe kësaj borie i fryjnë dhe veglat e tij, të cilët edhe kur Vlahutin është për qejf të vet në shtëpi të saj, shpallin që Lulzim Basha se ka pranuar në zyrë. Është një urrejtje  e porositur për të zhbërë qëndrimin europian pro Shqipërisë.

Deklaratat e tij, janë në të vërtetë karakteri real i tij prej burracaku, i një plaku hileqar, që mendon se mund ta shtyjë kohën që i ka mbetur, duke kërcënuar dhe mikluar njerëz që të shpëtojë nga krimet që ka bërë. Ai mendon se duke ndarë Arta Markun nga prokurorja e Përkohshme, apo duke ndarë SHBA nga BE, mund ta shtyjë krizën e tij me drejtësinë në përjetësi. Edhe Milosheviçi, në orët e tij fatale, shpresën e kishte tek përçarja mes Europës e SHBA dhe sulmet personale ndaj diplomatëve të caktuar. Dhe vdiq pa e parë atë ditë.

Next Post
Jeni student mbi 18 vjeç? Ja si mund të punësoheni në Gjermani (kriteret)

Jeni student mbi 18 vjeç? Ja si mund të punësoheni në Gjermani (kriteret)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In