• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një plagë që ende kullon gjak

by Enver Robelli
08/07/2025 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

“Gjendja sot në mëngjes ishte e pazakontë, por frikshëm e qetë. Breshëria e zakonshme e predhave, që gjithmonë na përshëndeste në mëngjes, sot nuk u dëgjua, për çudi. Ne e shohim këtë si një ndryshim pozitiv të rrethanave të tanishme, që padyshim është shkaktuar nga ultimatumi i NATO-s, edhe pse deri tani nuk është zbatuar”. Ishte ditë e martë, 11 korrik 1995, kur u shkrua ky njoftim.

Në orën 07:55 helmëtkaltrit e OKB-së e dërguan raportin e parë nga Srebrenica në komandën e tyre qendrore në Sarajevë. Ishte një raport optimist. Ishte ditë vere. Njerëzit në Evropë bëheshin gati të shkonin në plazhe, të shijonin pushtimet, kaltërsinë e detit, birrën e ftohtë. Ishte korrik 1995.

Sllobodan Millosheviqi dhe gjeneralët e tij, Ratko Mlladiqi e Radovan Karagjiqi me kasapët e tyre atë verë nuk patën plane për pushime. Kishin një plan tjetër të madh: do të kryenin gjenocidin e parë në Evropë pas vitit 1945. Të parin pas Adolf Hitlerit.

Dhjetëra-mijëra njerëz në Srebrenicë po prisnin intervenimin e NATO-s për të ndalur përparimin e forcave serbe drejt qytezës në lindje të Bosnjës. Për këtë arsye trupat e OKB-së të stacionuara në Srebrenicë ishin optimiste. Por avionët e NATO-s s’u dukën askund në qiell. Ratko Mlladiqi mund të vazhdonte me planin e tij për pushtimin e Srebrenicës.

Një major holandez, i stacionuar në Srebrenicë si pjesë e batalionit të helmetkaltërve të OKB-së, i njoftoi mbrojtësit boshnjakë se do të kërkonte intervenimin e NATO-s vetëm kur të shihte ushtarin e parë serb në Srebrenicë. Boshnjakët u përgjigjën: serbët kanë hyrë tashmë në pjesët periferike të Srebrenicës.

Ndërsa mbi Adriatik avionët luftarakë të NATO-s, të nisur nga Italia, bënin xhiro dhe prisnin urdhrin për bombardime, mes oficerëve të OKB-së të stacionuar në Zagreb, Sarajevë, Tuzëll dhe Srebrenicë zhvillohej një kakofoni bizare komunikimi. Një oficer helmetkaltër i vendosur në Srebrenicë i telefonoi oficerit të UNPROFOR-it në Tuzëll për t’i kërkuar sulme nga ajri. Oficeri i UNPROFOR-it i tha se nuk mund ta bënte këtë nëpërmjet telefonit. Oficeri nga Srebrenica mbylli telefonin dhe e nisi kërkesën e tij me faks. Askush nuk reagoi. Zëvendëskomandanti i batalionit holandez telefonoi në Tuzëll dhe telefonin e hapi një kolonel-lejtënant i UNPROFOR-it nga Pakistani. Ai tha se holandezët kishin përdorur formularin e gabuar.

Holandezët dërguan një kërkesë të re me faks. Pakistanezi u lajmërua prapë duke ua tërhequr vërejtjen holandezëve se në formular kishin plotësuar vetëm 10 nga 15 pikat e domosdoshme. Ndërsa oficerët shtyheshin nëpër labirintet e burokracisë së OKB-së, forcat serbe bëheshin gati të fillonin selektimin e njerëzve, në njërën anë gratë e vajzat, në anën tjetër djemtë dhe burrat – për pushkatim.

Kaluan sekonda, minuta, orë – të gjitha të rënda si plumbi, dikur u bë e ditur se shtabet e OKB-së ishin njoftuar për rrezikun që kanosej nga serbët e armatosur. Por nga Zagrebi erdhi lajmi se nuk mund të autorizoheshin sulme ajrore për shkak se nuk ishte atakuar batalioni holandez i OKB-së në Srebrenicë. Drama burokratike vazhdoi, avionët u kthyen në bazat e tyre në Itali. Dikur pasdite avionët e NATO-s u kthyen dhe kryen disa sulme, jo aq efikase, madje disa nuk i gjetën fare caqet – ndoshta për shkak se Ratko Mlladiqi në fillim të ditës kishte urdhëruar t’i vihet flaka mullarëve me sanë. Tymi i tyre kishte “maskuar” caqet që duhej goditur.

Kur Mlladiqi kërcënoi se do të sulmojë trupat paqeruajtëse të OKB-së në Srebrenicë, operacioni për goditjen e forcave serbe nga avionët e NATO-s u ndërpre. Operacioni quhej “Shpata e kaltër”. Por shpata ishte e topitur.

Kështu nisi gjenocidi.

Në ditët në vijim forcat serbe vranë rreth 8000 burra e djem boshnjakë. “Ka ardhur koha të marrim hak për serbët”, ishte kërcënuar Mlladiqi. “Për çdo serb të vrarë do të vrasim 100 myslimanë”, bërtiti nga foltorja e parlamentit serb deputeti i ri Aleksandar Vuçiq. I ri me moshë, por me përvojë të gjatë në botën e errët.

Vite më vonë, në një proces gjyqësor në Hagë kundër një krimineli serb të luftës, një dëshmitare kështu e përshkroi pasditen e 11 korrikut 1995: “Njerëzit qanin dhe bërtisnin. Gjatë gjithë kohës dëgjoheshin të shtëna. Dikush u përpoq të na ngushëllonte dhe tha: ‘Srebrenica nuk do të bie. Mos e merrni kaq tragjike. Vetëm mos bëni panik’. […] Ata kishin radio të improvizuara. Me to përpiqeshin të dëgjonin radion. Njerëzit shpresonin se diçka do të ndodhte. Pastaj dëgjohej diçka si: ‘E kemi dëgjuar në radio. Ata do të dërgojnë avionë. Tani do të na shpëtojnë”.

Avionët nuk erdhën.

Njerëzit u vranë.

U hodhën në varreza masive.

Pastaj, për të fshehur gjurmët, viktimat u zhvarrosën, u hodhën në varreza të reja masive. Një këmbë aty, një dorë atje. Ende nuk janë gjetur të gjithë të vrarët.

Ratko Mlladiqi, ndërkohë i dënuar me burgim të përjetshëm si kriminel i luftës, atë ditë, më 11 korrik 1995, defiloi nëpër Srebrenicën e spastruar nga njerëzit. Një fashist muskuloz serb, me mitraloz në dorë, me mëngë të përveshura dhe i gatshëm t’u flasë mediave mbi triumfin e tij. Ai tha se e kishte marrë Srebrenicën dhe po ia dhuronte popullit serb tani që kishte ardhur koha për të “marrë hak ndaj turqve në këtë rajon”.

Dhe vazhdonte me urdhra e udhëzime. “Lëreni qendrën siç është! Avanco me njerëzit e tu, thuaju se unë jam këtu! Dua që ata të marshojnë deri në Bratunac! Shpejtoni! Shfrytëzoni panikun te turqit!”

Kështu nisi gjenocidi.

Next Post
“Europa e njeh dhe e vlerëson përparimin tonë”, videomesazhi i Toni Gogut pas raportit të BE-së për Shqipërinë

“Europa e njeh dhe e vlerëson përparimin tonë”, videomesazhi i Toni Gogut pas raportit të BE-së për Shqipërinë

Comments 2

  1. V.F.L.P - ashtu siç ju, deshironi të ruani anonimitet. says:
    5 months ago

    Për Srebrenicën, gjithmonë ka nevojë për refleksion.
    Të parajsës qofshin të bekuarit, që u masakruan nga fashistet militarë sërb.
    I përjetshëm kujtimi i tyre.
    Enver Robelli, asnjehere ju, nuk prononcoheni për masakrën që po kryen Albin Kurti, ndaj popullit të Kosovës dhe ndaj vetë Kosovës.
    Janë djegur plot 43 seanca parlamentare për konstituimin e kuvendit tl Kosovës.
    A ndjeni ju ndonjë preokupim për këtë çështje ?
    A shqetesoheni edhe Ju si shqiptar i Kosovës, që Kosova rrezikohet shumë në aspektin nderkombeter duke marre trajektoren prapaktheu përseri nën Sërbi ?
    Mendoj se Albin Kurti, po kryen masakër, njesoj si e Srebrenicës, kundrejtë popullit të Kosovës dhe kundrejtë vetë Kosovës.
    Juve trajtoni gjithfarë çeshtjesh, por temën e Kosovës dhe degradimin që po bën i çmënduri Albin Kurti për egon e tijë personale, lë shumë për të deshiruar mbasi mbani heshtje sikur nuk jeni shqiptar Kosove.
    Kjo gjë, vetvetiu lë të mendosh shumë pikë pyetje dhe pikë çuditëse, në lidhje me personin tuaj dhe anën tuaj të errët.

    Reply
  2. Pa mu dridhë qerpiku edhe njehere V.F.L.P -ashtu siç ti e përdor këtë nick name si skuth says:
    5 months ago

    Enver Robelli, sa për kujtesë, terroristi dhe masakruesi i kombit shqiptar, Albin Kurti, edhe sot, demonstroi vijën e tijë të veprimit të egos personale, duke DËSHTUAR EDHE per të 44 herë konstituimi i kuvendit të Kosovës.
    Robell, pse nuk flet për këtë çështje themelore të KOSOVËS ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-Presidenti Meta kërkon sërish lirinë, kërkesa shqyrtohet të premten nga gjyqtarja Irena Gjoka

Shtyhet për 22 dhjetor seanca e gjykimit për ish-presidentin Ilir Meta/Urdhërohet SPAK që t’i japë fashikujt e dosjes

December 5, 2025
Milaim Zeka, gazetari i njohur nga Kosova paraqitet në SPAK (VIDEO)

Milaim Zeka, gazetari i njohur nga Kosova paraqitet në SPAK (VIDEO)

December 5, 2025
Seanca në GJKKO për Ilir Metën.. Ja çfarë deklaroi një nga mbrojtësit e ish-presidentit (VIDEO)

Seanca në GJKKO për Ilir Metën.. Ja çfarë deklaroi një nga mbrojtësit e ish-presidentit (VIDEO)

December 5, 2025
“Më thanë se kishte çuar Fatos Nanon në burg… ”/ Rama: Po të isha porositur për të shkruar një libër për ambasadorët amerikanë do ta quaja..

“Më thanë se kishte çuar Fatos Nanon në burg… ”/ Rama: Po të isha porositur për të shkruar një libër për ambasadorët amerikanë do ta quaja..

December 5, 2025
“Mos e kruaj shumë..”/ Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK: Për çfarë ke ardhur? Aktori: Më thirrën dhe mua për Ilirin… (VIDEO)

“Mos e kruaj shumë..”/ Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK: Për çfarë ke ardhur? Aktori: Më thirrën dhe mua për Ilirin… (VIDEO)

December 5, 2025
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 6 dhjetor 2025

December 5, 2025
Zgjedhja e Avokatit të Popullit, PS hedh poshtë formulën e propozuar nga Bardhi

Komisioni i Ligjeve mblidhet të martën për 7 kandidaturat e Avokatit të Popullit

December 5, 2025
“Salianji do shpallet “armik” i partisë shumë shpejt!”-Nika: Berisha dështoi, nuk mund të bëjmë eksperimente çdo katër vjet

“Salianji do shpallet “armik” i partisë shumë shpejt!”-Nika: Berisha dështoi, nuk mund të bëjmë eksperimente çdo katër vjet

December 5, 2025
Aksident në Shkodër, makina përplaset me motorin, plagoset 19-vjeçari

Pogradec, dy automjete përplasen “kokë më kokë”/ 3 të plagosur, njëri në gjendje më të rëndë, dërgohet në spital

December 5, 2025
Figura e Christopher Hill, Rama: Ambasadorët e SHBA në vendin tonë janë Perëndi! Ke lënë shenjë tek të gjithë ata që të njohin

Figura e Christopher Hill, Rama: Ambasadorët e SHBA në vendin tonë janë Perëndi! Ke lënë shenjë tek të gjithë ata që të njohin

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In