Aktori Neritan Liçaj, që prej muajsh ka kundërshtuar ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, ka reaguar në rrjetet sociale.
Pas shoqërimit në polici, ai thotë se sot bashkë me godinën e teatrit ka vdekur dhe një pjesë e tij.
Ndërkohë, Liçaj shprehet:
“Do të doja të mbyllja sytë për një çast dhe kur ti hapja,Teatri Kombëtar të ishte sërisht aty. Por për fat të keq ka vetëm rrënoja! Një pjesë e imja ka vdekur nën ato rrënoja,por pjesa tjetër e mbetur është më e fortë se kurrë! Ka dhe dy kufoma nen ato rrënoja së bashku me pjesën time të vrare.Rama dhe Veliaj! Me vjen keq që ajo pjesë e imja e mbetur aty,do qelbet nga kermezimi i dy kufomave”.
/a.r











