• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Një pistoletë ia shita një kapteri”, zbardhet dëshmia e njërit prej vëllezërve që rrëfyen vrasësit me pagesë

by A R
06/10/2022 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gentjan dhe Indrit Beqiraj janë dy vëllezërit përmes të cilëve u zbulua një grup vrasësish me pagesë dhe u zbardhën disa vrasje. 13 persona të tjerë u vunë në pranga nga Policia e Durrësit. Njëri prej këtyre 13 personave u la i lirë sot nga Gjykata e Durrësit për mungesë provash.

Njëri nga vëllezërit Beqiraj, Indriti, në dëshminë e tij përpara hetuesve ka treguar edhe personat të cilëve u ka shitur disa pistoleta.

Një pjesë e dëshmisë së Indrit Beqiraj është bërë publike nga gazetarja e Klan News Glidona Daci në rubrikën Milori Live me gazetaren Mirela Milori.

Sipas kësaj dëshmie, Indrit Beqiraj ka rrëfyer për shitjet e armëve që ka bërë me persona të ndryshëm në Durrës.

Tarifat për shitjen e pistoletave varionin më e lira nga 200 Euro deri në 1000 Euro. Njëra prej pistoleta me silenciator, ai tregon se ia ka shitur një kapteri në Tiranë.

Indrit Beqiraj: Nuk kam para nga ato që më janë dhënë. I kam harxhuar.

Pyetje: Rezulton se ke poseduar tre pistoleta të dhëna nga Kevin Zeneli si dhe ke blerë një pistoletë me paratë e dhëna nga Muli si dhe ke një armë automatik dhe lëndë plasëse tritol. I posedon këto armë dhe lëndën plasëse?

Indrit Beqiraj: Armën pistoletë Grand Power ia kam shitur 1000 Euro shtetasit G.SH., banues në Durrës në lagjen Nr.6, person i njohur prej meje prej vitesh dhe merret me tregti e shet rroba të përdorura, shitje e cila është bërë në periudhën e Vitit të Ri. Jam takuar me G. tek ish-fabrika e bukës dhe i thashë opsionin tim dhe ja kam çuar dhe i kam marrë 1.200.000 Lekë. Pistoletën Berreta PX4 ja kam shitur shtetasit A.L, për shumën 1400 Euro. Edhe këtë armë e kam shitur në këtë periudhë të fundit të vitit 2021 dhe me Armandin jam takuar në Durrës tek lokali i I.B., në lagjen Nr.17. Dy pistoletat e tjera atë që bleva nga Armandi dhe atë që më dha Kevi ja kam shitur një kapteri që nuk e njoh me emër por që ma ka prezantuar një djalë me emrin B. nga Babrruja, Tiranë, ku ja kam dhënë për 500 Euro dhe një Glock imitim plus tjetrën ja kam dhënë për 300 mijë Lekë dhe një Glock imitim. Këto dy Glocket i kam shitur një në Shijak shtetasit Kujtim Deliallisi për shumën 400 mijë Lekë dhe tjetrën ja kam dhënë Alban Hajdarit për shumën 200 Euro. Alban Hajdarit i kam dhënë dhe një Ekol të cilën ja kam marrë po shtetasit Armand Lame dhe pistoletën e sqaruar me sipër me silenciator. Shtetasin Kujtim Deliallisi e njihja më përpara sepse ka punuar me rroba të përdorura dhe ja kam ofruar unë pistoletën. Kujtim Deliallisit ja kam shitur pistoletën rreth periudhës Shkurt-Mars të këtij viti. Ndërsa Alban Hajdarin e kam njohur më parë pasi ka qenë kryetar shtabi i Partisë Demokratike në Durrës për lagjen Nr.10. Dua të them se dhe Albanit ja kam shitur armën po në fillim të Marsit të këtij viti, ndërsa pistoletën Ekol ja kam falur në Nëntor të vitit të kaluar. Pistoletën e parë që i kam falur ja kam dhënë brenda në makinën e tij tek lagjia Nr.10 ku i pranishëm ka qenë dhe vëllai im i cili quhet Gentian Beqiraj, ndërsa pistoletën e dytë ja kam shitur tek lokali i tij të cilin e kanë në Currila dhe quhet “Varka-Dean”. Automatikun dhe tritolin e dytë i kam të fshehura në banesë tek bodrumi i banesës të futura në dhe, të mbështjella me qese ku aty janë dhe 10 shufra tritol, fishekë e kapsolla elektrike pesë copë.

Pyetje: A keni dijeni për ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin apo Qarkun e Durrësit?

Indrit Beqiraj: Nuk kam dijeni për ngjarje të tjera të ndodhura në Durrës apo në Qarkun e Durrësit.

Pyetje: I keni numër telefoni Kevin Zenelit apo Ilirian Feçit?

Indrit Beqiraj: Kevit i kam patur një numër të shkruar me emrin Klevi dhe Klevi Shoki. Ilirianit ja kam fshire pasi ka qenë këto kohë i arrestuar.

Pyetje: A keni leje nga organet kompetente për mbajte arme zjarri?

Indrit Beqiraj: Nuk kam leje nga organet kompetente.

Dëshmitë e vëllezërve Beqiraj, të cilët u arrestuan të hënën, nxorrën në dritë një rrjet vrasësish me pagesë dhe zbardhja e disa krimeve. Një nga këto vrasje, ajo e ndodhur në Don Bosko të Tiranës në Janar 2022, e Erion Çelës, që rezulton se është ekzekutuar gabimisht pasi vrasësit ngatërruan objektiv.

/a.r

Next Post
Sa trazoi realisht doktor Alimehmeti si kandidat potencial për Bashkinë e Tiranës?

Sa trazoi realisht doktor Alimehmeti si kandidat potencial për Bashkinë e Tiranës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spaho injoron SHBA-në: ‘Non Grata’ e Berishës nuk pati efekt në zgjedhjet e 6 marsit, s’do ketë as…!

“Berisha të mbajë përgjegjësi për kancerin që ka kapur partinë”/ Spaho reagon për bojkotin e ‘Zgjedhores’ dhe ‘Territoriales’ nga PD: Sjellje..

January 29, 2026
Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali me 557 mijë persona

Diagnoza koniciane e një kombi që refuzon pjekurinë…

January 29, 2026
“Bufi është mësuar që…” – Balla poston videon kur Berishës i ndërpritet fjala në Strasburg: Këto rregulla t’i kemi edhe në Kuvend!

“Bufi është mësuar që…” – Balla poston videon kur Berishës i ndërpritet fjala në Strasburg: Këto rregulla t’i kemi edhe në Kuvend!

January 29, 2026
“Nuk ushqehet dhe kërkon kapuçin e tij”, demokratët takojnë 5-vjeçarin e ndaluar nga emigracioni në SHBA

“Nuk ushqehet dhe kërkon kapuçin e tij”, demokratët takojnë 5-vjeçarin e ndaluar nga emigracioni në SHBA

January 29, 2026
BE prezanton strategjinë 5-vjeçare për emigracionin, prioritet kthimet e azilkërkuesve..

BE prezanton strategjinë 5-vjeçare për emigracionin, prioritet kthimet e azilkërkuesve..

January 29, 2026
FSHF, kërkesë për më shumë bileta në Poloni/ Negociohet me polakët për tifozët shqiptarë

FSHF, kërkesë për më shumë bileta në Poloni/ Negociohet me polakët për tifozët shqiptarë

January 29, 2026
Nga Konferenca e Kryetarëve te seanca plenare, Kuvendi hap sot sesionin e ri

Prezenca e OSBE në Shqipëri: Mirëpresim miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Median, veçanërisht..

January 29, 2026
Ish-deputeti Fatbardh Kadilli: PD është parti bolshevike! Berisha dhe Salianji janë mjeshtër të fasadës

“PD në krizë morale, protestat nuk prodhojnë gjë”, Kadilli: Opozita që lufton për karrige nuk vjen kurrë në pushtet!

January 29, 2026
Astronomët zbulojnë një planet të ri potencialisht të banueshëm, i ngjashëm me Tokën

Astronomët zbulojnë një planet të ri potencialisht të banueshëm, i ngjashëm me Tokën

January 29, 2026
“Tensione mes Ilir Metës dhe Sotir Kllapit”- Seanca në GJKKO për ish presidentin, avokati Cakrani: Prokurori relatoi gabim..

“Tensione mes Ilir Metës dhe Sotir Kllapit”- Seanca në GJKKO për ish presidentin, avokati Cakrani: Prokurori relatoi gabim..

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In