• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

‘Një përvojë testuese dhe të dobët fizikisht’/ Sfidat komplekse që i presin pacientët e shëruar nga COVID

by Java News
27/11/2020 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Momenti i daljes nga spitali i pacientëve që ishin prekur nga një formë e rëndë e Covid-19, pritet me gëzim dhe lehtësim. Por rikthimi më në fund në shtëpi, nuk përfaqëson për të gjithë rifillimin e një jete që është “fushë me lule”.

Shpesh duhen muaj të tërë për një shërim të plotë fizik, dhe përvoja me këtë sëmundje, mund të lërë gjurmë në shëndetin mendor, punën dhe statusin financiar. Një studim i Universitetit të Miçiganit, i botuar në “Annals of Internal Medicine”,ka në qendër të vëmendjes pikërisht “trashëgiminë” e përhapur, por shpesh të neglizhuar që lë pas Covid-19.

Një përvojë testuese

Studiuesit analizuan të dhënat për 1.250 pacientë me Covid që kishin dalë nga 38 spitale të ndryshme në Miçigan midis pranverës dhe verës së këtij vitit, gjatë fazës së parë të pandemisë. Fatmirësisht, gjatë muajve të fundit, mbijetesa e pacientëve me Covid-19 në spitale është përmirësuar, falë kujdesit spitalor në kohë dhe më të saktë. Në 60 ditët pas kthimit në shtëpi, gati 7 për qind e pacientëve të monitoruar në studim vdiqën. Tek ata që kishin qenë shtruar në repartet e kujdesit intensiv, shkalla e vdekshmërisë në këtë periudhë ishte 10 për qind.

Ende të dobët fizikisht

Ekipi arriti të kontaktojë me telefon 488 të shëruar nga infeksionit, që iu përgjigjën një interviste telefonike fokusuar mbi gjendjen e tyre shëndetësore 2-muaj pasi ishin kthyen në shtëpi. Problemet që u zbuluan sugjerojnë se ndikimi i Covodi-19 shtrihet përtej spitalit dhe shumë përtej shëndetit, thotë Vinet Çopra, autori i parë i studimit.

Më shumë se 39 për qind e pacientëve të intervistuar, nuk i ishin rikthyer ende jetë së tyre të mëparshme. 12 për qind e tyre thanë se nuk ishin në gjendje të kujdeseshin për veten e tyre siç bënin më parë, 23 për qind kishin akoma gulçim kur ngjisnin shkallët, dhe një e treta e pacientëve ende ankoheshin për simptoma të Covid-it (para së gjithash për rikthimin jo të plotë të nuhatjes dhe shijes).

Ndikimi ekonomik dhe psikologjik

Dyzet për qind e atyre që punonin përpara se të sëmureshin, nuk ishin kthyer ende në punë, kryesisht për arsye shëndetësore. Por në disa raste sepse kishin e humbur punën. 26 për qind e atyre që ishin kthyer, kishin zvogëluar orët për ta menaxhuar më mirë lodhjen.

Më shumë se një e treta e të intervistuarve, ankoheshin mbi ndikimin që kishte pasur Covid mbi financat e tyre. 10 për qind e të anketuarve, thanë se u kishin mbaruar kursimet për shkak të pasojave nga mungesa e punës, dhe 7 për qind kursenin në ushqim, ngrohje, ilaçe dhe shpenzime shtëpiake për të vijuar ecjen përpara. Gati gjysma e atyre që u shëruan nga virusi raportuan pasoja të shëndetit mendor, dhe një përqindje e vogël (28 persona) kërkuan mbështetje psikologjike pas daljes nga spitali.

Për çfarë popullate po flasim

Mosha mesatare e pacientëve ishte 62 vjeç. Thuajse 52 për qind e tyre ishin afro-amerikanë, dhe 4 për qind me origjinë hispanike. Mbi 14 për qind e tyre nuk ​​vuanin nga sëmundje kronike para se të mbërrinin në spital, dhe për shumë të tjerë e vetmja patologji e mëparshme ishte hipertensioni.

Një e katërta e pacientëve kishin faktorë “klasikë” të rrezikut (diabet, probleme kardiovaskulare, sëmundje të veshkave). Duke i pasur parasysh këto premisa, të dhënat mbi shkallën e vdekshmërinë në repartet e kujdesit intensiv ishin çuditërisht të larta, por gati të barabarta me ato të regjistruara në të njëjtën periudhë në pjesë të tjera të botës. 63 për qind e atyre që ishin trajtuar në ato reparte, vdiqën në spital ose brenda 2 muajsh pas kthimit në shtëpi. / Focus – Bota.al

g.kosovari

Next Post
Diktatura argjentinase dhe futbollisti i madh

Diktatura argjentinase dhe futbollisti i madh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Studioja ligjore amerikane: Ndjekje penale e padrejtë ndaj Erion Veliajt dhe shkelje sistematike e shtetit të së drejtës

March 13, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Mojtaba Khamenei u plagos, por është gjallë

March 13, 2026
Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

March 13, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

March 13, 2026
Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

March 13, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

March 13, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Avokati: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në se nuk duan Berishën

March 13, 2026
Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

March 13, 2026
Sulm me dron ndaj bazës në Erbil, vritet një ushtar francez

Sulm me dron ndaj bazës në Erbil, vritet një ushtar francez

March 13, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In