Një person raportohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur pranë “Piramidës” në kryeqytet.
Sipas News24 një person është plagosur me dy plumba dhe është dërguar në spital për mjekim.
Nga informacionet e para mësohet se personi është qëlluar me armë zjarri silenciator. Personi ishte duke ecur në këmbë, ndërkohë që atentatorët dyshohet se mund të kenë qenë me makinë. Ai ka marrë dy plumba në trup
Ende nuk bëhet i ditur identiteti i të plagosurit, ndërsa forca të shumta policia kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
g.kosovari











