• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një përgjigje shqip për flamujt e huaj që kanë “pushtuar” Shqipërinë!

by Kreshnik Spahiu
16/08/2022 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Ishte vjeshta e vitit 1999 dhe mëngjes me shi. Unë po udhëtoja me makinë të trupit diplomatik drejt Durrësit

Atje do organizonim një seminar me shoqërinë civile për luftën kundër korrupsionit.

Rrugës tek po i jepte makinës Max, shefi i projektit i ardhur nga Kanadaja me pyet: “Kreshnik, kaq shumë minoritet amerikan jetojnë në Shqipëri?

I habitur ja ktheva: “Çfarë nënkupton me minoritet se s’po ta kuptoj pyetjen?”

Max u drejtua nga dritarja dhe më tregoi me gisht çatitë e shtëpive që po ndërtoheshin.

Shumica mbanin flamur amerikan mbi çati.

Unë nuk e mbajta të qeshurën dhe ja ktheva.

“Jo, jo aspak! Kjo s’ka lidhje me fshatrat e Durrësit sepse kudo në Shqipëri e vendosin flamurin amerikan.

Në çati, në shtëpi, në zyra, në stadium, në mitingje.

Madje po hyre në restorantet shqiptare nuk e kupton nëse je në Itali apo Shqipëri nga simbolet italiane për të treguar dashurinë për traditën e tyre. Më shumë piceri italiane me simbole dhe flamuj gjen në Durrës sesa në Napoli

Të gjithë janë shqiptar dhe s’kanë origjinë amerikane, italiane apo gjermane”

Pas kësaj më është dashur 2 orë për të analizuar pse ndodh ky fenomen në Shqipëri?!

Max nga Kanadaja nuk po kuptonte asgjë, pse shqiptarët mbajnë flamur amerikan kudo, madje edhe mbi mullarin e barit.

Të njëjtën pyetje 15 vjet më vonë ma bëri edhe një mik gjerman, kur pa sheshet e Shqipërisë plot me flamurë gjerman pas ndeshjes finale të kampionatit botërorë.

Kulmi ishte para 4 vjetësh në finalen Kroaci-Francë. U mbushën lokalet me flamuj kroat dhe plasi një dashuri dhe britma për Kroacinë.

Tifozllëk bën gjithë bota, por nuk merr një popull flamujt e një shteti tjetër dhe t’i valëvis nëpër sheshe.

Gjithsesi kjo është një traditë shqiptare, aspak negative sepse asnjë e keqe nuk na ka ardhur nga dashuria për të huajt.

Sot mu kujtuan këto histori nga debatet për grisjen e një flamuri në plazh.

Shqiptarizmi mbrohet më mirë duke tundur flamujt e miqve sesa duke i grisur ato.

Flamujt janë të popujve dhe jo të qeverive.

Asnjë flamur nuk duhet griset i çdo kombi qoftë.

Ne nuk do lejonim që flamuri ynë të griset jashtë kufijve sepse nuk do kishim mundësi ta mbronim atë nga agresioni larg nesh.

Flamujt janë simbole kombëtare dhe meritojnë respekt.

Ne duhet jemi model i harmonisë dhe jo i urrejtjes.

Gjermanët me francezët kanë luftuar kundër njëri-tjetrit ashtu si ne me turqit, por nuk grisin flamujt.

Edhe suedezët apo norvegjezët kanë luftuar kundër anglezeve me shekuj, por respektojnë simbolet kombëtare.

Flamujt grisen vetëm nga kombet e prapambetura.

Ne jemi evropian dhe na shkon më mirë tundja e një flamuri të huaj, sesa grisja e tyre.

Nëse do i referoheshim historisë: Ne na kanë pushtuar dhjetëra shtete dhe me këtë “logjikë” duhet grisim flamujt e gjithë botës.

Mos harroni, Bashkimi Evropian nuk do ekzistonte nën një flamur mes 27 shtetesh dhe kombesh që kanë 2700 vjet histori luftërash kundër njëri-tjetrit.

Në Gjermani jetojnë 5 milion turq dhe në çdo bllok pallatesh valëvitet flamuri tyre, pa u prekur nga askush.

A mos mendoni vallë se ju që grisni flamuj në plazh me brekë plazhi, jeni më patriotë se gjermanët që lejojnë në mes Berlinit të valëviten mijëra flamuj të juaj?

Jo aspak, patriotizmi i tyre lartësohet më shumë.

Në qendrën e botës tundet çdo flamur, në fundin e planetit jetohet duke i grisur simbolet e të tjerëve si shenjë inferioriteti.

Next Post
Zbulohet raporti sekret/ Më shumë se 2 milionë refugjatë pritet që të mësyjnë drejt Greqisë

Lajm fantastik për emigrantët shqiptarë, vendimi i qeverisë greke ku përfitojnë të gjithë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In