• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një përgjigje për ftesën e kryeministrit

by Java News
01/07/2017 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Interesant shfaqet turi i paralajmëruar i Kryeministrit të ri, Edi Rama, për dëgjesë me qytetarët, me logo pak të gjatë “Nëse do të ishe ti kryeministri i Shqipërisë, cilat do të ishin tre gjërat që do të përmirësoje?”

Por, i ardhur pas një fushate zgjedhore 30-ditore, ku presupozohet se ju ke shpalosur të gjitha ofertat e opsionet e mundshme qytetarëve të vendit tënd, dhe pasi me vlerësimin e tyre ke marrë mbështetjen me votën që të kurorëzoi si timonierin e vetëm me 74 mandate deputetësh në Parlamentin e ri, kjo dëgjesë publike tingëllon paksa e çuditshme.

Në parantezë, të përgjigjes për ftesën e kryeministrit, le të kthehemi pas në kohë, për afro një shekull… shumë larg kësaj fushate… kur Henry Ford, pionieri i automobilit në Amerikë, prezantoi modelet e reja që revolucionarizuan industrinë e makinave, në një konferencë për shtyp, dhe ju drejtua gazetarëve duke thënë se, nëse do të kishte dëgjuar dëshirat e njerëzve për nevojat që ata kishin, mjeti që ai duhet të prodhonte do të ngjante me një karrocë që duhet të tërhiqej nga 100 kuaj.

Drejtimi i shtetit dhe i vendit nuk është i njëjtë me atë të një biznesi, sado i komplikuar qoftë, por roli i liderit mbetet i njëjtë. Ai duhet të ketë rol të padiskutueshëm në drejtimin, fuqizimin e modernizimin e shtetit, si dhe në përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve të republikës. Por, para së gjithash, ai duhet të projektojë të ardhmen që i pret, sikurse t’i frymëzojë e ngjallë shpresën që këta ta ndjekin e mbështesin në rrugën për arritjen e saj. E, pikërisht për këto arsye, pritshmëritë ndaj tij personalisht janë gjithnjë të larta.

Por, po të bëjmë një rezyme të fushatës dhe nevojës që ka kjo mazhorancë e rikonfirmuar për një mandat të dytë, për të dëgjuar njerëzit, nuk e vë aspak në dyshim përfundimin se qytetarët më shumë votuan për “prijësin” e 4 viteve të ardhshme, sesa programin e secilës parti në garë. Tani, ata presin me shpresë te mrekullia që mund të bëjë “prijësi magjistar” që votuan.

Pavarësisht sa thamë më lart, për sa kohë Kryeministri është serioz me kërkesat ndaj qytetarëve të tij, ia vlen t’i shprehësh dëshirat nga të cilat mund të marrësh përftim të dyfishtë, hem si vlerësim se fjala jote u dëgjua dhe hem si kontribuues për një qeverisje më të mirë.
Duke iu përmbajtur kësaj fryme dhe kërkesës specifike për tre gjërat e para që kërkon të bëjë kryeministri, po listojmë edhe ne tre çështjet që lidhen me shtetin dhe nuk bien në grackën e përfitimeve afatshkurtra.

1. Futja e Shqipërisë përfundimisht në familjen europiane. Vendi ka humbur shpesh në stacion, trenin e integrimit, dhe ka pritur për kohë të gjatë mbërritjen e një tjetër treni. Gjykojmë se nuk ka asnjë pengesë që kjo aspiratë e shqiptarëve të mos bëhet realitet. Sheshimi i replikës së ditës që devijon nga objektivi strategjik dhe dhënia përpara institucioneve të BE-së e dëshmisë së një pakti të madh politik se jemi gati për të realizuar aspiratën, do të ishin të paktën dy mënyra për të rritur shpejtësinë dhe shanset e integrimit.

2. Reforma të thella, me objektiva afatgjata për shtetin, përmes një rishikimi të studiuar të Kushtetutës e jo vetëm asaj, me qëllim që të garantohet një përfaqësim më demokratik dhe i drejtpërdrejtë i qytetarëve në vendimmarrje dhe rishikimi i strukturës e ligjeve që balancojnë funksionimin e ndërveprimin mes institucioneve, me synimin që të prodhojnë stabilitet politik e social, si dhe që të shmangin përballjet politike apo sociale jashtë institucioneve kushtetuese e demokratike.

3. Marrëveshje me palët në opozitë, për krijimin e një vizioni afatgjatë zhvillimi për vendin. Këtu do të veçonim nevojën e një Reforme Fiskale e cila, nga një anë do t’i jepte Shqipërisë mundësinë për të qenë më atraktive dhe më konkurruese në rajon, duke favorizuar zhvillim ekonomik të lartë e të qëndrueshëm. Por, nga ana tjetër, do të garantonte kohezionin e nevojshëm social, nëpërmjet rritjes së punësimit nga promotori më i madh, që është sektori privat, dhe ofrimit të shërbimeve sociale nga shteti për shtresat më pak të mbrojtura. Parakusht i kësaj reforme duhet të jetë garancia se ky sistem fiskal nuk do të pësonte ndryshime drastike me ndryshimin e kahut politik të qeverisjes, duke krijuar një klimë qëndrueshmërie dhe besimi për investitorët e sipërmarrësit.

I formuluam thjesht këto dëshira tonat, fiks tre, as më shumë e as më pak, si një mesazh të thjeshtë për Kryeministrin, dhe urojme të mos përfundojnë si ajo pusulla në shishe, e cila nga rrjedha e vogël e përroit përfundon në det dhe mbase i bie në dorë ndonjë Kryeministri pas 100 vjetësh.(Monitor)

Next Post
Rezultati katastrofal për PD-në, Basha ngujohet në selinë blu

ANALIZA E TABELAVE/ Qarqet ku PD pati rënie të dukshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Promovohet libri “Kosova – lufta e heshtur”, Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

Promovohet libri “Kosova – lufta e heshtur”, Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

February 24, 2026
Juglindja prej ditësh e izoluar, drejtori i Shërbimit Gjeologjik: Po bëjmë studime të thelluara, faji i reshjeve

Juglindja prej ditësh e izoluar, drejtori i Shërbimit Gjeologjik: Po bëjmë studime të thelluara, faji i reshjeve

February 24, 2026
Rrëshqitja e dherave në Librazhd/ Kreu i hekurudhës shqiptare: Në punë për të projektuar rrugën e re

Rrëshqitja e dherave në Librazhd/ Kreu i hekurudhës shqiptare: Në punë për të projektuar rrugën e re

February 24, 2026
Dëmtimi dhe bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec, kreu i ARRSH: Ndërtojmë një rrugë alternative! Do të shembim urën e dëmtuar

Dëmtimi dhe bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec, kreu i ARRSH: Ndërtojmë një rrugë alternative! Do të shembim urën e dëmtuar

February 24, 2026
“I ra borisë që të lëvizte, më pas viktima nisi të ofendonte”/ Gruaja e autorit të vrasjes së Egli Pashollarit: Braktisëm makinën dhe bashkëshorti ndërroi rrobat

“I ra borisë që të lëvizte, më pas viktima nisi të ofendonte”/ Gruaja e autorit të vrasjes së Egli Pashollarit: Braktisëm makinën dhe bashkëshorti ndërroi rrobat

February 24, 2026
“Jasharët përballë Osmanit”/ Hoxhaj: Pro, një kandidati për president nga familja legjendare

“Jasharët përballë Osmanit”/ Hoxhaj: Pro, një kandidati për president nga familja legjendare

February 24, 2026
Albin Kurti: Normalizimi me Serbinë vetëm përmes njohjes reciproke

Albin Kurti: Normalizimi me Serbinë vetëm përmes njohjes reciproke

February 24, 2026
Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

February 24, 2026
Plarent Ndreca: Dy standardet e mazhorancës për çështjen Balluku dhe Veliaj, pse mungoi beteja për kryebashkiakun? (VIDEO)

Plarent Ndreca: Dy standardet e mazhorancës për çështjen Balluku dhe Veliaj, pse mungoi beteja për kryebashkiakun? (VIDEO)

February 24, 2026
“Në Tiranë ka vajza të jashtëzakonshme”/ I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

“Në Tiranë ka vajza të jashtëzakonshme”/ I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In