• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një përgjigje Monika Kryemadhit nga ana e njerëzve të PD-së

by Java News
17/02/2019 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

(Ose një replikë e detyruar se si nuk duhet të jenë raportet mes PD-së dhe LSI-së në këtë marrëdhënie të dytë)

 

Nga Namir Lapardhaja*

 

Deklaratën e zonjës Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, në emisionin OPINION në TV KLAN në lidhje me kandidatin e PD-së për zgjedhjet lokale të vitit 2019 e mora vesh me vonesë, ngase prej kohësh nuk ndjek asnjë emision politikë të së enjtes mbrëmë dhe, së dyti, do të ishte i pakuptimtë një reagim ditën e djeshme, për shkak të zhvillimeve dhe dinamikës së ngjarjeve në sheshin përpara kryeministrisë.

Duke qenë se jemi në ditë të ethshme protestash dhe pakënaqësish popullore si pasojë e keqqeverisjes dhe e arrogancës së pushtetit, reagimi bëhet i detyruar edhe për këtë arsye, ngase, të paktën siç është thënë zyrtarisht, thelbi i kësaj proteste dhe revolte nuk është thjesht për ndryshim pushteti, por, mbi të gjitha, për të vendosur disa elemente të rëndësishme të shtetit, të cilat kanë dalë prej shinave të ligjshmërisë dhe të normalitetit.

Në këtë kuptim, e rëndësishme është që alternativa përballë këtij pushteti të jetë e besueshme, të ketë respekt për institucionet shtetërore, të sillet me përgjegjësi ndaj ligjshmërisë dhe administratës publike, të ndahet nga elementet e korrupsionit, të botës së nëndheshme të krimit dhe aferave të tjera.

Por le t’i kthehemi deklaratës së zonjës Kryemadhi për një moment lidhur me zotin Kasem Mahmutaj kandidat i PD-së për zgjedhjet lokale të vitit 2019:

Së pari, ka një mugesë të theksuar etike në atë deklaratë, ngase zonja Kryemadhi është kryetare e LSI-së dhe si e tillë ajo duhet të mbajë përgjegjësi dhe të kujdeset për grigjën e saj politike. Për PD-në ka njerëz të tjerë që kujdesen dhe mbajnë përgjegjësi.

Së dyti, pavarësisht zhvillimeve politike të viteve të fundit, zoti Kasëm Mahmutaj kishte përballë në zgjedhjet lokale të vitit 2015 pikërisht kandidatin e LSI-së në Berat (në atë kohë një pjesë e atyre që përmend sot zonja Kryemadhi ishin në krahun e kandidatit dhe partisë së saj, mirëpo atëherë ata ishin “çuna” të mirë, sot janë të këqij), kështu që ky është një tjetër ngërç i deklaratës së zonjë, ngase kandiati Mahmutaj, pavarësisht se kishte kundër një makineri të tërë shtetërore, me të gjithë mekanizmat e saj, arriti një rezultat spektakolar (nëse nuk do të ishte realizuar reforma territoriale, PD nën kandidaturën e tij do të kishte rezultuar fituese e atyre zgjedhjeve).

Së treti, Kasëm Mahmutaj vazhdimisht, në një mënyrë ose në një tjetër, është pjesë e të gjithë aktiviteteve dhe zhvillimeve të PD-së në Berat, kështu që është e tepërt që për të flasë kryetare e një partie tjetër, të cilën zoti Mahmutaj në zgjedhjet e fundit e ka pasur kundërshtare.

Mirëpo, shqetësimi kryesor i këtij shkrimi nuk është përmendja e Kasëmit, ngase atë në Berat e njohin të gjithë, ashtu siç e ka të dokumentuar dhe të dëshmuar rezultatin zgjedhor gjatë kandidimit të tij, pavarësisht se Berati si qytet i vogël është i mbushur me thashetheme të mëdha. Dhe imagjino që këtyre thashethemeve nuk i shpëton dot as vetë kandidati i LSI-së në Berat e jo më thjesht një individ i lirë dhe pa ndonjë angazhim konkret politikë si Kasëmi!

Shqetësimi më i madh i këtij shkrimi është raporti dhe marrëdhënia që do të ketë PD-ja si forcë e madhe politike, si alternativë e besueshme dhe me një votëbesim masiv, çka i detyron asaj përgjegjshmëri shtetformuese, me një parti të vogël si LSI-ja, e cila, të paktën, në vitet e pushtetit të saj nuk mbahet mend për ndonjë sjellje të respektueshme ndaj shtetit.

Jo vetëm kaq, por PD-ja e ka një eksperiencë të hidhur me këtë forcë politike, duke e reflektuar këtë në të gjithë raportet, diskutimet, analizat e humbjes së thellë të zgjedhjeve të vitit 2013, ku të gjitha sa më sipër evidentuan si faktor të rëndësishëm të atij rezultati pikërisht raportin dhe marrëdhënien e pakushtëzuar të PD-së ndaj LSI-së.

Në këtë kuptim, për shumë njerëz në këtë vend, kjo marrëdhënie e dytë është si një film i parë shumë herë, që nuk të ngjall asnjë kuriozitet, asnjë emocion dhe nuk të shkakton asnjë befasi.

Pavarësisht kësaj, politika në Shqipëri është dinamike dhe nuk mund të ngelemi peng i statizmit, kështu që të gjithë biem dakort se sot vendi ka një të keqe shumë të madhe dhe ky është Edi Rama dhe keqqeverisja e tij, por kjo gjendje ka nevojë për besim dhe shpresë.

Dhe këtë besim dhe shpresë, pikë së pari, duhet ta japë PD. Duhet të jetë kjo forcë politike që duhet ta udhëheqë lokomotivën e koalicionit, që do të mbajë peshën e përgjegjësisë dhe të ngjalljes së shpresës. LSI-ja është aty pjesë e vagonave të trenit, si e tillë duhet të shohë vetveten dhe mundësisht të vijojë procesin e vetëpërmirësimit.

Si përfundim, është e rëndësishme që PD-ja të udhëheqë një opozitë ku të ngjallë besim dhe shpresë, duke ndjekur të gjitha rrugët ligjore për të rrëzuar këtë mazhorancë të kriminalizuar dhe korruptuar, ashtu, si nga ana tjetër, ajo duhet të jetë e qartë (të paktën këtë qartësi, ia ka borxh demokratëve dhe njerëzve që besojnë tek e mira dhe kanë një largësi higjenike me të keqen), përsa i përket raporteve dhe marrëdhënieve të saj me LSI-në dhe partitë e tjera në të ardhmen e afërt të pushtetit.

Namir Lapardhaja është sekretar i PD*

Next Post
Përvjetori i Kosovës, Meta: Një kujtim i paharrueshëm

Përvjetori i Kosovës, Meta: Një kujtim i paharrueshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve buzë rrugës

Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve buzë rrugës

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In