• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një pasqyrë për t’u parë të gjithë si shoqëri!

by Java News
29/11/2019 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Qasja publike e gjithkujt në raport me tërmetin rrënimtar të 26 nëntorit dhe pasojat e tij, është pasqyra më e mirë për tu parë si shoqëri, në raportin tonë real mes fjalëve dhe veprave. Në raportin mes asaj që gjithkush ka realisht me qytetarin në nevojë dhe asaj që kërkon të hiqet. Mes asaj që gjithkush thotë dhe asaj që bën.

Nuk është çështja thjeshtë dhe vetëm tek donacionet, por tek raporti human që krijohet me shqiptarin në ditën e tij më të keqe. Nuk është çështja se sa ndihma dhuroi, por nëse e hodhi atë hap vullnetarisht, i shtyrë nga ndjenja e tij humane. Nuk është çështja nëse e deklaroi apo jo kontributin e tij publikisht, por nëse ai bëri maksimumin që kishte mundësi, për të lehtësuar sadopak dhimbjen e të tjerëve.

Shoqëria shqiptare edhe këtë radhë ka treguar se fatkeqësia i bashkon dhe i bën solidarë njerëzit, përtej asaj që të gjithë besojmë se ajo ekzistonte vërtetë në realitet, atëherë kur ka kohë të mira për të gjithë. Këtë nuk e treguam vetëm brendapërbrenda njëri- tjetrit si shteti, si popull e si komb.

Por kjo u tregua përballë shqiptarëve, edhe nga serbët, edhe nga grekët, edhe nga italianët, maqedonasit, malazezët, krotatët, turqit dhe gjithë fqinjët e tjerë edhe më të largët, (përveç miqve tradicionalë) me të cilët duket sikur jemi në armiqësi permanente edhe në kohë të tjera më të mira për të gjithë, pa harruar referencat dhe steriotipet e historisë sonë të largët dhe të afërt, gjithashtu!

Kjo pasqyrë që na është vendosur përballë sot të gjithëve, na jep mundësinë që të shohim edhe ata që po japin shpirtin 24 orë në 24, për tia lehtësuar sadopak dhimbjen familjarëve të viktimave. Të plagosurve. Të goditurve. Atyre që kanë mbetur pa shtëpi e katandi. Të traumatizuarve. Të tremburve. Të frikësuarve. Të pangushëllueshmëve.

Kjo pasqyrë na jep mundësinë si kurrë më parë, që të shohim nën dritën verbuese të dhimbjes, edhe të gjithë ata që nuk lenë rast pa hedhur helm. Pa nxitur panik. Pa hedhur gurin e fshehur dorën. Pa i hedhur benzinën zjarrit. Pa e shpërndarë flakën e ferrit të shpirtrave të tyre sterrë. Pa derdhur lot krokodili. Pa e ngritur lumturinë e tyre, mbi fatkeqësitë e të tjerëve. Pa zbatuar thënien “bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë”.

Pse është veç një pakicë, mes gjithë këtij manifestimi të pashembullt solidariteti, bien edhe më shumë në sy. Janë në fokus. Dallohen qartë. E askush nuk ka për ti harruar kurrë. Sepse tentojnë që të gjuajnë fort, atje ku askush nuk do mundej, me shpresën që tu dhembë më shumë. Sepse janë kalorësit e errësirës që ushqehen veç me dhimbjet, lotët, gjakun dhe plagët e të tjerëve. Sepse mendojnë se vetëm kështu, do ia dalin që të gjejnë ngushëllim në ferr, për të pangushëllueshmen parajsë të tyre të humbur a të ëndërruar.

Nuk e kanë me viktimat. Nuk e kanë me shqiptarët solidarë siç veç ata nuk janë. As me botën që është bërë bashkë për të na e lehtësuar sadopak dhimbjen e tmerrshme. Nuk e kanë veç me Edi Ramën. Qeverinë dhe mazhorancën e tij. As vetëm me ata që mendojnë se u kanë marrë vendin, suksesin apo gjithçka tjetër që ëndërrojnë vetë e sot nuk e kanë. Nuk e kanë as me liderët politikë, mediat, aktorët e faktorët kryesorë të jetës shoqërore të vendit, që janë sjellë e po qasen si njerëz krejt normale në këtë situatë anormale.

E kanë veç me veten. E urrejnë gjithë qenien e tyre. Sepse do të donin të ishin në vendin e gjithë të tjerëve, që janë bërë sot bashkë, në mënyrën më të zakonshme e njerëzorë, në këto orë të jashtëzakonshme. Por, nuk kanë qenë e nuk kanë për të qenë kurrë pjesë e saj. Ata e dinë edhe këtë. Ndaj janë bërë si “kalorësit e ftyrës së vrerosur”.

Zezojnë e turfullojnë më keq se çdo herë tjetër. Sepse ajo çfarë kanë zbuluar këto ditë, ka lidhje me diçka që nuk u kish ndodhur kurrë më parë. Fakti është se e kanë kuptuar që janë identifikuar. Kanë dalë në dritë të diellit. E jo vetëm kaq, por tashmë i njohin të gjithë. Sepse pasqyra e këtyre ditëve, i ka nxjerrë nga errrësira prej nga ku gjallonin deri dje. Duke i vendosur përballë gjithë shoqërisë.

Next Post
Shkatërrimet nga tërmeti, inxhinierja e ndërtimit: Nuk duhej ndërtuar në zonat e ndaluara!

Shkatërrimet nga tërmeti, inxhinierja e ndërtimit: Nuk duhej ndërtuar në zonat e ndaluara!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e 37-vjeçarit në Minnesota/ Trump mbron arrestimet e ICE-së, rriten tensionet në Minneapolis

Vrasja e 37-vjeçarit në Minnesota/ Trump mbron arrestimet e ICE-së, rriten tensionet në Minneapolis

January 25, 2026
Studentet vajza më “smart” sesa djemtë/ Raporti: Kanë rezultate më të mira dhe mesatare më të lartë

Studentet vajza më “smart” sesa djemtë/ Raporti: Kanë rezultate më të mira dhe mesatare më të lartë

January 25, 2026
“Jo rrjete sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç në Francë”, Macron përshpejton procedurat

“Jo rrjete sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç në Francë”, Macron përshpejton procedurat

January 25, 2026
Bllokuan qarkullimin me parkime dyshe, në 6 muaj u referuan në prokurori 268 shoferë! Shumica në Tiranë

Bllokuan qarkullimin me parkime dyshe, në 6 muaj u referuan në prokurori 268 shoferë! Shumica në Tiranë

January 25, 2026
Protesta e Berishës: 18 në pranga! Procedohen penalisht Bardhi, Balliu, Baçi e Minarolli

Protestë me ‘Nerv Artificial’, pse Sali Berisha është sigurim i jetës politike për Edi Ramën

January 25, 2026
Tragjedi në Mesdhe/ 50 emigrantë të vdekur dhe 400 të zhdukur pas ciklonit Harry

Tragjedi në Mesdhe/ 50 emigrantë të vdekur dhe 400 të zhdukur pas ciklonit Harry

January 25, 2026
“Anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes, hap historik!’, Presidentja Vjosa Osmani flet për BBC

“Anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes, hap historik!’, Presidentja Vjosa Osmani flet për BBC

January 25, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Një protestë nuk është ekskursion!

January 25, 2026
I dënuari me 32 vite burg hyn në TikTok Live nga qelia! Shqiptari në Angli fiton 20 mijë paund për 7 minuta

I dënuari me 32 vite burg hyn në TikTok Live nga qelia! Shqiptari në Angli fiton 20 mijë paund për 7 minuta

January 25, 2026
4 vite nga nisja e luftës, i besuari i Trump optimist për vendosjen e paqes Rusi-Ukrainë: Bisedimet janë konstruktive

4 vite nga nisja e luftës, i besuari i Trump optimist për vendosjen e paqes Rusi-Ukrainë: Bisedimet janë konstruktive

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In