• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një paketë për zgjidhjen e krizës politike

by Java News
19/03/2019 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Karadaku*

Në fillim, kriteret që duhet të ketë zgjidhja.

  1. Domosdoshmërisht duhet të jetë në interes të kombit shqiptar!
  2. Mundësisht të plotësojë kërkesat themelore të të gjitha palëve në betejë, edhe të pozitës edhe të opozitës – stabilitet dhe demokraci, do ta tregojmë në vazhdim se kjo është tërësisht e mundshme.

Tezat e opozitës.

– Zgjedhje të parakohshme – thënë ndryshe, demokracia para stabilitetit.

– Qeveri kalimtare.

– Qeveri kalimtare pa kryeministrin aktual.

Është e qartë dhe e padiskutueshme se kërkesë themelore mund të konsiderohen vetëm zgjedhjet e parakoshme! përndryshe do të lindnin hamendësime të ulëta e të pabaza sipas të cilave opozita po lufton për interesat e vet meskinë. Mirëpo në konceptimin e kësaj zgjidhje neve na duhet që t’i besojmë opozitës dhe qëllimeve të saj fisnike; nuk duhet të paragjykojmë askënd. Për më tepër, fakti që kjo është kërkesa themelore, provohet edhe prej ndodhisë së fundit: shumica dërrmuese e deputetëve të opozitës hoqën dorë nga mandati i deputetit. Kjo solli si pasojë një Kuvend që vazhdon të jetë legjitim formalisht, por politikisht është i cënuar tashmë. Me fjalë të tjera, për momentin është ruajtur stabiliteti institucional, por është e cënuar demokracia.

Tezat e qeverisë (pozitës).

– Kuvendi i Shqipërisë është legjitim dhe vazhdon të mbetet legjitim.

– Nuk mund të tolerohet precedenti i një pale që vjen në pushtet duke djegur mandatet parlamentare.

– Qeveria është legjitime dhe funksionale dhe rrjedhimisht nuk ka arsye për zgjedhje të parakoshme.

Është e qartë dhe e padiskutueshme se për qeverinë dhe mazhorancën aktuale gjëja më themelore është stabiliteti i vendit dhe legjitimiteti i Kuvendit të Shqipërisë, pra, shmangia e një precedenti skajshmërisht të rrezikshëm siç është djegia e mandateve. Në fakt, qeveria aktuale ka shpallur si moto të saj ndërtimin e shtetit dhe jo pushtetin. Prandaj, njësoj si me opozitën neve na duhet që t’i besojmë qëllimit i cili duhet thënë se është fisnik. Pra, nuk duhet të paragjykojmë as qeverinë; në fund të fundit, njësoj si opozita edhe ajo përfaqëson një pjesë të popullit shqiptar.

Zgjidhja për situatën aktuale.

Bashkarisht vendoset se:

  1. Vendi shkon në zgjedhje të parakohshme brenda një viti!
  2. Kuvendi miraton një ndryshim në kushtetutë, ku shtohet vetëm ky paragraf: një individ i cili ka refuzuar apo ka hequr dorë nga mandati i deputetit, në çdo kohë dhe për çfarëdolloj arsye – e theksojmë për çfarëdolloj arsye – i hiqet e drejta e kandidimit për këtë detyrë për një periudhë 8 (tetë) vjeçare!
  3. Në të njëjtën seancë, deputetët e mazhorancës aktuale dhe deputetët e rinj heqin dorë së bashku nga imuniteti parlamentar!
  4. Kuvendi i Shqipërisë vazhdon punën normalisht me deputetët e rinj.
  5. Qeveria, dhe kryeministri aktual, vazhdon punën e saj normalisht.
  6. Zgjedhjet lokale mbahen në qershor siç është e parashikuar.
  7. Reformë bi-partizane zgjedhore mbi parimin: partitë/lëvizjet etj., propozojë individë, por ata që zgjidhen prej popullit si përfaqësues, janë individët dhe jo partitë/lëvizjet, etj.
  8. Kjo zgjidhje është e vlefshme vetëm nëqoftëse pranohen dhe aplikohen të gjitha pikat e saj!

Një paketë e tillë është domosdoshmërisht në interes të kombit shqiptar! madje plotëson edhe pikat themelore të dy palëve, pikërisht sepse: siguron balancën e duhur mes stabilitetit dhe demokracisë.

Qeveria fiton stabilitetin, por edhe i nënshtrohet demokracisë, si dhe nuk lejon suksesin e precedentit të djegies së mandateve; ndërsa opozita me “sakrificën” e saj bën që sot të triumfojë demokracia dhe nesër kur të jetë pushtet do të mund të mbështetet te “precedenti i stabilitetit”. Kështu, mazhoranca pranon të shkojë në zgjedhje një vit para afatit të para-përcaktuar, pra nuk humb ndonjë gjë esenciale, ndërsa “sakrifica” e deputetëve të opozitës sublimohet por me “koston” e tyre personale. Humbin të drejtën e përfaqësimit ata si individë por nuk humb ndonjë gjë kombi shqiptar, i cili ka qindra mijëra të tjerë që mund ta përfaqësojnë.

(Autori është profesor i Filozofisë në Universitetin e Tiranës)

Next Post
“Djemtë e mi nuk kanë X5”, përgjimet që ‘gozhduan’ fajdexhinjtë e Shkodrës

"Djemtë e mi nuk kanë X5", përgjimet që 'gozhduan' fajdexhinjtë e Shkodrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In