Ish-deputetja e Partisë Demokratike për Korçën, Ledina Alolli, është paraqitur paraditen e sotme në SPAK.
Pas qëndrimit për gati një orë në SPAK, Alolli tha se ishte në këtë institucion për diçka personale.
Kujtojmë se Ledina Alolli e cila ka qenë dhe kandidate për kryetare e bashkisë së Korçës në zgjedhjet vendore të 2023.
Përgjatë viteve 2009–2013 Alolli ka qenë deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për Qarkun Korçë.
Në të njëjtën kohë ka qenë pjesë e disa komisioneve parlamentare si Anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Anëtare e Sekretariatit për Kërkim Shkencor, Bibliotekën dhe Botime, Anëtare zëvendësuese e Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Medias.
/a.r