• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Një opozitë që po sharron degën ku është ulur

by S M
10/11/2016 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Në vazhdën e përbotshme të trazimit dhe bujës që shkaktoi fitorja e Donald Trump në zgjedhjet amerikane, kërkesa e Komisionit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë ishte vetëm një çeshtje e vogël shqiptare. Si përherë, ky vendim historik është shoqëruar me sherrin e rradhës të politikës shqiptare në sy të europarlamentarëve, të cilët tashmë janë mësuar me shfaqjet e turpshme të hedhjes në erë të interesave të vendit, për hir të llogarive meskine politike.

Opozita u përpoq gjatë ta minojë dritën jeshile për hapjen e negociatave. Aq sa detyroi edhe ish-ministren dhe parlamentaren e saj Majlinda Bregu që të ndahet qartësisht nga pozicioni i deputetëve të opozitës. Një gjest i fortë, që pasqyron krizën e thellë të përfaqësimit dhe vizionin dritëshkurtër të partisë më të madhe të opozitës.

Tentativa për të sabotuar hapjen e negociatave shënon vetëm episodin e rradhës të qëndrimeve negative të klasës tonë politike ndaj procesit. Edhe pozita e sotme ka gjynahet e saj në këtë vazhdë disavjeçare veprimesh aspak konstruktive. Megjithatë shembulli i keq nuk duhet të jetë kurrsesi pikë referimi dhe një periudhë historike thuajse asnjëherë nuk i ngjan tjetrës. Kontestimi i kësaj rradhe ka brenda vetes një vendim emocional dhe irracional, më shumë sesa një lojë taktike të mirëmenduar. E kjo për disa arsye themelore:

Së pari, opozita duhet të dintë të llogariste në heshtje shanset reale të hapjes ose jo të negociatave. Dhe ato kësaj rradhe ishin mjaft të larta. Javë më parë mediat qarkulluan lajmin se kancelarja Merkel do t’ja komunikonte Edi Ramës vendimin për hapjen e negociatave, gjatë një vizite të tij të ardhshme në Gjermani. Të gjitha burimet e besueshme nga Brukseli flisnin për të njëjtën gjë, ndërkohë që edhe kriticizmi ndaj qeverisë aktuale, megjithë pozitën jo komode ku ajo ndodhet në aspektin ekonomik, atë të korrupsionit, drogës dhe sherreve të brendshme, ishte dhe mbetet modest.

Gjetjet e raportit të Komisionit konfirmojnë se BE e sheh vendin tonë më shumë si një histori ndryshimesh graduale, sesa si një “gropë të infektuar” krizash dhe keqqeverisjeje. Do të mjaftonte ky perceptim, që opozita ta mendonte mirë hedhjen e hapit, drejt kontestimit zyrtar të rekomandimit për hapjen e negociatave. I cili i solli asaj jo pak rrudhje buzësh mes europianëve, por edhe një dozë të mirë kritikash në planin e brendshëm.

Së dyti, opozita aktuale, ashtu si ato paraardhëset, vazhdon të mos kuptojë një realitet të thjeshtë dhe cinik: integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, hapat konkrete të afrimit të saj drejt BE, janë një shans, ndër të tjera, edhe për më shumë hapësirë për opozitën nga njëra anë, e kontroll të rreptë për qeverinë nga ana tjetër. Një vend i integruar, është një vend i vëzhguar. Kjo aksiomë nuk ka nevojë për t’u provuar si e vërtetë, pasi është e tillë prej dekadash.

Vendet që janë afruar e më pas i janë bashkuar Unionit, kanë qenë të gjtiha të detyruara të ndërmarrin reforma të thella në fushën e trasparencës së qeverisjes, luftës kundër krimit e korrupsionit dhe përsosjes së sistemit të qeverisjes. Opozita vetëm se do të përfitonte nga këto procese, pasi një Edi Ramë apo Sali Berishë i lënë mënjanë në “pronën” e tij, larg llogaridhënies dhe larg syrit vëzhgues të ndërkombëtarëve, janë rregullisht të prirur për të abuzuar me pushtetin.

Opozita duhej të ishte e para që të kërkonte hapjen e negociatave, si një parakusht për ta vënë qeverinë në pozitë të vështirë në shumë nga betejat që vetë opozita ka ndërmarrë, e që kërkojnë edhe presionin e ndërkombëtarëve për t’u përmbushur. Duke dalë kundër hapjes së negociatave, Basha dhe Berisha vetëm sa kanë nënvizuar edhe një herë idenë se Shqipëria ka një opozitë izolacioniste dhe kundërshtare të procesit të afrimit me Europën e Bashkuar.

Next Post
Kompetenca e re e bashkive/ 5 mln lekë gjobë për ata që presin pyjet

Kompetenca e re e bashkive/ 5 mln lekë gjobë për ata që presin pyjet

Comments 3

  1. Krist says:
    9 years ago

    Opozita,opozita,opozita shkruan gazetari,pjestar I pushtetit te katert,qe detyre te pare ka te jete opozite vete,ndaj qeverise (Kujttedo qeverije ).Harron ky gazetar qe per tre vjet rrjesht,kjo mqzhorance kur ishte ne opozite,pengoi procesin ,me arsyetime idioteske,qe vetem nje njeri I corientuar mund t’i sajoje.Sot ne do ishim shume me prane BE,por gazetari yne nuk I permend dhe vazhdon po me opoziten..Ku e merr rrogen ky gazetar,me siguri e merr ne partine e tije sociaoiste te rilindjes.Si militant I PS,mos eshte ky gazetar qe pregatit edhe programet e vizitave te Rames neper bredhjet e tija dhe ja je[ TV vetem per t’i trensmetuar?

    Reply
  2. sss says:
    9 years ago

    O krist Koqja … sa shkolle ke ?

    Reply
    • Dr.Evil says:
      9 years ago

      Kush te tha qe ka?

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

December 5, 2025
Tritan Shehu: Lëvizja e Salianjit private nuk ka lidhje me PD. Unë e deklaroj votën për Sali Berishën

Tritan Shehu: Lëvizja e Salianjit private nuk ka lidhje me PD. Unë e deklaroj votën për Sali Berishën

December 5, 2025
Rama zbardh takimin me Macron: Franca do të përfshihet në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!

Rama kujton strehimin e afganëve në Shqipëri: Bamirësia është disiplinë, jo gjest i rastësishëm

December 5, 2025
Dhuna ndaj Skënderbeut, Disiplina dënon Ilirinë. Zbulohen vendimet

Dhuna ndaj Skënderbeut, Disiplina dënon Ilirinë. Zbulohen vendimet

December 5, 2025
Bojkote dhe debate, a mund të mbijetojë Eurovizioni në krizën e tij më të madhe?

Bojkote dhe debate, a mund të mbijetojë Eurovizioni në krizën e tij më të madhe?

December 5, 2025
Eric Trump bëhet 10 herë më i pasur që nga zgjedhja e babait të tij si president i SHBA-ve

Eric Trump bëhet 10 herë më i pasur që nga zgjedhja e babait të tij si president i SHBA-ve

December 5, 2025
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, AAK nominon Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, AAK nominon Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër

December 5, 2025
“Shqipëria Madhështore”, PD regjistron koalicionin me 25 parti të tjera, grekët e çamët bëhen bashkë te Berisha

Jo vetëm demokratët, Berisha tall edhe aleatët

December 5, 2025
Përgjysmohen kërkesat për azil në Gjermani, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet

Përgjysmohen kërkesat për azil në Gjermani, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In