• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një opozitë që po proteston kundër vetes!

by Alfred Peza
15/03/2019 22:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Nëse ka një bilanc për atë që ka ndodhur brenda këtij një muaji që ka kaluar nga momenti i djegies së mandateve, ajo që bie më së shumti në sy, është “respekti” që po tregon mazhoranca për zgjedhjen që ka bërë opozita. Duke mos patur një thelb një arësye legjitime që ta përligji aktin “in extremis” të daljes nga sistemi, çdo ditë e më tepër po kuptohet se PD e LSI sëbashku me aleatët e tyre, nuk janë duke qëndruar sot përballë PS dhe qeverisë së Edi Ramës. Opozita jonë është sot ndodhet përballë tri faktorëve mjaft të rëndësishëm, që do përcaktojnë në fund të fundit, suksesin ose dështimin e aksionit më të rëndësishëm politik, të ndërmarrë që nga koha e themelimit të partive të tyre.

Opozita përballë vetvetes

Prova më e madhe dhe më e rëndësishme në këtë momente që duhet të kalojë opozita, është ajo përballë vetvetes. Një provë përballë anëtarësisë, militantëve, mbështetësve, përkrahësve dhe zgjedhësve të tyre. Lidershipi i opozitës iku nga Parlamenti me arsyetimin se ky akt ishte një hap që shkonte në drejtimin që po ia diktonte vullneti popullor, i cili mezi po priste për të rrëzuar pas kësaj një minutë e më parë, qeverinë e Edi Ramës. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë deklaruar se ata po zbatonin një dëshirë të papërmbajtur mbarëpopullore për ta detyruar Kryeministrin që të largohej nëpërmjet revolucionit, protestave më masive që ka njohur ndonjëherë historia e Shqipërisë post komuniste, e kështu me radhë.

Por ditët, javët e muaji i parë kaloi. Qeveria po vijon rendin dhe ritmin e punësve si edhe më parë, e pashqetësuar nga protestat opozitare. Parlamenti vazhdon si më parë gjithashtu që të mblidhet si edhe më parë, duke zbatuar kalendarin e punimeve, miratuar e zbatuar rendin e ditëve të seancave plenare, duke miratuar ligje dhe duke i zëvendësuar vendet e lëna bosh, me deputetë të rinj të opozitës. Ndërkohë që as qeveria tranzitore nuk po duket në horizont dhe as zgjedhje të parakohëshme, nuk po i zë më njeri me gojë. Opozita duket më e vetmuar se kurrë, përballë pasqyrës së vetvetes.

Opozita përballë qytetarëve

Logjika e një lëvizje kaq të fortë politike nga ana e frontit opozitar e donte që ajo të turbullonte në maksimum ndjesitë dhe emocionet negative popullore, duke provokuar në mos një lëkundje të fortë sizmike nga pikëpamja shoqërore, gjenerimin e një frymë që do të duhej të vinte duke u përhapur çdo ditë e më shumë. Pasqyra e fotografisë dhe pamjeve të takimeve të Kryeministrit Edi Rama në kuadër të turit “Bashkia që Duam” në Vlorë, Fier, Berat a gjetkë, e ballafaquar me atë të takimeve të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit me qytetarët nëpër Shqipëri, është treguesi më i mirë për të kuptuar se kjo nuk ka ndodhur. Madje, duket sikur hapi i hedhur nga opozita për të dalë jashtë sistemit, ka provokuar të kundërtën. Jo vetëm pamjet por edhe sondazhet profesionale që u bënë publike gjatë javës, treguan se mbështetja popullore për mazhorancën është në nivelet më të larta të vitit të fundit. Kjo të krijon përshtypjen se opozita duket më e braktisur se kurrë, përballë qytetarëve shqiptarë, të cilët janë në fund të fundit ato që do ti vendosin notën përfundimtare klasës politike, në zgjedhjet lokale të 30 qershorit edhe në të përgjithshmet e vitit 2021.

Opozita përballë ndërkombëtarëve

Vetëm pak orë përpara protestës së 16 marsit, Uashingtoni dhe Brukseli u shprehën njëzëri se përdorimi i dhunës gjatë protestës është “e paligjshme dhe e patolerueshme”. “I konsiderojmë Qeverinë dhe Parlamentin aktual të Shqipërisë të zgjedhura në mënyrë legjitime nëpërmjet zgjedhjeve të vitit 2017, të njohura ndërkombëtarisht. Ne vlerësojmë punën e mirë që është bërë në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, e përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”,- thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA, ku shtohet se “ata ish anëtarë të Parlamentit të cilët vendosën të braktisin mandatet, hoqën dorë nga detyrimet e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë, e duhet të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit, të bëjnë punën e tyre. Ne mbështesim të gjithë ata që vazhdojnë të jenë të përfshirë në procesin demokratik në Parlament, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë të ecë përpara, drejt anëtarësimit në BE”.

Ndërsa për delegacionin e BE në Tiranë “tani është shumë urgjente që të kapërcehet situata politike aktuale, duke krijuar një platformë kombëtare për dialog ndërmjet të gjitha palëve të interesuara, edhe duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme lokale të qershorit. Shqipëria ka nevojë për një dialog ndërpartiak për reformat më urgjente, duke përfshirë reformimin e kuadrit ligjor zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE/ ODIHR-it”. Kaq mjafton për të kuptuar më mirë se kurrë më parë, pozicionin e ndërkombëtarëve, rreth zhvillimeve më të fundit në Shqipëri.

Nisur nga të gjitha këto, ajo që shihet gjithmonë e më qartë, është se si PD ashtu edhe LSI, si Lulzim Basha ashtu edhe Monika Kryemadhi bashkë me kryetarët e partive të tjera aleate, më shumë sesa kundër mazhorancës, janë duke protestuar sot në rrugë, kundër vetvetes. Më shumë sesa po dëmtojnë qeverinë, janë duke dëmtuar opozitën. Çdo ditë e më tepër, shumëkush po kupton se opozita jonë, duke dashur që të presi pemën e sistemit për të rrëzuar bashkë me të edhe Edi Ramën, nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka prerë degën mbi të cilën ishte duke qëndruar vetë. Nëse ky do të jetë një rrëzim i përhershëm i opozitës së vjetër, kjo mbetet për tu parë. Por një gjë është e sigurtë, se sa më vonë të kujtohet për tu ringritur, aq më pak shanse dhe mundësi do të kenë, për tu riintegruar në sistemin që e hodhën tej, me një të rënë të sopatës.

Next Post
PD kthehet në ‘origjinë’, Paloka sulmon Ramën me bojë stilolapsi

Edi Paloka: Ja çfarë më tha Rama kur i hodha bojën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com