• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një Nobel për atë që zgjidh krizën shqiptare!

by Ben Andoni
18/07/2019 19:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

I fundit në radhë nga Çmimet Nobel jepet ai për Paqe. Ai merret vesh i fundit dhe po i fundit i dorëzohet fituesit në Oslo të Norvegjisë. Para tij, jepen në rresht Çmimet Nobel në Fizikë, Kimi, Mjekësi, Ekonomi dhe Letërsi. Këto akordohen në Stokholm të Suedisë, vendin nga ku filloi dhe mbahet gjallë ky kremtim.

Pa marrë parasysh vërejtjet, pakënaqësitë që mban ky Çmim në fushat respektive, ai konsiderohet sot si një nga vlerësimet më prestigjioze. Jo thjesht për rëndësinë, por edhe vlerësimin monetar. Marrja e Nobelit bën një dallim të individit nga fasha e studiuesve të disiplinës, ku ai bën pjesë por edhe sjell risi. Nuk ka çmim për politikën, por zakonisht politikanët ose ata që kanë bërë sfida marrëveshjesh, negocimesh ose kanë realizuar procese kanë merituar atë të Paqes.

…

Kaosi politik shqiptar i shkon për zgjidhje vetëm temave të Çmimeve Nobel në Ekonomi, që në vitet e fundit kanë brenda shumë elementë psikologjikë, shtuar me ato të sjelljes apo të negocimit. Ai që do ta zgjidhte dhe do të ulte dy forca politike që janë kaq diametralisht të kundërta por edhe kaq absurde mund të ishte vetëm një mëndje Nobel. Kuptohet se vetëm një mëndje që mund t’i japë zgjidhjeve të sotme ku ekonomia dhe çdo fushë ka ngërthime fushash dhe psikologjish, mund t’ia dilte edhe këtij kaosi absurd, në një shoqëri me parametra të ulët demokratikë si kjo jona. Ashtu si dihet Shqipërinë e drejtojnë prej tre dekadash, dy forca politike që sundojnë në çdo segment të jetës pa ideologji e që bëjnë protagonizmin në një vend ku varfëria është skajore. Pra politikanë që abandonojnë befas parlamentin, një president që bën akrobaci, një KQZ që ngatërrohet me këmbët e veta, politikanë kllounë që shajnë me regjistër shtëpie dhe zgjedhje që zgjasin gati gjashtë muaj për t’u certifikuar janë motiv për një zgjidhje që meriton Nobel! A mund ta zgjidhë këtë rebus një negociator i jashtëzakonshëm. Kurrsesi jo. Ja pse arsyetimit tonë i shkojnë disi motivacionet e dy Nobel-ave të fundit në Ekonomi: Në vitin 2018, Nobeli u mor për hartimin e metodave që trajtojnë disa nga çështjet më bazike e të ngutshme të kohës sonë: rritja e qëndrueshme afatgjatë në ekonominë globale dhe mirëqenia e popullsisë së botës! Një vit para kësaj, motivacioni që shoqëroi Nobelin e Richard H. Thaler ishte se arriti të ndërkallë supozime psikologjikisht realiste në analizat e vendimmarrjes ekonomike. Duke eksploruar pasojat e racionalitetit të kufizuar, preferencave sociale dhe mungesës së vetëkontrollit, ai ka treguar se si këto tipare njerëzore ndikojnë sistematikisht në vendime individuale, si dhe në rezultatet e tregut. Në vitin 2016, motivacioni ishte i lidhur me kontratën…Pa dashur të zgjatemi më, vetëm një mëndje brilante, që mund të llogariste mbi informalitetin dhe politikën tonë kinse, mund të kishte rezultat në Shqipëri për të zgjidhur një krizë me rrënjë tridhjetë vjeçare.

Në dukje asgjë nuk ka lidhje me ekonominë por në bazë motivacionet e Nobel kanë mirëfilli bazë negocimi dhe vendimmarrjen. Dhe, kjo shkon me gjendjen tonë, në këtë informalitet politiko-ekonomiko dhe social që kushdo person ose institucion e ka të pamundur që të gjejë zgjidhje, përveçse atyre zgjedhjeve të çastit që përsëriten sërish me kriza të mëdha.

Dhe, paradoksi është se në Shqipëri kërkohen zgjedhje të reja informale (Brenda 5 muajsh), ka procese zgjedhjesh informale, ka maxhorancë plot me cinikë dhe të fortë, kemi një president që sillet gati si informal dhe të gjitha këto mund t’i bëjë bashkë në një rend formal vetëm një mëndje e jashtëzakonshme, që po të zgjidhte këtë ekuacion ku është Shqipëria e vitit 2019, duhej ta meritonte NOBEL. Kuptohet se kjo nuk ndodh, pasi nuk ka çmim të dedikuar politikës, porse ai që do të qasë në zgjidhje një realitet të tillë mund të meritojë çmimin Nobel..të paktën për Paqe, çmimin e fundit që jepet pas konjukturave politike-ndërkombëtare pa fund. Një gjë e cila nuk do ndodhë, ashtu si Shqipëria edhe për shumë vite nuk do t’i ndahet informalitetit ku është edhe zhytur prej tre dekadash. (Javanews)

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse opozita nuk arrin të bashkohet pas 30 qershorit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In