• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një njeri me zemër të madhe, bamirësitë e shumta të Ronaldos

by A R
22/11/2017 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Cristiano Ronaldo është atleti më i pasur në botë, i cili përfiton 500,000 euro në javë te Real Madrid.

Ai fiton miliona më shumë në reklama – duke filluar nga kontrata e përjetshme me Nike deri te marrëveshjet me Sure, Egyptian Steel dhe shumë të tjera.

Por teksa është një nga më të paguarit vit pas viti, ylli portugez nuk ka harruar të japë shuma të mëdha për bamirësi.

Më poshtë keni 16 arsye pse Ronaldo ka një nga zemrat më të mëdha në botën e sportit.

1) Këpuca e Artë Europiane

Në 2011, Cristiano Ronaldo-s iu dha Këpuca e Artë evropiane pasi shënoi 40 gola nën drejtimin e Jose Mourinho-s, megjithëse Los Blancos u renditën vetëm në vend të dytë të La Liga-s dhe u eliminuan në gjysmëfinalen e Champions League.

Por në vend që ta sistemonte diku në kabinetin e trofeve, ai e shiti Këpucën e Artë për bamirësi. Këpuca u vendos në ankand dhe u shit për 1.5 mln euro. Fondet u përdorën për të ndërtuar një shkollë në rripin e Gazës.

2) Ballon d’Or

Ronaldo përsëriti të njëjtin stil në tetor, duke shitur trofeun e Ballon d’Or e fituar në 2013 në një ankand bamirësie në Londër.

Mbrëmja gala, e cila i plotëson dëshirat fëmijëve që kanë sëmundje të rënda, ishte një sukses i madh. Ballon d’Or i Ronaldo-s u shit për 600,000 euro.

3) Një ambasador

Ronaldo vazhdon ta përdorë platformën e tij globale për të bërë mirë. Ai është një ambasador i tre organizatave madhore në botë, Save the Children, Unicef dhe World Vision, dhe mbështet shumë të tjera.

Në fjalimin e tij të Ballon d’Or 2014, Ronaldo nuk harron të përmendë disa fëmijë me leukemi që kishte takuar kohët e fundit. Ai vazhdon të flasë në rolin e ambasadorit.

Vitin e kaluar, ai regjistroi një mesazh për fëmijët që vuajnë konfliktin në Siri, duke i quajtur heronj të vërtetë dhe duke deklaruar se do t’i mbështeste deri në fund.

Video e “Ice Bucket Challenge” – sensacioni viral që mblodhi qindra miliona euro në 2014 – është parë nga më shumë se njëqind milionë njerëz online.

4) Bonuset e fitores

Ronaldo nuk i ka kursyer as bonuset e shumta të marra falë paraqitjeve fantastike në fushën e lojës. Në 2013 ai është emëruar në Ekipin e Vitit të Uefa-s – duke fituar 100,000 euro bonus nga trupi gjykues evropian.

Por në vend që t’i mbante për vete, ai i dhuroi te Kryqi i Kuq.

Një vit më vonë portugezi udhëhoqi Real Madrid drejt La Decima-s, titulli i dhjetë në Champions League, dhe fitoi 500,000 euro bonus nga Los Blancos. Por Ronaldo edhe njëherë tjetër vendosi t’i dhuronte paratë te vendet ku ai është ambasador si Uniced, World Vision dhe Save dhe Children.

5) Dhurimi i gjakut

32-vjeçari, krahasuar me një numër të madh të homologëve të tij, nuk ka tatuazhe. Kjo për shkak se Ronaldo dhuron gjak rregullisht dhe është përfshirë në një numër të madh fushatash që inkurajojnë njerëzit të bëjnë të njëjtën gjë.

Edhe njerëzit me tatuazhe mund të dhurojnë gjak, por nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë gjë menjëherë pasi e kanë bërë pasi ka rrezik infeksioni.

6) 6 milionë euro për Nepalin

Ronaldo edhe njëherë tjetër ka dhuruar një shumë të madhe parash në 2015, për të ndihmuar të prekurit e tërmetit nepalez në prill të 2015.

Tragjedia natyrale ka vrarë më tepër se 9,000 njerëz, plagosi 22,000 të tjerë dhe shkaktoi dëme të paimagjinueshme për banorët. Ronaldo raportohet të ketë dhuruar 6 milionë euro te fondi i fatkeqësive të Save the Children.

7) Ndihma e klinikës së kancerit

Mamaja e Ronaldo-s, Dolores Aveiro, mbijetoi kancerin e gjoksit në 2007.

Ish-lojtari i Manchester United vendosi të falënderonte klinikën në Portugali që trajtoi mamanë e tij – duke i dhënë 150,000 euro.

8) Ftesa

Në kryeqytetin libanez Bejrut, tifozi i Real Madrid me emrin Haidar ishte një jetim pasi prindërit iu vranë nga një kamikaz.

Një gazetar vendas u lidh e gjigantët spanjollë de eventualisht djaloshi u ftua në klub. Ishte një moment tepër prekës i kapur në video teksa shihje fëmijën duke qarë nga gëzimi pasi u takua me heroin e tij.

9) Duke ndihmuar një tifoz të ri

Ronaldo u vu në dijeni të historisë së Nuhuzet Guillen, një fëmijë me kancer në vitin 2009. Pasi dëgjoi rreth tifozit, Ronaldo vendosi të dërgonte shoferin te shtëpia e tij dhe t’i transportonte në hotelin ku ai dhe Real Madrid ishin duke qëndruar.

Pasi u takuan, raportohet se ai ka bërë shaka duke i thënë djaloshit: “Nuk do të thuash asgjë?”

Ai i dedikoi një gol Nuhuzetit, duke e ftuar të shohë ndeshjen në një nga vendet VIP të Bernabeu-t dhe i dha fanellën e ndeshjes.

Pasi foli me të atin, Ronaldo mësoi se nuk kishte shumë për t’u bërë, megjithëse fëmija u mjekua me një trajtim eksperimental në Amerikë, për të cilin pagoi Ronaldo.

Kur gjendja e tij u përkeqësua, Ronaldo ofroi të paguante të gjitha shpenzimet e tij, që kushtonin qindra mijëra euro, deri sa fëmija u nda nga jeta në mars të 2013.

10) Bujar me kohën e tij

Ronaldo shpeshherë është bërë shënjestra e tifozëve që futen në fushë për foto. Por në vend që t’i shmangë, CR7 e di që është një ikonë për ata njerëz dhe shpeshherë ndalon për një foto.

Në shumë raste ai ka ndihmuar tifozët t’u shpëtojnë forcave të sigurisë së stadiumit. Ronaldo nuk e ka aspak problem të takohet me njerëzit brenda stadiumit, shpesh duke hedhur fanellën në shkallë, duke nënshkruar autografe dhe duke bërë foto.

11) Duke ndihmuar një tjetër tifoz të ri

Në 2014, mamaja e një tjetër tifozi të ri, 10-vjeçari Erik Ortiz Cruz, i kërkoi Ronaldo-s të dhuronte një fanellë për djalin, i cili kishte një sëmundje të rëndë në tru, që i shkaktonte 30 kriza brenda një dite.

Pasi dëgjoi historinë e plotë, ai dhuroi 60,000 euro për operacionin e trurit dhe u betua se do të merrte përsipër edhe trajtimin e mëpasshëm – megjithëse nuk ishte më nevoja.

12) Dora e thyer

Gjatë një ndeshje përgatitore ndaj Bournemouth, një nga goditjet e famshme të tij nga distanca përfundoi në turmën e Vitality Stadium. Fatkeqësisht për 11-vjeçarin Charlie Silverwood, goditja i theu krahun.

Presidenti i klubit Perez telefonoi Charlie-n, teksa Ronaldo i dhuroi fanellën e Real Madrid.

13) Shoku më i mirë në botë

Ronaldo ishte shoqëruesi i parë i dhëndrit kur super-agjenti Jorge Mendes u martua me Sandra-n në 2015.

Dhe Ronaldo vendosi t’i jepte një dhuratë speciale mikut të tij, duke i blerë një ishull në Greqi si dhuratë. Diçka që thuhet t’i ketë kushtuar 40 mln euro.

14) Ftesa për Fernando-n

Legjenda e Rangers Fernando Ricksen u diagnostikua papritur nga një sëmundje neuronesh në 2013. Ish-lojtari i përfaqësueses holandeze lëvizte me karrocë invalidi dhe ishte gruaja e tij që kujdesej për të.

Pasi kondicioni i tij u bë i njohur nëpër Evropë, Ronaldo kontaktoi Rockes në mediat sociale dhe e ftoi bahskë me familjen në Bernabeu. Ronaldo gjithashtu i dhuroi një fanellë mbrojtësit të djahtë pas fitores ndaj Legia Warsaw në Champions League gjatë tetorit të 2016.

15) Shok ekipi për t’u pasur zili

Pas La Decima-s, lojtarët e Real Madrid jo vetëm që morën bonuse nga klubi i tyre por edhe një dhuratë speciale nga Ronaldo.

Lojtari i turneut vendosi t’i dhuronte shokëve të ekipit një orë të personalizuar nga Bulgari. Çdo orë kushtonte 6,000 euro.

16) Duke u kujdesur për vëllain e madh

Babai i Ronaldo-s, Denis, ishte një alkoolizuar i cili luftoi një jetë të tërë me varësinë përpara se të vdiste në 2005. Edhe vëllai i madh po ndiqte të njëjtën rrugë si babai i tij, duke krijuar varësi ndaj alkoolit dhe drogës.

Por pasi fama e Ronaldo-s u rrit ai vendosi të ndërhynte – duke i premtuar se do t’ia dedikonte atij La Decima-n nëse do t’i hiqte veset e këqija. Ai e bëri, dhe u fut në fushë për të festuar bashkë me të pas ndeshjes.

Kështu që herën tjetër që dikush flet keq për Ronaldo-n, tregojini këtë shkrim, dhe thojini që të mos merren me llafe.(Telesport)

Next Post
Macron pret Trumpin në Paris

Ç’është ky nxitim për t’i marrë të gjitha pushtetet?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In