• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një nga themeluesit e PD-së ka frikë nga gruaja?!

by Mitro Çela
21/11/2022 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mitro Çela

-Bisedë me Koço Devolen.-

-Mitro! Kur isha në Amerikë, lexova dy – tre artikuj psikologjikë për gratë.

Teori të nakatosura me Frojdin dhe psikologë modernë.

Dua të bisedojmë, sepse ti për mua je pak kontrapedal.

Je martuar dy herë me një grua! Ke vënë kurorë në kishën katolike, duke qenë ortodoks.

Shkruan çdo ditë për seksin, pa e praktikuar seksin nga pleqëria.

Je “dru me pre” në vallëzim, por 69 vjeç more pjesë në spektaklin “Dancing with the stars”.

Po të pyes seriozisht, sepse jeta nuk është vetëm humor, siç e kupton Filipi dhe zotërija jote.

Së pari:- Ç’është Ezmerka për ty?

Përgjigje:- Nga e vetmja gjë në botë, që kam frikë! Normale. Çdo burrë ka frikën e tij nga gruaja. Unë kam kurajë ta them publikisht. Mes nesh: E them për të “vrarë” frikën!

Ai: -Po më befason. Një nga themeluesit e PD-së ka frikë nga gruaja?!

Tani po kutoj pse je “politikan i dështuar”?! Por le të vazhdojmë bisedën:

-Shpesh në nënvetëdijen e një burri ekziston një model për gruan e jetës. Ju kishit një model?

Unë: -Kam pasur shumë modele kur isha i ri. Më pëlqenin çereku i vajzave të shkollës.

Pse zgjodha për martesë Ezmerkën? Kisha mbushur 33 pranvera dhe nuk mund të gjeja vajzë më të bukur për moshën time. Në këtë kuptim, kur martohesh nga “halli”, nuk bëhet fjalë për fashitje të modelit.

Ai:-Për të qëndruar edhe pak të modeli: djemtë kërkojnë tiparet e nënave te gratë (kompleksi i Ediptit.) Po ju?

Unë:-Kur njoha Ezmeren, mamaja kishte mbushur të 65-at. Nuk kisha nge të kujtoja kompleksin e Edipit, edhe pse e kisha lexuar Eskilin dhe teoritë e Frojdit!

Ai: -Ka moshë seksi?

Unë:-Me zbulimin e viagrave- i ndritë shpirti Muratit me origjinë shqiptare që i shpiku- për mua marrëdhëniet nuk kanë kufi.

Përvoja ime? Shi me sy vajzat e botës dhe plas me zemër. Gabimi është i mamasë. Pse më lindi në vitin 1948? Të më kishte “gatuar” të paktën në vitin 1978, jo vetëm unë, por edhe kjo intervistë do të ishte ndryshe.

Por çupave u them:

Kur isha djalë, më punonte kandari. Nuk më punonte goja.

Sot më punon goja-kandari memec.

Ai:-Që një burrë e një grua, të rrinë bashkë duhen të kenë natyrë, karaktere të njëjta. Apo besoni te teoria e të kundërtave ?

Unë:-Nuk ka receta. Unë shkoj mirë, sepse jemi pak ndryshe.

Kur bëj fjalë me Ezmerkën, ma ka qejfi të mbaj mëri të paktën një javë.

Ndryshe nuk ka kuptim zënka!

Ezmerka vepron ndryshe. Bëjmë gër-mër. Më godet me “pambuk”.

Pas një ore kërkon të më puthi, si pa gjë të keq!

Të të them edhe një “sekret”? Duhet edhe pak zgjuarsi kur vendos të martohesh: gruan duhet ta zgjedhësh, të paktën 10 vjeçe më të vogël, si puna ime.

Djemtë piqen me vonesë,- thotë Frojdi!

Ai:-Si zbutet një grua e thartuar?

Unë:-Ka tre rrugë.

Së pari, dorëzo kuletën.

Së dyti: seksi. Bën sherr gjatë ditës. Shkon në shtrat kurriz më kurriz. Të vjen oreksi për seks. Harron çdo gjë dhe perëndon sytë nga kënaqësia.

Së treti: “Fjala”. Filozofinë e “Fjalës”, po ta zbërthej me një ngjarje.

Sherr me Ezmerkën. Në inat e sipër më thotë:

-Me ty nuk jetohet. Po hidhem nga ballkoni!

-Ngjitu në katin e pestë. Po u hodhe nga ballkoni ynë në katin e dytë-e shumta do thyesh kokallat!

-Maskara i vogël!

Qesh dhe zbut et Ezmerka…

Ai:-Gruas, në të gjitha kohët i kanë veshur imazhin e qenies së mistershme?

Unë:-Misteri, për mua, qëndron tek gratë e botës.

Ezmerka për mua nuk ka mister. Kemi 40 vjet që flemë në një shtrat.

Për të njohur “sekretet” e seksit tek bashkëshortja, mjafton muaji i mjaltit!…

Po të përshtatim teoritë e Frojdit me praktikën, gruaja pas vitit të dhjetë të martesës, kthehet në motër.

Pas 25 vjetëve- në kushërirë të parë…

Pastaj do flesh me gjyshen…

Ai:-E ke tradhëtuar Ezmerkën? Fol hapur: nuk na dëgjon njeri.

Unë:- Po të përgjigjem me një citat të Teodor Kekos: “Burri që nuk tradhton gruan, nuk është burrë.”

Ai:-Klisheja amerikane thotë: gruaja sakrifikon për burrin. Sakllam?

Unë:-Kanë ndërruar kohët. Sot burri sakrifikon për gruan.

Unë me Antonetën jemi të veçantë: sakrifikojmë për njëri-tjetrin.

Unë kam një huq: Kur shkruaj dua qetësi absolute! Këtë ma siguron Antoneta. Gruaja ka një hob: të “gërrmojë” nëpër dyqane.

Unë i shkoj nga pas…

Ai:-Kam vënë re: nuk i kursen dhuratat për çupat seksi të Top.

Po Ezmerkën e kujton?

Unë:-Kur burri dorëzon kuletën, sidomos sot kur ka vdekur kesh-i edhe honorarët merren në bankë, Ezmerka nuk ka nevojë për dhurata.

E shumta që bën, nuk më tregon çdo gjë që blen në dyqan. Ose mi tregon me skonto…deri 50 për qind.

Të të them edhe një sekret? Gruaja ime dallohet për një shije të hollë. Më parë se të blejë fustanë, këpucë, parfume, bizhuteri, seleksionon magazinat dhe dyqanet.

Bile në dyqan shkon e armatosur: lexon revistat e modës. Jo rrallë “pazarin” e bën në Romë, Vjenë a Janinë.

Me shijet që ka gruaja ime- e kam të pamundur të gjej dhurata…

Po të tregoj një “bëmë”.

Vite më parë. Udhëtoja me aeroplan. Vendosa të bëhem trim. Thirra stjuardesën. Bleva një varëse…Hapa derën e shtëpisë. Pa pritur puthjen rutinë nga gruaja, dorëzova dhuratën…

Rrudhi buzët duke më thënë: ”I kam nja tre varëse të tilla!”…

Thartova turinjtë… Që nga ajo ditë nuk guxoj të bëj dhurata! Në këtë kuptim, dhuratat e mia në natyrë nuk funksionojnë.

Por unë i kam bërë gruas një “dhuratë” shpirtërore. Dëgjomë dhe gjykomë:

– Kur u martuam në vitin 1980 Enveri u kishte vënë drynin kishave, – më thotë gruaja.- Nuk kemi vënë kurorë para priftit. Do ishte bukur të bënim një ceremoni në kishë. Të lutem! Ti kurrë nuk më bën dhurata. Ma bëj këtë dhuratë! Është ëndërra ime.

– Mos ke luajtur? Ku ka bërë vaki që njeriu të bëhet dhëndër në pleqëri? Dhe me kë? Më të njëjtën grua?!

Për tre vjet rresht, çdo bisedë kishte si lejtmotiv kurorën në kishë. Një ditë u dorëzova. Pranova. Gruaja më përqafoi…

Koço:-Burrat kanë sunduar botën. Komenti juaj?

Unë:-E kundërta ka bërë vaki.

Eva e detyroi Adamin e gjorë të hante mollën e ndaluar…

Helena e Trojës! Gruaja e Mao Ce Dunit! Zonja e Millosheviçit! Gruaja e Enver Hoxhës!…

Ato i kanë sunduar burrat, luftrat, politikën, shoqëritë!

Next Post
Humbën jetën babë e bir, Spiropali vizitë ngushëllimi në familjen Rushaj: Dritë pastë shpirti i tyre i mirë

Humbën jetën babë e bir, Spiropali vizitë ngushëllimi në familjen Rushaj: Dritë pastë shpirti i tyre i mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In