• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Një nga dhjetë arabët më të pasur viziton Tiranën, interes për investime në energji

by Java News
29/03/2016 07:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ndër 10 biznesmenët më të pasur të Emirateve Arabe, Khalaf Ahmad Al Habtoor vizitoi në fundjavë Tiranën. Kontakti me Shqipërinë, në vizitën e tij të parë ishte peisazhi mahnitës, që manjati dhe filantropi i njohur në botën arabe vështroi nga dritaret e avionit privat.

Edhe në takimin e vetëm me zyrtarët shqiptarë me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, Al Habtoor nuk e fshehu admirimin për natyrën shqiptare dhe potencialin e madh të zhvillimit. Mikpritësi i një ndër biznesmenëvë më të pasur të botës arabe sipas Forbes, Khalaf Ahmad Al Habtoor ishte Presidenti i RTV Ora News Ylli Ndroqi, i cili i rezervoi dhe një vizitë miqësore në ambientet e grupit mediatik, me dy televizionet Ora News dhe Channel 1 në kompleksin bashkëkohor tërësisht të tjetërsuar falë investimeve të pakursyera.

Al Habtoor iu përgjigj ftesës së Ndroqit që të investojë në Shqipëri, si një vend me burime dhe energji të jashtëzakonshme.

“Shqipëria është në mes të Europës dhe shpresoj se në të ardhmen ju do të jenë në Shqipëri për të nxjerrë një strategji të re investimesh siç keni bërë në vendet e Europës’, tha Presidenti i RTV Ora News, Ylli Ndroqi. “Nuk po vij në vendin tuaj që të bëhem i pasur.

Jam këtu sepse e di që do të kem miq të mirë këtu. Do të vij sërish në Shqipëri dhe do të shohim mundësitë sesi mund të hedhim themelet bashkë, për diçka që të përfitojnë njerëzit, jo unë”, theksoi Khalaf Ahmad Al Habtoor.

Në përfundim të vizitës, Al Habtoor premtoi se do të rikthehet së shpejti në Shqipëri si dhe e ftoi mikun e tij Ndroqi të vizitonte kompanitë e tij në Dubai javët e ardhshme.

Next Post

Shqipëria, fanella më e bukur e Europianit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In