• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një ndjesë shqiptare për Marta Kos, gruan e kryqëzuar harbutçe nga PD

by Alteo Hysi
21/11/2025 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alteo Hysi

Në ditën kur në Tiranë u mbajt samiti për Planin e Rritjes dhe kur Shqipëria ishte sërish një pikë reference për vlerat europiane, në krahun tjetër, atë të partisë demokratike u demonstrua një antivlerë, sa joshqiptare aq edhe jo europiane: përçmimi i mikut dhe kafshimi politik i një zyrtareje të lartë të Bashkimit Europian.

Në ditën kur Europa vjen në Tiranë, dhe na rikujton se ne i përkasim thelbësisht asaj, partia demokratike kryqëzoi me një retorikë banale, Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos.

Fillimisht Gazment Bardhi e etiketonte si “zëdhënëse të qeverisë”, duke komentuar deklaratat e saj për raportin e zgjedhjeve të OSBE-ODHIR. Më harbutçe vijonte deklarata e Flamur Nokës që e akuzonte Kos se “ka dalë nga binarët e BE-së”. Nuk mungoi në sinkron me kolegët e tij as Belind Këlliçi, që e fuste Komisioneren në thesin e euroburokratëve që bëjnë qoka politike.

Që partia demokratike nuk e konsideron etikën e komunikimit pjesë të vetën, kjo është zgjedhje e saj. Por kur kjo formë e dhunshme ushtrohet në emër të shqiptarëve që PD përfaqëson dhe kur ajo i drejtohet një zyrtareje të BE-së, e cila rezulton të jetë edhe mbështetësja më e madhe dhe më e drejtë ndaj progresit të Shqipërisë, ky nuk është më problem i vetëm PD-së. Ky kthehet në një turp kombëtar, në një shenjë fatkeqe të faktit se në këtë Shqipërinë Europiane që do dhe vlerëson aq shumë Marta Kos e të tjerë brenda BE, ka ende elementë primitivë në jetën publike dhe atë politike.

Primitivë për nga mungesa e arsyes, në mënyrën se si PD komunikon mospajtimet e veta me qëndrimet e Marta Kos për procesin zgjedhor në Shqipëri. Nëse deputetët e PD besojnë se deklarata e Komisioneres për “zgjedhje të lira” ishte skandaloze dhe jashtë realitetit shqiptar, do duhej të merreshin seriozisht me të gjithë elementet dhe argumentet e bindjes së tyre, dhe jo me mbiemrin e Martës. “Kosi” me të cilin zyrtarët e PD përgojojnë një nga profilet më të respektuara të Komisionit Europian, nuk mund të jetë ushqim për jetën publike shqiptare.

Nëse Marta Kos është e saktë ose e gabuar, e mirë informuar ose e nxituar në deklaratat e saj, kjo mbetet për t’u analizuar, por asgjë nuk justifikon kurrsesi agresivitetin me të cilin burrat e PD-së i turren një mikeje të popullit të tyre. Nuk është dinjitoze as që kjo skenë turpi del nga Shqipëria dhe as që e njëjta grua e cila kërkon t’i japë Shqipërisë hakun dhe meritën në rrugën e integrimit europian, linçohet e kryqëzohet në këtë mënyrë.

Aq më tepër prej atyre që do të duhet të ishin gardianët e një politike të mbarë, që duhet të ndërtojnë argument dhe qëndrim, përpara se të ndjekin instiktin shtazor të gjuajtjes me gurë ndaj kujtdo që del para.

Next Post
Moti i keq/ Ministri Vengu nga Gjirokastra: Rreziku ende s’ka kaluar, vijojnë kërkimet për 76-vjeçaren e zhdukur në Korçë

Moti i keq/ Ministri Vengu nga Gjirokastra: Rreziku ende s'ka kaluar, vijojnë kërkimet për 76-vjeçaren e zhdukur në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In