Arrestohet një polic ‘gjobëvënës’ në Pogradec. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një inspektor në Korçë për shkak se akuzohet për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.
Inspektor E.Q është ndaluar për shkak të ankesës së një personi nga Kosova i cili pretendonte se i ishte vendosur një masë administrative në kundërshtim me ligjin në vlerën 6 mijë lekë. Ai sqaronte se punonjësit të policisë E.Q. i kishte dhënë shumën prej 50 euro për shlyerjen e kësaj mase administrative.
Nga hetimet e kryera pas sekuestrimit të bllokut të masave admistrative të punonjësit të policisë E.Q., rezulton se masa administrative me numrin përkatës të serisë është me vlerë 1 mijë lekë, gjë e cila tregon mospërputhje me fletën e masës administrative të paraqitur nga denoncuesi.
/a.r