• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një mësim nga Gavroshi. Edhe një herë për Nasho Jorgaqin

by Java News
14/10/2020 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rezarta Reso

Nuk kisha ndërmend të vazhdoja polemikën në mbrojtje të së drejtës sime për të shprehur hapur kujtimet e mia ndaj një personaliteti të kulturës shqiptare ashtu siç e njoh unë dhe neverisë që më shkaktojnë ish-komunistët, pseudodemokratët dhe sharlatanët.

Por e quajta të nevojshme dhe detyrë, për veten time në radhë të parë, për familjen time, për kushërinj të mi të prekur rëndë nga diktatura, për dy nga mikeshat e mia të zemrës që prej 45 vjetësh (nëna e mrekullueshme e njërës u burgos sepse ishte e huaj dhe nuk pranoi të bëhej spiune, së cilës për hakmarrje i burgosën edhe të birin, dhe për babanë e tjetrës të cilin e burgosën në vitet ’80-të dhe kur doli nuk i kishte më thonjtë e këmbëve.) Pra, të sqaroj edhe një herë atë pjesë të ish-vuajtësve të vërtetë, viktimave të vërteta të krimeve të Sigurimit dhe të diktaturës. Unë nuk marr përsipër të përgënjeshtroj një dokument. Unë nuk guxoj të flas në emër të viktimave, sepse nuk më burgosën dhe nuk më torturuan, por e ndiej si një detyrë thelbësore qytetare dhe humane të them TE VERTETEN TIME!

Për këtë arsye iu ktheva edhe njëherë dokumenteve “të tmerrshme” të Nasho Jorgaqit, listave të kriminelëve të gjitha këto publikuar gjithë trimëri nga Tufa & Co., dhe vazhdoj të çmerritem me lojën e paturpshme të tij për të marrë me çdo kusht azilin politik në Zvicër, duke luajtur dhe duke përdorur diabolikisht sensibilitetin e viktimave të diktaturës, duke i ushqyer vetëm me ato ç’ka zgjedh ai për të sulmuar.

Bie fjala, në listën e xhelatëve, ka publikuar vetëm 330 dhe premton se do të vazhdojë derisa të nxjerrë 1000 emrat e plotë. E para, më shumë se shtatëdhjetë për qind e personave të publikuar nuk mund të njihen as nga kockat, domethënë shumë që janë akoma gjallë, mungojnë nga lista. E dyta, kaq i sigurt je që janë vetëm 1000? Në 50-të vjet diktature paskeshin qenë rrumbullak 1000 xhelatë??? Të lutem, boll u talle!!! Ja ku po ta shtoj unë një emër që çudi si nuk e kishe përmendur: sadistin/hetues të frikshëm, djalin e Spiro Kolekës, Sokolin, i cili nuk i linte torturat pa parë gjak në mëngët e këmishës vet. Këtë e kam nga goja e një ish të torturuari. Apo vazhdon të pastrosh e dixhitizosh listat sipas rastit të volitshëm. Fatkeqësisht askush nuk është në gjendje të gjejë drejtesinë e vertetë, sepse ti dhe ca si ty, i keni masakruar dokumentet, keni hequr e keni shtuar si t’ju dojë interesi. TURP!!

Por më e rëndësishmja, ajo ç’ka më befasoi dhe më trishtoi akoma më shumë ishin ca fëmijë të personaliteteve si Nasho Jorgaqi që u ka dalë emri si bashkëpunëtorë të Sigurimit. Ata ishin miq në Facebook-un e Tufës dhe bënin sehir. E përjetoja dridhjen e tyre nga frika se mos u nxjerr emrin e babait. E mbajnë mik dhe i bëjnë “like” sulmeve të tij ndaj Nashos dhe çdokujt që shigjeton ai. Dikush tjetër, i njohur nga i tërë instituti ku punonte, si spiun, ishte më i flakti për të sulmuar Nashon. Këtij bukëshkali të pështirë ia di personalisht nderet e panumurta që ka përfituar nga “Sigurimsi” Nasho.

Kaq frikë e paskeni Tufën o të uruar? Ka një muaj që merret vetëm dhe vetëm me Nasho Jorgaqin 90 vjeç? Vetëm ky dokument, vërtet i padenjë, përfaqëson Nashon? Asnjë meritë e tij në kulturën shqiptare nuk paska më vlerë? Por nuk ju vë shumë faj sepse, siç përmenda më lart askush dhe asnjëherë nuk do ta gjejë të vërtetën e dosjeve. Ka filluar masakra e tyre që në kohë të Sali Komunist Berishës dhe vazhdon edhe kësaj dite. Madje, kur është bërë digjitizimi i dokumenteve ka pasur gallatë të madhe. Kopje të digjitalizuara janë futur me Tufa nëpër xhepa dhe nxirren për të bërë shantazhe dhe kërcënime sipas rastit. Pikërisht kur dokumentet e Tufës, të nxjerra në mënyrë krejt të paligjshme sipas UNHCR-United Nations High Commissioner on Refugees. ( këtë Tufa duhet ta lexojë mirë), por edhe sipas ligjit të pazbatuar të joshtetit shqiptar, frikësojnë dhe alarmojnë miletin dhe kur dikush i kundërvihet, Tufa lajmëron zyrat e azilit politik se po e kërcënojnë ish-komunistët. Ju garantoj që paragrafë të “sulmit” tim ndaj tij janë gati për t’iu shtuar dosjes së arsyeve pse kërkon azil politik.

Mos lejoni t’ju përdorë një makiavelist që po shfrytëzon kujtimet dhe vuajtjet tuaja! Gjykojeni Nashon dhe çdo kriminel jo si kokë turku, por sipas krimit të kryer.

Përulësisht ju sugjeroj të shihni filmin “The Schlinder’s List”. Fakte të tilla më kanë bërë të reflektoj dhe të përulem para drejtësisë njerëzore.

Krimet e komunizmit, e të çdo diktature janë përjetësisht të pafalshme, por arsyeja dhe drejtësia ime personale është t’i jap gjithkujt atë dënim që meriton. Besoj se kjo më dallon nga diktatura e krimit komunist, e cila nuk njohu arsye, nuk njohu mendim, nuk njohu moshë, nuk njohu gjini, nuk njohu mëshirë. Unë nuk kërkoj gjak për këdo, siç bënë ata, sepse vetëm ashtu pastrohet armiku. Komunistët dogjën çdo letrar, shkollar, filozof shqiptar që ishte kundër tyre. Nëse Tufa ka zgjedhur të linçojë Nasho Jorgaqin si kokën e xhelatëve komunistë, lerjani ndergjegjes tuaj të flasë. Unë thjesht nuk pranoj të manipulohem dhe kam guximin ta shoh të vërteten ashtu siç është. Jo më kot simboli drejtësisë së përbotshme është gruaja me sy të mbyllur që mban në dorë peshoren. Asaj dhe vetëm asaj përpiqem t’i referohem.

Dhe tani nje përgjigje për shkrimin e Blerinda Idrizit botuar te “Panorama”

E nderuar, të drejtat e njeriut përpiqem t’i respektoj ashtu siç pres nga të tjerët të veprojnë ndaj meje sepse e para, e tillë qe familja ime fisnike në gjenerata. E dyta, ashtu si ti edhe unë çoç kam bredhur nëpër botë e pashë nga afër ç’është demokracia dhe mendimi i lirë. E treta, për t’u siguruar akoma dhe më mirë, konsultohem edhe me time bijë avokate, këtu në SHBA. E pra ato ç’ka them bazohen në faktet e mia të renditura si më poshtë.

1- Frida Idrizi nuk mbeti redaktore e thjeshtë, por në vitin 1991 u bë Drejtoresha e Shtëpisë Botuese Enciklopedike. (ti gënjen apo e kishe harruar?!) Iku fluturimthi kur Kontrolli i Shtetit filloi hetimin mbi abuzimet që po kryheshin aty dhe nuk u kthye më.

2- Komentet mbi ndihmën e dhënë Teuta Hoxhës, janë fjalët a mamasë tënde, mbasi fitoi demokracia, kuptohet. Dhe ishte krejtësisht e besueshme sepse dihej që Teuta Hoxha s’kishte nivelin e prindërve të tu dhe dihej zotësia e babait tuaj, Rinush Idrizi për të cilin vazhdoj të ruaj respekt.

3- Nuk mora vesh dole nga leksioni i Nashos, apo jo? Se për këtë e filluam tërë këtë mesele. Në 30-të e më shumë vjet profesor, studiues dhe si person i bindjeve të majta Nasho paska pritur klasën tuaj ta quajë Lasgushin, “Liliput” apo “Plak të rrjedhur”? Edhe këto epitetet s’na i sqaruat krejt, apo i tha të dyja? Nasho i ka shprehur hapur mendimet e tij për figura të tjera, por paskej harruar “plakun e rrjedhur”!!!

a. Nasho atë periudhë kishte miqësi të ngushtë me prindët e tu. Aq besnik kishte mbetur në miqësinë e tij, sa kur unë i shprehesha për pakënaqësitë ndaj padrejtësive që kryente drejtoresha, ai ma kthente: a “Frida është e zonja, e zgjuar dhe nuk e besoj dot se mund të bëjë një gjë të tillë”. Jam kurioze, a ua tregove prindërve këtë turp të Nashos atëherë? Frida nuk do të përtonte t’ia thonte “te vërtetën” në sy fyesit të Lasgushit.

4- Të dilje nga leksioni në formë proteste në 1987-ën përjashtoheshe nga shkolla. Pra, ti dole, por të mbrojtën dhe ta falen sepse ishe vajza e Rinushit dhe Fridës, apo nuk dole fare, apo… e maskove “protesten” duke kërkuar leje për të pirë ujë?

5- U gëzova sinqerisht që Enveri paska pranuar sugjerimet e Rinushit për figurat e dënuara nga Partia. Nuk ma kishte marrë mendja kurrë që Enveri kishte ndonjë fije logjike në trurin e tij diabolik/makbethian që kur kishte lindur, të errësuar fare nga diabeti që në 70-ën dhe te mbajtur gjallë vetëm me shiringanë 80-ën!Pale, të pranonte sugjerime antiparti!!! Por nuk mund të kundërshtoj faktet e tua.

Blerinda, të siguroj dhe të premtoj që nuk kisha asnjë arsye tjetër përse thashë një të vërtetë për Nashon, kështjellën prej rëre, siç e quan ti dhe mendoj se kisha të drejtë, pa i shkelur të drejtat e njeriut, të permendja diçka të dëgjuar me veshët e mi nga goja e mamasë suaj. Dhe e fundit, nuk është fare problem për mua nëse ti gjen më shumë mosarsye nga arsyeja ime. Është e drejta e gjithkujt sipas ndërgjegjes dhe karakterit që është brujtur t’i kërkojë arsyet ashtu siç i volitet. Nuk më mbetet hatri fare, sepse, në fund të fundit, duke ia ndryshuar pak këngën Gavroshit:

“Hunda në gropë u shkoi dhe fajin e ka Rusoi…”

Next Post
Bosi i kokainës në Amerikën Latine akuzohet për vrasje dhe rrëmbim, INTERPOL publikon fotot e reja të vlonjatit

Bosi i kokainës në Amerikën Latine akuzohet për vrasje dhe rrëmbim, INTERPOL publikon fotot e reja të vlonjatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In