• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një mësim i Thaçer për partitë tona

by Ben Andoni
20/04/2025 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ish-kryeministrja britanike Margërët Thaçër kishte një aftësi, kur drejtohej para publikut. Në vend të projeksioneve të pamundura, ajo arrinte të shpjegonte qartë dhe thukët idetë e veta dhe vizionin e saj për shtetin. Por, Lindja komuniste dhe të gjithë derivatet e saj do i kuptonin më mirë mesazhet dhe “thjeshtësinë” e politikës në Fjalimin e Forumit të Sipërmarrësve të Evropës Lindore dhe Qendrore në San Petërburg, në fillim të viteve ’90. Asokohe nuk ishte më kryeministre, pas plot tre mandatesh, por kishte zulmën e një shtetare të ashpër dhe të pakompromis, merita e të cilës kishte qenë ngritja e Mbretërisë së Bashkuar në vitet ’70 dhe ‘80. Madje, etiketimin “Zonja e Hekurt”, një togfjalësh përfaqësues për politikën e saj të drejtpërdrejtë dhe stilin e udhëheqjes, të cilën ia dha një gazetar rus, do të tregonte shumë për atë sesi perceptohej realisht figura e saj.

Thaçër do t’i nguroste dëgjuesit e saj, që kur ia kishin dërguar ftesën 4-5 muaj më parë e kishin nënshkruar poshtë emrit Leningrad, ndërsa tani ajo vinte në qytetin e bardhë të San Petërburgut me fjalët e kursyera dhe fjalitë e qarta. Leksioni politik dhe i demokracisë kishte qenë përveç një kthjellim për dëgjuesit e saj, por edhe patriotëve të saj.

Theksi për demokracinë ishte tek partitë politike, kur u foli për ngritjen e tyre: “Së pari, demokracia nuk do të funksionojë pa parti të forta politike. Këto parti duhet të ndërtohen rreth çështjeve të mëdha të parimit dhe filozofisë dhe ju duhet t’i dalloni këto nga të gjitha ato detaje dytësore rreth të cilave anëtarët e partisë mund dhe do të mos pajtohen në mënyrë legjitime”.

Kjo është goditja më e madhe për demokracinë tonë, pasi partitë tona, paçka fitoreve të Ramës tek PS-ja dhe fuqinë e pakundërshtuar të Berishës mbi PD-në, nuk kanë filozofi të qartë dhe parime. E për më tepër militantët e të dyjave nuk i shikojnë dot detajet e tjera, që në fakt janë mbizotëruese dhe kanë në themel vetëm përfitimin dhe privilegjin. Aman, këtu është edhe një ngushëllim për politikën dhe militantët shqiptarë. Përfitimi vlen më shumë.

“Dhe, nëse politika partiake nuk duket se i plotëson gjithmonë pritshmëritë tuaja më të larta, ju lutemi mbani mend se në këtë nuk jeni aspak unik. Politika gjithmonë pasqyron karakterin dhe kalibrin e atyre që e praktikojnë atë dhe, kuptohet të atyre që i zgjedhin”, do vijonte më pas. Fajin me pak fjalë s’duhet kërkuar nga të tjerët por pikërisht nga zgjedhja e momentit, ajo që po e mban Shqipërinë të ngërthyer në kushte të tilla dhe ku politika jonë nuk zhgënjen me cinizimin e saj në këto pak javë pra zgjedhjeve. Ndaj, u cilësoi gruaja që shfaqi cilësi aq të ashpra në politikën e vet dhe madje inincoi edhe një luftë, se nuk duhet harruar diçka që…” vetëm politika e partive demokratike mund të parandalojë imponimin e përhershëm dhe të pakontestueshëm të qeverisë së keqe mbi njerëzit“, i shpjegoi sallës që po e përpinte. Shumë vite më vonë kjo vetëdije nuk po i zgjon ende shqiptarët, që manipulohen aq lehtë, ashtu si edhe politika që ne po krijojmë dhe që ia pranojmë të gjitha vizionet, të cilat janë shpesh premtime boshe. Pa parti politike me demokraci s’ka demokraci për vendin.

Zgjedhjet 2025 janë një provë e radhës për mundësinë apo pamundësinë tonë që të krijojmë shtet të së ardhmes. Dhe, është kaq e thjeshtë. Duhet ta nisim nga partitë politike. Thaçër ua tregoi me shembuj të pakët bashkëkohësve të saj lindorë 35-vite më parë. (Javanews)

 

 

 

Next Post
Izraeli rinis sulmin në Gaza pas armëpushimit, 25 palestinezë humbin jetën, mes tyre gra dhe fëmijë

Izraeli rinis sulmin në Gaza pas armëpushimit, 25 palestinezë humbin jetën, mes tyre gra dhe fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë, Departamenti Amerikan i Shtetit: Dënojmë këtë akt dashakeq kundër aleatit tonë!

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë, Departamenti Amerikan i Shtetit: Dënojmë këtë akt dashakeq kundër aleatit tonë!

March 12, 2026
“2030-ta do të jetë viti që Ramazani dhe Krishtlindjet bashkohen”, Rama: Shpresoj të jetë mandati i fundit i një kryeministri të Shqipërisë jashtë dyerve të BE

“2030-ta do të jetë viti që Ramazani dhe Krishtlindjet bashkohen”, Rama: Shpresoj të jetë mandati i fundit i një kryeministri të Shqipërisë jashtë dyerve të BE

March 12, 2026
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

March 12, 2026
Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

March 12, 2026
Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

March 12, 2026
Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

March 12, 2026
Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

March 12, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Kur do mbarojë lufta në Iran? Analistët: Nuk do të kemi një dorëzim pa kushte!

March 12, 2026
Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

March 12, 2026
Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In