Pas më shumë se 24 orësh, presidentit Ilir Meta ka vendosur të thyejë heshtjen.
Mesditën e sotme, këshilltari i tij për mediat Tedi Blushi se presidenti do t’i drejtohet shqiptarëve me një mesazh në orën 14:00.
“Në ora 14:00, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta do t’i drejtohet me një mesazh të gjithë qytetarëve të Republikës”, shkruan Blushi.
Kjo është e para dalje publike që prej nisjes së numërimit të votave të zgjedhjeve të 25 prillit, të cilat konfirmuan një mandat të tretë të Qeverisë Rama. Kujtojmë se Presidenti Meta ka paralajmëruar dorëheqjen nëse Rama do të fitonte zgjedhjet./ b.h