• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Një mandat do ta marr”, Jorida Tabaku parashikon shifrat për Partinë Demokratike

by A R
06/05/2025 08:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jorida Tabaku, deputetja e Partisë Demokratike kandidon në listë të hapur në qarkun e Tiranës. Në një intervistë për “Opinion” në Tv Klan, ajo shprehet se nuk ka presion, por s’e mohon që ka një tjetër lloj angazhimi e dinamizmi. Çdo ditë e gjen duke takuar njerëz në terren, në një përpjekje për t’u folur të gjithëve dhe të dëgjojë qytetarët, për të cilët shprehet se është e nevojshme që pas zgjedhjeve, të gjejnë sërish derën hapur.

Me këtë ide, Tabaku e ka projektuar edhe të ardhmen e Partisë Demokratike në këto zgjedhje. Sipas saj,  Partia Demokratike po hyn me një mentalitet fituesi dhe ideje se gjërat duhet të ndryshojnë për shqiptarët. 12 deputetë do të dalin nga listat e mbyllura dhe 7 nga të hapurat në qarkun e Tiranës. Për veten, nuk ka aspak dyshime se do ta fitojë një mandat.

Jorida Tabaku: Partia Ddemokratike po futet me një  mentalitet fituesi në këto zgjedhje. Po futet me një mentalitet që është i rëndësishëm rotacioni politik siç ishte në ’91. Është e rëndësishme që gjërat të ndyshojnë për Shqipërinë në përgjithësi, për Partinë Demokratike sigurisht, por është e rëndësishme që  gjërat të ndryshojnë për qytetarët dhe unë besoj që kjo është më e rëndësishmja. Po futet me një mentalitet që nuk ka rëndëësi as për Joridën, as për askënd në vetë të parë, por ka rëndësi për qytetarët. Këto zgjedhje kanë rëndësi për shqiptarët.

-Si një njeri që i njeh mirë shifrat, a ke një projeksion real? Sa mund të fitojë Partia Demokratike?

Jorida Tabaku: Partia  Demokratike në 2021 bashkë me aleatët ishte te 17 deputetë. Unë shpreesoj që të shkojë në 19 deputetë.

-A mendon se njëri nga 7 mandatet të takon ty?

Jorida Tabaku: Unë mendoj që do ta marr një mandat në listë të hapur, do ta marr, do ta fitoj një mandat në listë të hapur. Do ta fitoj sepse e shikoj te mbështetja që kanë qytetarët, e shikoj te reagimet që kanë njerëzit, e shikoj te shumë grupe që ndoshta më përpara nuk kanë besuar për të votuar te politika, për shembull është një grup që unë po i flas tani, profesionistët e lirë. Janë shumë njerëz jashtë politikës që mua më bëjnë të besoj që kjo është e arritshme dhe që unë do të kem mbështetje.

Next Post
Ukraina sulmon me dronë Moskën para paradës së madhe ushtarake, mbyllen aeroportet

Ukraina sulmon me dronë Moskën para paradës së madhe ushtarake, mbyllen aeroportet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In