• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Një Mali i Zi tepër i madh apo një Serbi shumë e vogël?”/ DW: Gjukanoviç sërish do të jetë pjesë e një sistemi të korruptuar

by Java News
01/09/2020 08:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vend mes Lindjes dhe Perëndimit? Aleat besnik i BE-së dhe i NATOs? Fushë loje e një autokrati dhe familjes së tij? Për Malin e Zi mund të bëhen shumë pohime të sakta. Por dy gjëra kryesisht injorohen: madhësia e Malit të Zi dhe marrëdhënia e tij me Serbinë dhe serbët – e vërteta, jo e pretenduara politikisht.

Me 620,000 banorët e tij Mali i Zi është aq i madh sa Luksemburgu ose Dyseldorfi. Të gjithë e njohin njëri-tjetrin: në lidhje me ata pak vetë që janë pjesë e jetës publike, kjo mund të thuhet pa asnjë mëdyshje. Ata kanë qenë në të njëjtën klasë në të vetmin universitet të vendit, dhe madje shpesh kanë qenë në të njëjtën shkollë dhe madje në të njëjtin kopsht fëmijësh.

Sistem klientelist i korruptuar

Rregullat abstrakte dhe institucionet neutrale e kanë nga natyra të vështirë në bashkësi të tilla të vogla. Marrëdhëniet personale janë gjithnjë më të rëndësishme. Kjo nuk vlen vetëm në Ballkan – edhe pse problemi merr një notë të veçantë në shoqëri me lidhje të ngushta familjare, si kudo në rajon. Për të kuptuar vendet e mëdha, mjafton të njohësh rregullat e tyre. Kurse vendet e vogla janë të pakontrollueshme – një ligj prej të cilit Komisioni Evropian dështon rregullisht kur bëhet fjalë për Malin e Zi.

Themenbilder Wahl in Montenegro: Milo Djukanovic und Dusko Markovic (Gov.Me/S. Matic)Milo Djukanovic dhe Dusko Markovic

Sistemi klientelist i korruptuar që presidenti aktual, babai i atdheut, udhëheqësi i fuqishëm i partisë dhe kryeministri afatgjatë Milo Gjukanoviç ka drejtuar me kaq lehtësi për dekada është më i vjetër se ai dhe sigurisht që do të mbijetojë. Nga tre aleancat jo të forta partiake që tani po përgatiten të pasojnë sistemin e Gjukanoviçit, vetëm më e vogla ka një farë ideje se çfarë do të thotë të organizosh një shoqëri sipas rregullave neutrale dhe të detyrueshme për të gjithë. Shumë më i mundshëm se një ndryshim i madh social është që sistemi të mbijetojë pa Gjukanoviçin, dhe madje më shumë të ngjarë ka që presidenti i goditur të përfshihet në një sistem të ri, më të madh dhe më të hapur, por vështirë më pak të korruptuar.

Marrëdhënie ambivalente ndaj Serbisë

Keqkuptimi i dytë ka të bëjë me marrëdhëniet me Serbinë. Gjukanoviçi e çoi në vitin 2006 vendin e tij drejt pavarësisë megjithë rezistencën e madhe. Shumica e malazezëve që ishin asokohe kundër pavarësisë e konsiderojnë veten si serbë, por sipas kritereve aktuale ata nuk janë pakicë etnike por politike. Konflikti, i cili ende nuk është kapërcyer, fsheh faktin se i gjithë Mali i Zi, si shumica ashtu edhe pakica, ka një marrëdhënie ambivalente ndaj vendit fqinj që është dhjetë herë më i madh. Serbia nuk është me të vërtetë një vend i huaj; kush shpërngulet nga Mali i Zi dhe shkon në Beograd nuk është i huaj atje. Edhe për malazezët e vetëdijshëm fqinji mbetet i rëndësishëm – të paktën si një alter ego, por fshehurazi edhe si një pikë referimi, si një model ose si një zgjidhje rezervë, nëse udhëheqja e brendëshme bëhet shumë e sigurt në vetvete. Kushdo që bie nga sistemi Gjukanoviç shkon së pari në Serbi.

Shumica e malazezëve nuk duan ta konsiderojnë kombin e tyre si një kozmos më vete. Këtë gjë Gjukanoviqi, që ndryshe vepron me mjeshtëri, e shpërfilli kur iu kundërvu Kishës Ortodokse Serbe në vendin e tij dhe mbështeti Kishën Ortodokse Malazeze, e cila e konsideron veten si kishë e pavarur e malazezëve. Shpronësimi i planifikuar i pasurisë së kishës Ortodokse Serbe ishte për shumë votues një shenjë tjetër se presidenti i tyre po përpiqej për pushtet të plotë. Por ata nuk i besuan atij se mund ta bënte këtë.

Wahlen in Montenegro (Reuters/S. Vasiljevic)

Bashkimi Evropian do të bëjë mirë të qëndrojë i qetë në marrëdhëniet e tij me Malin e Zi dhe të pranojë se rregullat për këtë shtet të vogël janë të ndryshme nga ato për fqinjët e tij tre deri në dhjetë herë më të mëdhenj. Kjo nuk do të thotë që Evropa duhet të mbyllë sytë kur ushtrohet dhunë, kur kritikuesit e qeverisë rrihen ose kur gazetarët që shtrojnë pyetje të pakëndshme i fusin në burg. Por atëherë, ndryshe nga Serbia, Komisioni i BE nuk do të jetë në gjendje të kërkojë një sistem drejtësie në të cilin nuk ndodhin më gjëra të tilla. Më mirë do të jetë që Komisioni i BE-së të dërgojë ministrin e Jashtëm të një vendi të fuqishëm të BE-së në Mal të Zi me mesazhin e qartë: kështu nuk shkon më! Raportet në Malin e Zi mund të jenë të vështira për t’u kuptuar. Por gjuha e pushtetit kuptohet mirë atje./ DW

g.kosovari

Next Post
Shenjat e horoskopit që do kenë korrik të bukur

Çfarë kanë rezervuar yjet për ju/ Horoskopi ditor, 1 shtator 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ilir Alimehmeti, kandidat i opozitës për Tiranën? Berisha: Ka vlerësimin tim maksimal, por…

A mund të bëhet Ilir Alimehmeti “doktori 2.0”?

April 7, 2026
Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

April 7, 2026
Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

April 7, 2026
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

April 7, 2026
Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

April 7, 2026
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

April 7, 2026
Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

April 7, 2026
Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

April 7, 2026

Mëdyshjet e BE-së ndaj Shqipërisë dhe mëdyshjet e opozitës për të qenë me BE-në

April 7, 2026
Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In