• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Një makinë në liqenin e Shkopetit, policia dyshon se është përdorur në krim

by Aalison Pearse Stevens
05/07/2016 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një automjet ka përfunduar ne fund të liqenit të Shkopetit. Disa peshkatarë të zonës kanë qenë dëshmitarë okularë të ngjarjes sot rreth orës 5 të mëngjesit, kur sipas tyre një mjet përfundoi në thellësi në liqenit të Shkopetit.

Pas hetimeve dhe kontrollit të polumbarëve, rezultoi se brenda mjetit nuk kishte njerëz. Sakaq, gjatë zhytjes në liqen polumbaret gjeten edhe një tjetër makinë. Burime brenda saj pohojnë se ka dyshime se mjeti mund të jetë përdorur në kryerjen e ndonjë krimi dhe është shtyrë në liqen nga autorët e krimit për të humbur gjurmët.

Në vendngjarje ndodhen forca policie dhe polumbarët nga kryeqyteti për të nxjerrë mjetin nga thellësia e liqenit.

Ndërkaq policia informon se ka gjetur në rrugë pranë liqenit, një nga targat e makinës që përfundoi në ujë. Ato janë targat e një mjeti tip “Benz” AA969ND, që i përket shtetasit M.P. nga Karbunara e Lushnjës. Ky i fundit në janar të këtij viti kishte denoncuar në komisariatin e Lushnjës targat e vjedhura të mjetit të tij, fakt që shton dyshimet e policisë se mjeti që ra në liqen është përdorur për qëllime jo të mira.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

“Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka ardhur një telefonatë nga një peshkatar i zonës, i cili ka njoftuar se  ka parë gjurmë të freskëta të gomave të makinës  në afërsi të liqenit Shkopet dhe dyshon se në liqen mund të ketë rënë ndonjë automjet.

Menjëherë në drejtim të liqenit të Shkopetit kanë shkuar forcat e Policisë  të Komisariatit të Policisë Mat, ku kanë konstatuar se:

Në afërsi bregut të liqenit dhe poshtë rrugës nacionale kishte gjurmë të freskëta të gomave të automjetit si dhe pjesë të parafangos, parakolpit e xhama të thyer.

Po nga kontrolli i vendit ku dyshohej se mund të kishte rënë automjeti në liqen, Policia ka gjetur njërën prej targave të automjetit, konkretisht targën AA 969 ND.

Nga shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë Mat është bërë identifikimi i  targës së gjetur në vendngjarje, targë e cila i përket automjetit tip Benz në pronësi të shtetasit M.P nga Karbunara Lushnjë.

Targat janë  denoncuar të vjedhura në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në Janar 2016  nga shtetasi M.P.

Theksojmë që ky shtetas ka denoncuar vetëm targat të vjedhura, jo automjetin.

Në vendngjarje kanë mbërritur Polumbarët e Reneas të cilët kanë kontrolluar gjithë perimetrin e liqenit ku dyshohej se kishte rënë automjeti.

Polumbarët gjatë zhytjeve të kryera kanë konstatuar në thellësinë 18 metra dhe në thellësinë 25 metra dy automjete.

Me ndihmën e një mjeti të rëndë vinç, polumbarët dhe forcat e policisë të Komisariatit të Policisë Mat, kanë bërë të mundur nxjerrjen në anë të liqenit të njërit prej automjeteve të konstatuara, konkretisht automjetin autoveturë tip Benz  me targa FFV 562, (Suedeze).

Nga këqyrja paraprake, shenjat e konstatuara si, “llumi mbi sipërfaqet e lëmuara të mjetit” rezulton se ky mjet ka kohë që ndodhej brenda në liqen.

Gjithashtu po nga këqyrja paraprake rezultoi se në automjet nuk kishte asnjë viktimë.

Aktualisht polumbarët kanë ndërprerë kërkimet, për të rifilluar  në orët e para të mëngjesit të datës 06.07.2016, me qëllim gjetjen e mjetit që dyshohet se ka rënë gjatë natës në liqen, si dhe nxjerrjen e mjetit tjetër të konstatuar gjatë zhytjeve të kryera  gjatë ditës së sotme nga Polumbarët e Reneas. Deri në këto momente nuk ka asnjë njoftim për ndonjë shtetas të humbur.”

BW/d.i.

 

Next Post

Samanta Karavella... Me apo pa mbathje?! (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

April 11, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 12 prill 2026

April 11, 2026
“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

April 11, 2026
Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

April 11, 2026
Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

April 11, 2026
Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

April 11, 2026
Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

April 11, 2026
U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

April 11, 2026
Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

April 11, 2026
Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In