• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Një luftë me “patriotë” e “tradhëtarë”, që përfundoi nëpër “trarë”!

by Alfred Peza
30/01/2020 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ajo që pak muaj më parë u nis si një luftë, që u shit sikur përfshinte brenda saj një tragjedi të madhe kombëtare, ka përfunduar si të gjitha gjërat joserioze të kësaj bote, thjeshtë si një komedi. E kam fjalën për luftën “serioze” që Ramush Hadarinaj nisi pak javë më parë, kundër Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama atëherë kur ajo i duhej Ilir Metës dhe Sali Berishës në Tiranë, e cila tashmë ka përfunduar në mënyrë qesharake.

Ishte koha kur Edi Rama u bë mikpritësi i radhës i takimit të nivelit të lartë të liderëve të rajonit, për të diskutuar atë që njihet si ideja e “minishengenit Ballkanik”. Një iniciativë që lindi nga Procesi i Berlinit, e inicuar nga Kancelarja gjermane Angela Merkel, e për të ciliën kanë qenë dakord që në gjenezë, edhe udhëheqësit më të lartë të Kosovës.

Por duke qenë se në Tiranë “ashtu ishte një punë” ato ditë, u gjet sebepi i ardhjes së Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, dhe Edi Rama u duhej “tradhëtari më i madh i kombit”. Njeriu që kishte “shitur Kosovën tek Serbia”. Kryeministri që kishte bërë plane okulte “për të ndryshuar kufijtë e Kosovës” e pafundësisht broçkulla të tjera të kësaj natyre, mjafton që ato ta çonin ujin tek mulliri ku po bluheshin krrundet e fundit të një “tragjedie shekspiriane”, me “libret alla shqiptar”.

Edi Rama u akuzua se mbështeste idenë e lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve në hapësirën e 6 shteteve të Ballkanit Perendimor, të cilat njihen ndryshe edhe si “katër liritë Europiane”.

Nuk kaluan shumë dhe meqë Edi Rama nuk u duhej më “tradhëtar”, edhe Presidenti edhe Kryeministri i Kosovës nxituan që ta përshëndesnin në mesin e këtij muaji, marrëveshjen për fillimin për herë të parë pas 21 vjetësh, të fluturimeve direkte ajrore mes Beogradit e Prishtinës. Hashim Thaçi tha pa e fshehur gëzimin e ligjshëm se “marrëveshja pritet të lehtësojë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në të ardhmen”. Bukur boll!

Të njëjtët që kishin akuzuar Edi Ramën, se me “lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave” mes gjithë shteteve të rajonit ishte bërë “tradhëtar i kombit”, përshëndetën edhe marrëveshjen për rifillimin e lidhjeve hekurudhore mes Serbisë e Kosovës. Ramush Haradinaj dora vetë, i tha gazetarëve se “hekurudhat tona që na lidhin me Serbinë, janë në gjendje shumë të keqe. Jemi në proces rinovimi. Është një projekt i madh me Bashkimin Europian. Një marrëveshje me Serbinë për trafikun nuk do ta dëmtojë Kosovën”. Bukur boll besa!

Ne të Shqipërisë së Mesme kësaj i themi: Ku ishe? “Hiç gjëkundi”. Çfarë bërë? “Hiç asgjë!”

Por pavarësisht kësak, Edi Rama nuk i tha as Hashimit “tradhëtar”, e aq më pak, larg qoftë ti thoshte edhe një fjalë të tillë të vetme, Ramushit.

Por, ne kemi krijuar një kulturë shumë interesante vitet e fundit si shoqëri dhe po e kultivojmë atë si një mënyrë të re e moderne jetese. Ka njerëz që nuk ta harrojnë kurrë të keqen që të kanë bërë. Ndaj vazhdojnë të kërkojnë nga ti, se përse ti nuk ia kthen atyre, me të njëjtën monedhë që ata ta kanë bërë ty vetë. E kur ti prapë nuk u kthen përgjigje, por këtë ia le që ta sqarojnë gjykatat, ata vazhdojnë të të sulmojnë përsëri. Si për të të mbushur mendjen jo vetëm ty por edhe vetes, sesa të drejtë kishin herën e parë që të të quanin “tradhëtar”, e gjithçfarë tjetër që u bë për përfitime politike në kurrizin tënd.

Ramush Haradinaj sëfundi paska thënë se “Shqipëria e ndal kryeministrin e Kosovës në autorrugë, nuk më ka ndalur as Maqedoni e as Bullgari, ju siguroj, nuk e kanë ndalur, si e kanë marrë vesh që është makina e kryeministrit, ka dalë polici, nuk të vonon sepse nuk duhet, nuk parashihet janë këto protokolle të sigurisë. Për shembull pyetja shtrohet, a paguan Edi Rama kur të vjen nga andej? Nëse ai nuk paguan si kryeministër pse e trajton kryeministrin e Kosovës ndryshe?”

Përgjigjen për këtë e kanë dhënë autoritetet zyrtare dhe kushdo që është i interesuar mund ta gjejë edhe tek “Zëri i Amerikës”. Por, ajo që mbetet për të thënë është se ndryshimi mes këtyre dy sulmeve, qëndron në faktin se ai i pari për “tradhëti të lartë ndaj kombit”, u tentua që të paraqitej si një tragjedi. Ndërsa kjo e fundit, përfundoi si të gjitha farsat e kësaj bote, në një komedi. Përndryshe, e gjithë kjo luftë imagjinare, nisi “heronj” dhe “tradhëtarë” dhe u ndal në mënyrën më qesharake, nëpër “trarë”!

Next Post
E braktisur në pyllin e Sodës/ Policia jep detaje për operacionin: U nisën nga Greqia, ndjekje nga ajri dy gomoneve, njëra u kthye…

E braktisur në pyllin e Sodës/ Policia jep detaje për operacionin: U nisën nga Greqia, ndjekje nga ajri dy gomoneve, njëra u kthye…

TË FUNDIT

“Kush mbjell erë, do të korrë furtunë”. Mesazhi i fortë i Iranit për SHBA-të

“Kush mbjell erë, do të korrë furtunë”. Mesazhi i fortë i Iranit për SHBA-të

January 26, 2026
Arrestohet në Dubai Bujar Sefa, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”

Arrestohet në Dubai Bujar Sefa, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”

January 26, 2026
Përshtatën tre ambiente për kultivim kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim. Ndalohen 4 punonjës të OSHEE

Përshtatën tre ambiente për kultivim kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim. Ndalohen 4 punonjës të OSHEE

January 26, 2026
Vrasja e infermierit trondit SHBA-të, Minneapolis shpërthen në protesta masive

Vrasja e infermierit trondit SHBA-të, Minneapolis shpërthen në protesta masive

January 26, 2026
Vdekja e 20-vjeçarit në burg, Lamallari: Të rinjtë s’duhen braktisur kurrë, as kur gabojnë

Vdekja e 20-vjeçarit në burg, Lamallari: Të rinjtë s’duhen braktisur kurrë, as kur gabojnë

January 26, 2026
Spastrime në majën e ushtrisë kineze, dy gjeneralë të lartë nën hetim për shkelje të rënda disiplinore

Spastrime në majën e ushtrisë kineze, dy gjeneralë të lartë nën hetim për shkelje të rënda disiplinore

January 26, 2026
Tragjedi në Greqi, zjarri në fabrikën e biskotave u merr jetën tre grave

Tragjedi në Greqi, zjarri në fabrikën e biskotave u merr jetën tre grave

January 26, 2026
Indianët “pushtojnë” Vlorën, mbi një mijë të punësuar në fasoneri, hoteleri-turizëm e ndërtim

Indianët “pushtojnë” Vlorën, mbi një mijë të punësuar në fasoneri, hoteleri-turizëm e ndërtim

January 26, 2026
Analiza: Trump-Von der Leyen: Takimi që shpëton apo “fundos” Europën?

Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan

January 26, 2026
“S’më linte të përdorja lavatriçen”, Kristina akuza vjehrrës: Ma ka larë vajzën jashtë në të ftohtë…

“S’më linte të përdorja lavatriçen”, Kristina akuza vjehrrës: Ma ka larë vajzën jashtë në të ftohtë…

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In