• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Një lojë politike me çështjen “Tahiri”

by A R
27/10/2017 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi

A ka mundësi që në një histori me trafikantë dhe politikanë që shesin makina të ketë vend për të folur për manipulim politik të drejtësisë, që ka detyrën të kapë “të këqinjtë”?! Kjo duket të jetë dilema më e madhe (pas faktit nëse Saimir Tahiri është ose jo bashkëpunëtor i Habilajve në trafikun e kanabisit), kur sheh zjarrin e madh të pasionit që ka përfshirë skenën politike shqiptare pas këtij skandali. A ka dorë ndonjëri prej kundërshtarëve të ish-ministrit dhe të Edi Ramës, në mënyrën, kohën dhe përmasën e kësaj ngjarjeje?!

Shqipëria është një vend i vogël. Tirana një vend edhe më i vogël. Në pak qindra metra kuadrat rrinë nëpër zyra e kafene disa dyzina kundërshtarësh, të cilët komplotojnë ditë e natë kundër njëri-tjetrit. Jo rrallë, komplote e kurthe që të bëjnë të qeshësh, por ja që herë pas here skena shqiptare bëhet dramatike, në të nuk mungojnë në disa raste edhe të vrarët e gjaku. Skandali aktual përbën njërin nga ato raste, të cilat ekspozojnë më së miri teorinë e ekuilibrit. Një parti që fiton e vetme zgjedhjet, që nis një qeverisje të qetë ndërsa opozita përballë saj ndodhet në kaos total. Dhe ja ku plas papritur një bombë politike, që ja komplikon jo pak jetën maxhorancës qysh në krye të rrugës.

A ka konspiracion dhe komplot në këtë mes? Po të dëgjosh personazhin kryesor të krizës, ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, kjo histori ka brenda vetëm dëshirën e kundërshtarëve të tij për ta dëmtuar, asgjë tjetër. Po të dëgjosh Ramën, gjithçka vazhdon të jetë nën kontroll dhe zhurma ka si shkak parësor opozitën që s’di me çka të merret dhe “kazanin mediatik”. Nëse po të dëgjosh palën tjetër, nga LSI e deri tek PD e aleatët e saj, qeveria ka rënë në një gropë korrupsioni e trafiku, tek e cila ra vetë. Pa asnjë ndihmë nga ata.

Vështirë të besohet se historia e Habilajve, edhe nëse mbetet brenda qerthullit të bandës së tyre, pa përfshirë me përgjegjësi direkte Saimir Tahirin, të mos politizohej nga elita zhurmaxhije e Tiranës. Sepse vetë historia ka brenda kanabis, kushërinj të një ministri, makina që janë dhënë e marrë atij dhe trafikantëve dhe një dosje të madhe përgjimesh nga fqinji ynë perëndimor. Janë të gjithë elementet që kjo aferë të krijonte jehonë në rreshtat e shpartalluar të një opozite, që paraqitet të enjteve të Kuvend pa axhendë dhe pa fuqinë e duhur për të sfiduar nënqeshjen ironike të kryeministrit, i cili nuk përton të dëgjojë CNN me kufje, kur në poduim flasin opozitarët.

Por Saimir Tahiri ka treguar me gisht edhe një aktor tjetër të rëndësishëm, të cilin ai duket se e konsideron si njërin ndër protagonistët e kalvarit ku është futur: Presidentin Meta. Dihet armiqësia e hershme mes ish-ministrit të brendshëm dhe ish-kryetarit të Kuvendit, aq sa ky i fundit është përpjekur në mënyrë të vazhdueshme që ta largojë delfinin e Ramës nga kabineti qeveritar. Në daljet e fundit publike të Tahirit, Meta ka qenë i vetmi që është sulmuar me emër dhe mbiemër. Ish-ministri ka dashur ta afishojë hapur se dyshon tek kreu i shtetit, në lidhje me skandalin aktual të Habilajve. Në një mesazh për mediat, presidenti bëri thirrje që klasa politike të bashkohet kundër krimit, por duhet thënë se nga ana formale ai ka mbajtur profil të ulët në këtë histori.

Drejtësia është e përdorura e përjetshme në raste të tilla. Duke mos paragjykuar faktet e reja që kanë ardhur nga Italia për Habilajt, mënyra sesi prokuroria u soll me imunitetin e Tahirit, faktet që filtrojnë rregullisht tek mediat në lidhje me hetimet dhe zelli i tepruar për ta parë në burg ish-ministrin, e kanë ekspozuar keq organin e akuzës. Duke bërë që hija e  politizimit të një skandali me trafik hashashi, të duket edhe më e qartë. 

Next Post
Mbahet referendumi i Katalonjës, tension në Spanjë

Reagon Italia: Nuk e njohim pavarësinë e Katalonjës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

April 11, 2026
Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

April 11, 2026
“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

April 11, 2026
“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

April 11, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 12 prill 2026

April 11, 2026
“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

April 11, 2026
Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

April 11, 2026
Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

April 11, 2026
Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

April 11, 2026
Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In