• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një listë e mbushur me ofiqarë, pashallarë e gërdecarë

by Artur Ajazi
09/03/2021 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Më në fund, ka dalë edhe ajo që pritej, dhe që dihej si do të ishte, lista e Partisë Demokratike. E gjitha e mbushur me ofiqarë, pashallarë dhe gërdecarë, e gjitha e stisur me taksidarë  dhe zullumqarë, dhe fare pak, tek-tuk ndonjë qyqarë. Kjo pra ishte ajo që baza e asaj partie ? E një partie të kapur dhe të molepsur  nga njeriu që veç përgjumjes së zakonshme, po luan kumar edhe me fatet e një force politike, e cila nuk është as e tij, dhe as e “senatorit të përjetshëm” që kërkon medoemos të jetë në Parlament edhe pas 30 vitesh. Një njollë e shtuar turpi për lidershipin e asaj partie, një shans më tepër për një fitore shumë të thellë dhe shumë bindëse për Edi Ramën. Ata që deri mesnatën e të hënës besuan se “Lulzimi kësaj here do të mbushë listat me emra dinjitozë” u zhgënjyen, u pezmatuan, dhe nisën të derdhin mllefin e tyre në rrjetet sociale dhe në celularin e kryetarit, duke vendosur pa asnjë mëdyshje, distancimin  nga ajo parti.

Baza e Partisë Demokratike, nga mesnata e të hënës, është rrudhur edhe më shumë. Lulzim Basha e mbushi listën me çakenj, gërdecarë, me pazarexhinj që shesin dhe blejnë partiçka, me njerëz mbipeshë nga pasuria e madhe, dhe me emra të paskrupulltë, që janë damkosur në zonat e tyre elektorale si të korruptuar dhe pocaqi. Askush  nga anëtarësia dhe militantët, nuk do të votojë emrat e Lulzimit, askush nuk do të mbushë  oborret  e lagjeve dhe  kafenetë, ku pritet që kandidatët të lypin vota për “të rrëzuar pushtetin”. Pazotësia dhe pazari për “emrin në listë” ka qenë motua e kryetarit të asaj partie. Dhe kjo edhe për faktin e mësuar tanimë, se në minutat e fundit Lulzimi ka luajtur “shah-mat” me emra të cilët kurrsesi nuk duhej të ishin në listë në këto zgjedhje. Partia Demokratike e ka humbur shansin të fitojë ndonjëherë pushtet, me lista të tilla, që nuk të ngjallin as besimin dhe as shpresën e humbur.

Në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Korçë, Partia Demokratike po kandidon figura të konsumuara politikisht, aq sa baza e degëve në ato qytete, ka nisur distancimin dhe largimin  nga ajo forcë politike. E mbajtur kaq gjatë dhe nën konspiracion të plotë, lista e kryetarit (pa mandat) natyrisht ka kryer disa “ecejake” mes zyrës së tij dhe asaj të Doktorit. Veç “haraçit” që kanë paguar si “kuotizacion partie” kandidatët e “rinj” do të jenë të detyruar të gjejnë para ku të mundin për të përballuar fushatën e pamundësisë. Një ç’organizim i padëgjuar, ka përfshirë pothuajse gjithë  strukturat  në SHQUP. E ndërsa Lulzim Basha duket sikur ka “larë duart” me listat, një gjë e papritur  do të ndodhë së shpejti në partinë e tij. Reagimet dhe rebelimet nga baza (apo dhe të larguarit nga listat) pothuajse kanë trembur dhe po prishin qetësinë e kupolës drejtuese të PD.

Tanimë halli më i madh nuk janë “programi dhe premtimet”, por se si duhet të mbajnë të frenuara shpërthimet e një pjese të madhe të bazës së asaj partie, e cila përfundimisht duket se ka humbur besimin tek kryetari pa mandat, që sheh  si “risi” futjen në listë të Doktorit……Tek një listë ku spikatin pashallarët dhe gërdecarët e politikës së vjetër, nuk ka si të mos ndjehesh i ofenduar  dhe mashtruar.Përfundimisht, Lulzimi e ka kthyer partinë në  një qendër biznesi me “kate të nëndheshme”, nga ku ai ka mbushur dhe vazhdon të  mbushë thesin me  “frutet” e  majme të propogandës, akuzave dhe denoncimeve qesharake.

Next Post
Ironia e Veliajt: Nuk do merremi me Joridën që varet te kangjellat e “Samiut”

Veliaj: Lista e PS me risi dhe vlera, PD-LSI të parashikueshëm me listën e fosileve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In