• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një lexim “politik” i tre vendimeve të Kushtetueses

by Ylli Pata
03/07/2021 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Duket shumë qartë nga tre vendimet e para të kësaj Gjykate Kushtetuese me këtë përbërje 3+3+1; ato kanë një qëndrim të përgjithshëm le ta quajmë “pajtues”.

Pra që synojnë të japin një mesazh ku i bëhet thirrje mazhorancës dhe opozitës për një klimë të re në formimin e legjislacionit, ku të gjejnë një koherencë mes palëve.

Asnjë nga tre vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk ka prerë “nyjën gordiane”, këto gjykatës nuk kanë pasur mendimin apo qëllimin që të japin apo të ofrojnë një legjislacion mbi një lëndë të caktuar, siç bëjnë gjykatat supreme në vendet e zhvilluara të Perëndimit.

Por është fakt, që kjo Gjykatë ka lëshuar një mesazh në fund të fundit, që mund të analizohet qartë në opinionin publik.

E leximi më i drejtë i këtij mesazhi, nuk është ai sektar, apo i veçuar, por përkundrazi duhet parë në korpus, sepse vendimi i këtij institucioni është sovran për të ndikuar zhvillimet më të rëndësishme institucionale në vend.

Në vendimin e parë, për rastin “Cakaj”, Kushtetuesja nuk ofroi një legjislacion “të prerë”, ku të kishte përcaktuar si duhet vepruar Presidenti dhe Kryeministri në një rast problemesh mes tyre për çështjen e ministrave që emërohen nga kreu i qeverisë.

Në mungesë të një ligji funksional për kreun e shtetit, Kushtetuesja duhet ta intepretojë Ligjin Themeltar të Shtetit, i cili nuk jep shtigje konkrete për zbatimin e tij në rast përplasjeje.

Pra Kushtetuesja i ka thënë Ramës e Metës në rastin konkret, e në rastet e mëpasme Presidentit dhe Kryeministrit: “Vrafshi veten, zgjidheni vetë, pasi ne nuk do ta bëjmë”.

Ndoshta me kompletimin e Kushtetueses me 9 anëtarë dhe largimin e Vitore Tushës së cilës i ka mbaruar mandati, gjërat edhe mund të qartësohen. E kur në një rast të ngjashëm dikush mund t’i kërkojë interpretim

Për një konflikt si puna e të parit, mund të vijë edhe një vendim më shterues. Por kjo Gjykatë nuk e ka bërë.

Ka megjithatë një vendim pozitiv, një legjislacion që Kushtetuesja ka ndërtuar për çështjen e listave të hapura, ku ka rrëzuar herësin dhe ka vendosur që mund të zgjidhet deputet ai që ka vota preferenciale më shumë. Një vendim i rëndësishëm, madje shumë i rëndësishëm krahasuar me situatën aktuale të përplasjes në vend.

Tani të vijmë tek vendimi për Teatrin Kombëtar. Ka një kontekst që edhe vendimi është kolepsur. Si fillim ka pasur një vendim për ti dhënë një privati të drejtën e ndërtimit të Teatrit Kombëtar. Këtë vendim e ndryshoi qeveria dhe më pas Kuvendi e bashkia Tiranë, të cilat vendosën që ta ndërtojnë me paratë e buxhetit.

Kushtetuesja e ka rrëzuar vendimin që teatrin ta ndërtojë një privat, si dhe i ka hequrt mundësinë pushtetin vendor që tokën e teatrit ta ketë si truall të saj. Dhe i ka kthyer sovranitetin qeverisë. Në thelb, Kushtetuesja, nuk se ka rrëzuar gjë, por mesazhi i saj ndaj opozitës është i rëndësishëm. Për t’i thënë asaj që beteja e saj për parimin e protestës së Teatrit ishte legjitime, protesta për publiken, protesta për pronën e të gjithëve por vetëm kaq. Politikisht, Kushtetuesja i ka dhënë opozitës një të drejtë në legjitimitetin e orientimit të protestës civile e ky është një zhvillim i rëndësishëm.

Por reagimi ndaj këtij vendimi, realisht tregon pjekurinë dhe vizionin e një opozite. Deklaratat që SPAK të arrestojë Edi Ramën e Erion Veliajn thjesht për këtë vendim, tregojnë një mentalitet krejt të vjetër e që mund t’i kthehen në bumerang kësaj opozite, sapo SPAK të hartojë një akuzë ndaj Sali Berishës e Ilir Metës. Vendimi që i jep një të drejtë opozitës nga Kushtetuesja, edhe pse realisht është një qëndrim indulgjent nga ana juridike, mudn të shërbejë si mundësi që opozita të ndryshojë qasjen ndaj institucioneve.

Në rastin konkret; të kërkojë për Teatrin Kombëtar që të zbatohet projekti dhe mundësia më e mirë që publikut i vyen.

Por beteja për të mbrojtur ndërtesën e vjetër tashmë të prishur të teatrit nuk se vlen, ajo nuk ekziston më. Vendimi i Kushtetueses nuk merret me thelbin e ndërtesës së vjetër; të ruhet apo të prishet. Thjesht Kushtetuesja, prishjen, nuk e ka konsideruar shkelje, është marrë vetëm me ligjin e ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar. Është një shans për dialog, një shans për bisedime, një shans për një qasje konstruktive. Nëse opozita kërkon arrestime dhe të ndërtohet siç ishte, Dopolavoro që u bë Teatër, a sjell një zhvillim pozitiv? Natyrisht që jo. Por megjithatë, këmbana e Kushtetueses, për opozitën, nuk se bie për Teatrin, ai tashmë është çështje e mbyllur, por për një çështje tjetër që pritet të shqyrtohet së shpejti nga kjo Gjykatë.

Bëhet fjalë për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës. Si do të sillet opozita në këtë radt? Apo Aleanca për Teatrin nuk do ta përkrahë atë vendim? Në fakt këto janë zhvillimet që sjell vendimi që shkaktoi një trazirë të shpejtë siç ishte shiu në Tiranë në mëngjesin e sotëm…TEMA

Next Post
FOTOT/ Aktorja Pamela Anderson: Jeta ndryshe me “djemtë e këqij” dhe historitë e dashurisë

FOTOT/ Aktorja Pamela Anderson: Jeta ndryshe me “djemtë e këqij” dhe historitë e dashurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In