• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

by Adrian Thano
18/12/2025 23:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adrian Thano

Fatos Tarifa ka publikuar një letër. Është një letër e ndershme, e guximshme dhe e nevojshme.

Pika më e fortë e saj është goditja e alibisë “republika e prokurorëve”. Në Shqipëri, realisht, rreziku nuk është prokuroria e fortë, por politika e paprekshme.

– Publicitet –

Megjithëse e fortë në mesazh, letra ka kufijtë e saj.

Autori i flet shumicës nga “brenda shtëpisë”. Flet si socialist. Kjo e bën letrën më të rëndë politikisht. Nuk është sulm opozitar, por një thirrje për ndërgjegjen e deputetëve të mazhorancës.

Këtu qëndron dhe kufizimi i saj. Supozon se deputetët kanë liri vote. Nuk e kanë. Ata nuk lëvizen nga letrat morale. I gjithë sistemi aktualisht nuk vepron siç duhet, por siç i leverdis.

Letra e nënvlerëson këtë fakt.

Megjithatë letra nuk pretendon të jetë (dhe nuk ka si të jetë) një instrument ndikimi. Edhe pse nuk ndryshon votën ajo mbetet një akt dëshmues, një dokument publik. Nesër do të përdoret për të gjykuar jo Ballukun, por sjelljen e Kuvendit.

Kjo e fundit ka shumë rëndësi.

Thelbi është ky: SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit. Do të thotë se ka një dyshim penal. Kuvendi nuk gjykon fajësinë. Nuk është Gjykatë. Kuvendi gjykon vetëm nëse do lejojë Drejtësinë të bëjë punën e vet.

Çdo gjë tjetër është tym.

A duhet të hiqet imuniteti? Absolutisht PO. Pa debat politik. Pa teatër. Pse? Sepse askush nuk mund të jetë mbi hetimin, sidomos një zv/kryeministre.

Nëse Balluku është e pafajshme hetimi është shansi i saj më i mirë për ta provuar. Nëse Kuvendi e bllokon, pranon publikisht se pushteti mbron pushtetin, jo ligjin.

Po ashtu, Kryeministri. Siç thotë dhe letra e Tarifës është naive të besosh se Balluku është e pazëvendësueshme. Kryeministri ka treguar që shkarkon e ngarkon këdo me një lëvizje gishti. Papritur doli një individ i pakapërcyeshëm.

Nëse sot do dëgjojmë deputetë që flasin për Kanada të tjera që mbetën pa avionë, për stabilitet qeverisës, etj, mesazhi është i qartë. Drejtësia qenka e pavarur vetëm kur heton të tjerët.

Kryeministri rrezikon jo vetëm legjitimitetin e gjithë narrativës “ne mbështesim drejtësinë”.

Opozita nuk rrezikon asgjë. Ajo ka zgjedhur kaosin, jo argumentin. Do bërtasë, por nuk vendos gjë. Vendimi është i mazhorancës.

Sa për SPAK-un, ai do ndodhet në një situatë të kufizuar, por nuk është pa opsione. Nuk ka fuqi për të shkelur imunitetin, por ka mjete të tjera për të ruajtur hetimin. Vota “jo” nuk e ndalon plotësisht Drejtësinë përtej një periudhe kohe.

Thjesht do bëjë më të qartë në publik kush ka frikë prej saj.

Next Post
Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

Comments 2

  1. Annna says:
    3 months ago

    Kij Thanuqi, mos ka filluar punë në SPAK ?

    Reply
  2. Vlora says:
    3 months ago

    Te pershendes adrian je nje nga penat me te forta te gazetaris shqiptare. E lexova artikullim me nje fryme. Te pergezoj! Gjithcka eshte bere me shpirt, me realizem, me vertetesi, me kompetence, me indinjaten e nje njeriu qe do Atdheun, me kuraje tu thote batakcinjve – Boll na vodhet dhe na perdhoset! Dhe tani kerkoni mbrojtjen tone? Kerkoni te na perdorni per tere baterdite e pa turp. Jo ne nuk jemi naive. Boll!!! Hiqini imunitetin hijenave te pashpirt qe vetem vjedhin, grabisin e baterdisin. Atij vete i ka hyre frika ne palce se shikon fundin e turpshem…. – Te lumshin duart miku im! Perqafime

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

March 27, 2026
VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

March 27, 2026
Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

March 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Mars 2026

March 27, 2026
Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

March 27, 2026
“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

March 27, 2026
Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In