• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Një leksion demokracie për “britanikët” e Tiranës!

by
12/09/2015 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Afrim Krasniqi/

Ne PS nuk ka zgjedhje per kryetar e kryesi prej dy vitesh (mandati statutor i Rames ka perfunduar rreth dy vjet me pare), – me alibine se do ndjekin modelin laburist ne Britani. Ne PD u vijua disa vjet pa zgjedhje (as formale) dhe aktualisht, psh, grupimi rinor i saj ka te pakten 9 vjet pa bere as zgjedhje formale!! Me formule “shqiptare” ne ekipet drejtuese ne dy partite kryesore gjenden me shume te emeruar prej shefave te tyre sesa te votuar!

Edhe kur ka ndonje rival real ai menjanohet, sulmohet, denigrohet dhe trajtohet gati si armik apo tradhetar politik! Dy te fundit qe tentuan konkurrimin paten te njejtin fat! Kurse tek te tjeret, si psh LSI, ka aq shume gare sa cdo “kandidate” ka idhur kryetarin e partise!! Ja cili eshte modeli britanik dhe i fundit, ai laburist ne Britani: hyrje e lire ne konkurrim, fushate korrekte dhe civile nje mujore ne elektorat, vote e fshehte e te gjithe anetaresise dhe pranim i rezultatit te votimit nga cdo kandidat!

Fiton me i mire dhe vendos anetaresia! Keshtu qe zgjedhur Cameron tek konservatoret, keshtu jane zgjedhur te gjithe kryetaret e dy partive britanike ne dekadat e fundit. Madje edhe per kandidatet kryesore, psh, kandidatet per kryetar bashkie Londer apo diku tjeter, nuk shpiket alibia shqiptare e mikut te shefit dhe as e sondazhit me shoket e shefit, por behet gare ne parti, cdo aspirues konkurron i lire dhe anetaresia voton perpara se te shpallet kandidat zyrtar i partise.

Po tek ne? Kush pret qe tregtaret e votave tona te jene modele drejtesie brenda familjes se tyre? Dhe anasjelltas, kush pret prej lidereve qe nuk jane demokrate ne familjen politike te jene demokrate ne shoqeri, qe nuk lejojne garen ne parti te lejojne garen dhe konkurrencen mbi vlera ne publik e shoqeri? Vetem utopistet dhe idealistet, nje specie ne zhdukje ne Shqiperi. Keta “britaniket” qe veshin kostume londineze por veprojne me mentalitet anadolli, jane konsensualisht unikale: ose nuk bejne fare zgjedhje, nuk pranojne voten e fshehte dhe as idene e sfides demokratike, por edhe kur bejne sikur bejme zgjedhje ne parti ata nuk lejohen kandidate rivale potenciale, vendosen kufizime ekstreme per mbledhjen e firmave te tyre te kandidimit ose gjejne ndonje kandidat kukull dhe e marrin me vete me makine per ta prezantuar neper qytete si rivalin e tyre ne gare..! Ju kujtohet kur ishte hera e fundit qe e bene kete? Duhet mbajtur mend sepse ishte hera e fundit qe liderat tane pranuan te votohen edhe duke mos pasur rivale!

Ata politikane qe flasin per kushtetute e ligj le te mbajne shenim se thyerjet me te medha te kushtetutes dhe ligjit i bejne vete partite politike qe ata drejtojne! Ata politikane qe flasin per informalitet (dhe mire e kane) le te mbajne shenim: informaliteti me i larte jane vete partite politike (qe edhe vete drejtojne)! Ata qe flasin per Shqiperi ne varferi, zhgenjim, te kercenuar nga krimi dhe mbetja jashte Evropes le te kujtohen se vete ata dhe partite e tyre jane kontriubuset kryesore per gjendjen dhe shanset e humbura! Dhe raste te tilla si kjo praktike normale britanike, kryejne nje funksion tjeter te madh, – na tregojne edhe njehere se ne, qytetaret e ketij vendi, jetojme ne nje laborator iluzionesh dhe propagande, genjeshtrash dhe antivlerash, dhe se fale sistemit te oligarkise dhe rotacionit midis sundimtareve tane ne jemi, gjendemi dhe mbetemi larg, shume larg Evropes se vertete, demokracise qe patem aspiruar dhe shansit real per te ndryshuar te ardhmen tone!

Next Post

Meqë edhe këtë vit bënë sikur kujtuan Azem Hajdarin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In