• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një lajm më shumë për njeriun që prishi institucionin e zgjedhjeve në Shqipëri

by Mero Baze
17/04/2023 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Zonja Glover, ekspertja e pamposhtur e zgjedhjeve shqiptare prej vitit 1996, ndoshta nuk do të ishte bërë aq e famshme sikur të mos ishte Sali Berisha në politikë. Vendosmëria e saj për të diskretituar zgjedhjet e vitit 1996 dhe rezistenca para presioneve diplomatike për të mos e rrumbullakosur dorën në raportin e ODIHR për zgjedhjet, janë në të vërtetë goditja e parë më e rëndë që Sali Berisha ka marrë në arenën ndërkombëtare, pas së cilës u izolua, derisa u largua nga pushteti në vitin 1997, duke djegur Shqipërinë.

Në stilin e tij alla shqiptar ai u përpoq të ndërtonte disa teori konspiracioni për të, por më e “forta” që gjeti Genc Pollo duke gërmuar nëpër gazeta, ishte se kishte punuar në fushatën e kandidatit për president Dukakis në vitin 1988 dhe meqë ai i përkiste lobit grek në origjinë, kjo anglezja quhej e rekrutuar nga grekët kundër Berishës.

Ngjan shumë banale tani, por kaq arriti të gjejë. Përfytyroni dhe fytyrën tinëzare të Pollos kur ja shkruante në letra të verdha këtë “fakt”, duke llogaritur që Berisha do ta përdorte dhe ai do shijonte stuhinë mbi të.

Prej atëherë, sa herë në Shqipëri ka zgjedhje vendimtare politike për Berishën, zonja Glover shfaqet e heshtur, e hekurt dhe cinike në misionin e saj si vëzhguese e pamposhtur zgjedhjesh.

Por sot ka qenë një ditë dhe më e veçantë për të. Në kulmin e izolimit ndërkombëtar të Berishës, ajo i ka trokitur në zyrë. Mendoni për një moment, që njeriu i cili nuk i ka hapur derën numrit 2 të administratës amerikane Timotheu Ëorth në vitin 1996, për shkak të raportit të Gloverit, sot gëzohet që i troket vet armikja e tij e vjetër.

E dimë të gjithë që është një procedurë teknike takimi me aktorët e zgjedhjeve nga shefja e misionit të vëzhgimit. E dimë të gjithë po ashtu se çfarë mendojnë për njëri- tjetrin të dy bashkëbiseduesit. Nuk ka asnjë të panjohur nga një takim teknik, përveç cinizmit të një anglezeje, që gjen rastin të bëjë një lajm më shumë për njeriun që ajo i ka kushtuar gjysmën e jetës profesionale për t’ia bërë zgjedhjet makth.

Natyrisht ajo nuk reagoi kurrë me emocion kur ky e sulmonte, e akuzonte, e shpallte agjente dhe armike të Shqipërisë. As tani nuk bën komente për të.

Duke i trokitur në derë, në ditët e tij më të këqija, i izoluar dhe braktisur nga ndërkombëtaret, në një përpjekje për të mbijetuar si anti-perëndimor përmes zgjedhjeve, natyrisht zonja Glover ka parasysh se vizita e saj e gëzon Sali Berishën, aq sa gëzon një kafshë të vetmuar në vathë, vizita e ujkut.

Është një vizitë për të treguar se çfarë është pas 27 vjetësh nga vjedhja e parë e zgjedhjeve Sali Berisha. Është një njeri që vazhdon të vuajë atë që ka nisur 27 vjet më parë kundër SHBA, kundër ODIHR dhe mbi të gjitha, kundër sistemit të demokracisë në Shqipëri, si minues i madh i saj.

Që ta kuptojmë këtë, duhet një vizitë si kjo e zonjës Glover, e cila duket se nuk ka ndërmend të iki nga kjo jetë, pa certifikuar çdo orë të keqe të Sali Berishës në jetën e tij politike. Si kjo e sotmja.

Next Post
“Mund të jesh femër brenda”/ Jori tallet me Kristin: Llastohesh si gocat, po të ishe në luftë, ti vdes i pari…!

“Mund të jesh femër brenda”/ Jori tallet me Kristin: Llastohesh si gocat, po të ishe në luftë, ti vdes i pari...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rumuni me precedentë penalë në Greqi, kishte hyrë disa herë në Shqipëri”, zbardhen detaje nga dosja hetimore për vrasjen e Renato Hoxhajt

“Rumuni me precedentë penalë në Greqi, kishte hyrë disa herë në Shqipëri”, zbardhen detaje nga dosja hetimore për vrasjen e Renato Hoxhajt

February 24, 2026
“Ta plas kokën, veç hani e dh*ni, kafshë, idiote”, mësuesja dhunon dhe fyen nxënësit në klasë

“Ta plas kokën, veç hani e dh*ni, kafshë, idiote”, mësuesja dhunon dhe fyen nxënësit në klasë

February 24, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Situata politike në vend/ Shehi: Të gjithë pushtetin e ka Edi Rama, zgjidhjet e përfolura nuk vlejnë më

February 24, 2026
Akuzohej për heroinë të kapur në një Porsche Cayenne/ Media spanjolle: Biznesmeni i njohur shqiptar shpallet i pafajshëm

Akuzohej për heroinë të kapur në një Porsche Cayenne/ Media spanjolle: Biznesmeni i njohur shqiptar shpallet i pafajshëm

February 24, 2026
Dorëhiqet drejtoresha e Luvrit pas vjedhjes spektakolare të stolive të kurorës franceze. Reagon Macron

Dorëhiqet drejtoresha e Luvrit pas vjedhjes spektakolare të stolive të kurorës franceze. Reagon Macron

February 24, 2026
“Ky sport është i paparashikueshëm”, flet skiatori që mbajti flamurin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore

“Ky sport është i paparashikueshëm”, flet skiatori që mbajti flamurin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore

February 24, 2026
“Rusia nuk mposhtet nga ju”, Putin i drejtohet Europës: Do pendoheni për kërcënimet bërthamore!

“Rusia nuk mposhtet nga ju”, Putin i drejtohet Europës: Do pendoheni për kërcënimet bërthamore!

February 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një poshtërim i panevojshëm për familjen Jashari

February 24, 2026
Vjosa Osmani pa mbështetje të sigurt? Çfarë profili të presidentit po kërkon Kurti

Vjosa Osmani pa mbështetje të sigurt? Çfarë profili të presidentit po kërkon Kurti

February 24, 2026
Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ndjehet në disa qytete! Sa ishte magnituda

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In