• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një kuriozitet/ Zbulohet një ‘thesar’ nazist në Argjentinë

by Java News
26/06/2017 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia federale në Argjentinë ka zbuluar së fundmi një dhomë sekrete, të fshehur brenda një shtëpie pranë Buenos Aires.Në të ishin të fshehura rreth 75 objekte naziste, përfshirë një thikë e madhe e deri te pajisjet mjekësore të nazizmit, ashtu sikurse foto negative të Hitlerit.

Policia është duke hetuar, kur dhe si kanë përfunduar këto objekte në këtë vend të Amerikës së Jugut. Siç raporton Haaretz, agjentët nga Interpoli bastisën shtëpinë e pronarit të paidentifikuar, ku ndodheshin objektet naziste, më 8 qershor.Disa vepra arti të një “burimi të paligjshëm” u zbuluan në veri të Buenos Airesit, duke bërë që policia të merrte drejtimin për në shtëpinë e këtij burri.Kur hetuesit mbërritën atje, ata gjetën një raft të madh librash ku ishte fshehur një derë sekrete.Personi që kishte nën zotërim këtë dhomë është i lirë, por mbetet e paqartë nëse ai do të përballet me ndonjë akuzë.

Hetuesit u janë drejtuar ekspertëve të Holokaustit për të mësuar më shumë se nga mund të kenë ardhur këto vepra naziste, por anëtarët e komunitetit hebraik në Argjentinë mendojnë se ato duhet të jenë sjellë në vend nga zyrtarët nazistë pas Luftës së Dytë Botëror.

Fillimisht kishte spekulime nëse objektet mund të jenë thjeshtë kopje, por hetuesit besojnë se janë origjinale.Megjithatë, ka ende shumë pikëpyetje se si ata mund të kenë mbërritur në Argjentinë.“Hetimet tona të para tregojnë se këto janë vepra origjinale”, tha ministrja argjentinase e Sigurimit, Patricia Bullrich për Associated.

Ky zbulim është më i madhi në Argjentinë, në llojin e tij, një shtet i cili mund të përshkruhet më së miri si një vend që ka një marrëdhënie të keqe me Holokaustin.

Pas Luftës së Dytë Botërore, një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve nazistë u arratisën në Argjentinë, përfshirë Adolf Ichman dhe Josef Mengele. Ichman u zbulua në Buenos Aires nga gjuetarët e nazistëve në vitin 1960. Atë e kthyen në Izrael dhe e varën në vitin 1962.

Mengele u arratis nga Argjentina dhe shkoi në Paraguaj, duke ndërruar më vonë jetë në Brazil. Nuk dihet ende nëse ndonjë nga objektet e zbuluara këto muaj i përkisnin Ichmanit, Mengeles apo ndonjë nazisti tjetër që shpëtoi nga Gjermania.

Një nga arsyet pse autoritetet në Buenos Aires kanë një farë sigurie se ato janë origjinale është se disa nga objektet e koleksionit janë të konceptuara me foto të liderëve nazistë.

Për shembull, një objekt i koleksionit është një xham zmadhues. I njëjti xham zmadhues shihet në një foto nga koleksioni ku është stampuar fotoja e Hitlerit. Hetuesit i treguan foton Associated Press me kusht që fotografiaa të mos publikohej.

“Kjo është një mënyrë për t’i hedhur ato në treg, duke treguar që ato ishin përdorur për të shkaktuar tmerrin, nga Fuhrer. Ka foto të tij, ku ai duket pranë objekteve” – tha Bullric.

Disa nga objektet më shqetësuese të koleksionit janë pajisjet mjekësore, përfshirë objektet e përdorura për të matur kokat e njerëzve. Shkencëtarët nazistë udhëtuan nëpër botë në vitin 1930, duke matur kokat e njerëzve të ndryshëm, pasi besonin se rracat superiore përcaktoheshin përmes tipareve të fytyrës.

Koleksioni gjithashtu përfshin lodra naziste dhe objekte të tjera që mesa duket përdoreshin nga të rinjtë nazistë, të tilla si koleksione harmonikash të ilustruara më foto fëmijësh, të cilët mbajnë amuj nazistë.

“Nuk ka precedentë për një gjetje si kjo,” tha Nestor Roncaglia, kreu i policisë federale të Argjentinës, për Associated Press.

“Objektet mund të jenë vjedhura ose imitime. Por kjo këto janë origjinale dhe ne duhet t’i shkojmë deri në fund”, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
ELBASANI/ Numërohen 170 kuti nga 591, PS 8 deputetë, PD 2, LSI 2 dhe PDIU 2

ELBASANI/ Numërohen 170 kuti nga 591, PS 8 deputetë, PD 2, LSI 2 dhe PDIU 2

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapësirat e përbashkëta, Mazniku prezanton p/ligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”

“Jemi në presion me kohën”, Mazniku flet për ‘Territorialen’: Procesi, me apo pa opozitën nuk ndalet më!

January 29, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

January 29, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

“Nuk duhet të bëhet dy herë i njëjti gabim”/Bejko: Berisha po vazhdon me të njëjtat skema bllokimi për Reformën Territoriale!

January 29, 2026
Fundi i një tabuje mesjetare, Franca heq konceptin e detyrimit martesor për marrëdhënie seksuale

Fundi i një tabuje mesjetare, Franca heq konceptin e detyrimit martesor për marrëdhënie seksuale

January 29, 2026
Zbrit nga ballkoni Sali dhe udhëhiq mosbindjen civile, ndryshe mos u tall me demokratët

“Reforma territoriale po ribëhet, sepse e para dështoi”, Mërtiri: U bë në funksion të politikës, jo të qytetarëve!

January 29, 2026
Skandali seksual në Malin e Zi/ Pas postimit të videove me këshilltarin e presidentit, flet zyrtarja e lartë: Më tha se s’kisha ku të fshihesha

Skandali seksual në Malin e Zi/ Pas postimit të videove me këshilltarin e presidentit, flet zyrtarja e lartë: Më tha se s’kisha ku të fshihesha

January 29, 2026
Trump mbledh kabinetin pas debateve mes demokratëve dhe republikanëve: Po punojmë të mos kemi mbyllje të dytë të qeverisë

Trump mbledh kabinetin pas debateve mes demokratëve dhe republikanëve: Po punojmë të mos kemi mbyllje të dytë të qeverisë

January 29, 2026
Izolimi i Berishës dhe dilema e PD-së: pse Basha mbetet i domosdoshëm

Izolimi i Berishës dhe dilema e PD-së: pse Basha mbetet i domosdoshëm

January 29, 2026
Spiropali me raportuesin për Shqipërinë në PE: Fazë e re për mbylljen e negociatave

Spiropali me raportuesin për Shqipërinë në PE: Fazë e re për mbylljen e negociatave

January 29, 2026
Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Shansi i fundit për PD/ Territorialja, Mazniku: Duhet mbyllur deri në korrik. Është jetik për bashkitë dhe fondet e BE

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In