Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me kryetarin e degës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, nënkryetarin e AAK-së, Ahmet Isufi dhe kryesinë e degës së Gjilanit, të shtunën kanë vizituar Bashkësinë Islame në Komunën e Gjilanit, ku është pritur nga Sylejman Osmani.
Siç bëhet e ditur në një njoftim të AAK-së, vizita është realizuar si rezultat i kerkesës së kryetarit të BIK-ut për takim me kryetarin Haradinaj për temat që i preukupojnë qytetarët e Kosovës. Haradinajt i është dhënë dhuratë një palë tespihe dhe një Kuran.