• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Një “kullë Trump në qiell”/ Brenda “Air Force One” me 5 kuzhina, 11 tualete dhe 40 TV, dhuratë për presidentin e SHBA

by E S
13/05/2025 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mund të cilësohet si një “Kullë e vërtetë Trump në qiell”, avioni “Air Force One” i cili iu dhuarua presidentit amerikan nga Katari. Në të ka një dhomë gjumi kryesore, dhomë gjumi për mysafirë, njëmbëdhjetë tualete, pesë kuzhina, si dhe një zyrë private. Por ka edhe më shumë: pesë sallone, transmetime televizive direkte, si dhe lidhje me internet, 40 televizorë, rifinitura ari, panele druri të zbukura që mbulojnë edhe shkallët e brendshme që lidhin dy “katet” e aeroplanit. Në avion ka pesë rreshta sediljesh biznesi, ndërsa në bord ka vend për 90 pasagjerë dhe 14 anëtarë të ekuipazhit.

Një kompanie zvicerane i janë dashur dy vjet për të krijuar këtë xhevahir. Dhe tani, Boeing 747-8 që familja mbretërore e Katarit do t’ia dhurojë Donald Trump do të duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të re për ta pajisur atë me sistemet e komunikimit dhe sigurisë të nevojshme për transportimin e presidentit të SHBA-ve. Trump ka tashmë mundësinë ta ketë këtë xhevahir të aviacionit privat. Ai do ta përdorë atë si avion presidencial deri në fund të mandatit të tij, më pas do t’i transferohet Fondacionit të Bibliotekës Presidenciale Trump (deri më 1 janar 2029) dhe do të bëhet praktikisht pjesë e flotës së tij personale.

Trump shpresonte të ishte në gjendje të përuronte modelin e ri Boeing të Air Force One, i cili do të zëvendësonte dy avionët që janë tashmë në përdorim që nga fillimi i viteve 1990. Por një sërë vonesash dhe rritjesh të kostove krahasuar me projektin fillestar (i cili daton që nga viti 2018 dhe që vlerësoi në 3.9 mld dollarë buxhetin për pritjen 6-vjeçare), por që tashmë rrezikon shtyrjen e përfundimit të ndërtimit deri pas vitit 2028, viti i fundit i presidentit në Shtëpinë e Bardhë.

Puna për pajisjen e avionit të dhuruar nga familja mbretërore e Katarit, me të gjithë elementët e nevojshëm, i është besuar tashmë L3Harris, kontraktorit të gjashtë më të madh të Pentagonit. Pasi të përfundojë, 747-8 do të jetë Air Force One më i gjati (250 metra), më i shpejti (650 mph) dhe me rrezen më të gjatë të fluturimit (8,700 milje).

Aeroplani është tashmë në Teksas

Boeing 747-8 që Katari ia dhuroi Donald Trumpit, ka qëndruar në një ambient në Aeroportin Ndërkombëtar të San Antonios në Teksas për pesë javë.

Aeroplani mbërriti në Teksas më 3 prill, pasi u nis nga Doha më 30 mars, duke bërë një ndalesë në Charles de Gaulle në Paris dhe më pas një tjetër në Aeroportin Bangor në Maine më 2 prill, sipas një zëdhënësi për FlightRadar 24.

Next Post
Zgjedhjet e 11 majit/ Kush janë katër kandidatët socialistë më të votuar deri tani?

Zgjedhjet e 11 majit/ Kush janë katër kandidatët socialistë më të votuar deri tani?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! Nis seanca për Ballukun, i pranishëm edhe Rama! PD në protestë: Po ktheheni në mburojë të korrupsionit

LIVE! Nis seanca për Ballukun, i pranishëm edhe Rama! PD në protestë: Po ktheheni në mburojë të korrupsionit

March 12, 2026
“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

March 12, 2026
Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

March 12, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Arresti me burg është masë ekstreme, Gjykata e Lartë duhet të ndalë abuzimet

March 12, 2026
U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

March 12, 2026
Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

March 12, 2026
Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

March 12, 2026
Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

March 12, 2026
Kapedanët

Imuniteti i Ballukut, Kuko: Kuvendi ka rol kushtetues, jo gjyqësor. Në asnjë rast nuk cenohet hetimi

March 12, 2026
Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In