• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Një kujtim i zymtë i regjimit të Hoxhës/ Shqipëria me 168 mijë bunkerë dhe një rrëfim i ish-presidentit Alfred Moisiu

by Java News
04/05/2023 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Entela Resuli

Një nga objektet që kemi trashëguar nga vitet e komunizmit në Shqipëri janë bunkerët. Të ndërtuar gjatë sundimit 40-vjeçar të Enver Hoxhës, më shumë se168 mijë bunkerë mbushin peizazhin në Shqipëri dhe kurrë nuk janë përdorur për t’u mbrojtur nga sulmet, për vetë qëllimin që janë ndërtuar. Tani ato shërbejnë si një kujtim i zymtë i regjimit të Hoxhës.

Një personazh i pasionuar pas natyrës, alpinizmit dhe fotografisë, Fation Plaku, nëpërmjet aparatit të tij, na sjell foto të rralla të bunkerëve në të gjithë Shqipërinë. Nga ata që hedhin shikimin nga deti dhe të tjerë nga mali që kanë patur përballë.

Ai e ka shkelur cep me cep këtë vend, nga veriu në jug dhe shpesh, në fokusin e aparatit të tij kanë qenë edhe bunkerët.

Ajo që e ka ngacmuar më shumë ka qenë kurioziteti i të huajve rreth këtyre objekteve.

“Nga eksperienca ime 20 e ca vjeçare në udhëtime, duke shoqëruar turistë të huaj nga gjithë vendet e botës, kam vënë re se të gjithë më kanë kërkuar të shohin dhe të fotografojnë bunkerët në zonat që kemi dalë për ecje, madje shumë nga këta turistë, si suvenirë, blejnë këta bunkerët që janë sjellë në forma të ndryshme, në dyqane që i tregtojnë”– tregon Fation Plaku.

Këto foto nuk janë realizuar në një ditë. Pasioni për natyrën dhe ngjitjet në male kanë bërë që Fationi ta shkelë këtë vend në të gjithë anët e tij.

“I kam fotografuar nga veriu në jug. Pjesa më e madhe e tyre gjendet në zonat kufitare. Duke filluar nga Vermoshi, Tamarë, Lepushë, Pogradec, Karaburun, Gjirokastër, Përmet, Konispol, qytetet që janë afër kufirit. Ajo ç’ka më ka rënë në sy është se, në malin e Dhëmbelit, në malin e Buretos shoqërohen dhe me tunele dhe reparte ushtarake. Në majë të malit ndodhen edhe kulla vrojtimi”- shprehet Plaku duke shpjeguar nëpërmjet fotografive se ku gjenden këto vende.

Historia ka lënë gjurmë në këto objekte. Një pjesë e mirë kanë patur shënime të ndryshme, të cilat mund t’i gjejmë edhe sot.

“Ata në Karaburun janë akoma me shkrimet që janë vendosur në momentin që kanë qenë në funksion dhe të përdorura. Mbajnë në mure, parulla të ndryshme, por edhe detyra që kanë patur funksionarë të ndryshëm ushtarakë duke filluar me detyrat e komandantit të topit. Shpjegimet që japin me të dhënat e minave, bombave të dorës, predhave kundërajrore etj.”.

Ata që kanë punuar në këto anë, ndoshta e kujtojnë me nostalgji atë periudhë duke u çmallur me gjurmët që kanë mbetur nga koha.

“Është e vërtetë që shumë prej bunkerëve janë hedhur në erë duke i marrë hekurin apo duke i shkatërruar me mjete të forta. Turistët kanë kuriozitet t’i shohin, nëpërmjet tyre “lexojnë” edhe një pjesë të historisë”- shprehet Plaku.

Në Shqipëri janë ndërtuar 168.000 qendra zjarri (bunkerë)

Në Shqipëri gatë viteve 1945-1991, u shpenzua një shumë e madhe buxhetore për ndërtimin e bunkerëve apo siç njiheshin atë kohë “qendrave të zjarrit”. Brenda kësaj periudhe u ndertuan rreth 168 mijë bunkerë, si filozofi e luftës mbrojtëse.

Gjatë një interviste të disa viteve më parë, ish-presidenti Alfred Moisiu zbulon disa detaje rreth numrit dhe mënyrës së ndërtimit të bunkerëve në Shqipëri, ose qendrave të zjarrit siç quheshin në terminologjinë zyrtare ushtarake gjatë regjimit komunist.

Ai tregon se janë ndërtuar gjithsej rreth 168.000 qendra zjarri (bunkerë), deri në vitin 1982, pasi pas këtij viti bie ritmi i ndërtimit të tyre. Kjo shifër sipas ish-presidentit përfshin çfarë kanë qenë ndërtime fortifikuese në Shqipëri, duke i përfshirë që nga Lufta e Parë Botërore, periudha e mbretit Zog, periudha e pushtimit nazi-fashist, e sidomos gjatë regjimit komunist, por bunkerët ndryshojnë nga periudha në periudhë.

“Pas vitit 1974 ndërtimi i tyre vazhdoi në mënyrë masive. Ministri i Mbrojtjes i atyre viteve që ishte njëkohësisht edhe kryeministër, Mehmet Shehu, vuri në dispozicion fonde dhe burime materiale të mëdha, si dhe burime njerëzore dhe ishte i pasionuar në këtë drejtim. Kjo u bë në kohën e Luftës së Ftohtë dhe të gjitha vendet bënin shpenzime të mëdha ushtarake. Qendrat e zjarrit (bunkerët) u ndërtuan pothuajse totalisht në gjithë territorin e vendit.

Shqipëria kishte një mbrojtje kubike, nëse mund ta quajmë kështu, nga deti, toka dhe ajri, gjithmonë nga pikëpamja e fortifikimit”- shprehet Moisiu.

Fortifikimi, tregon Moisiu, në atë kohë është bërë mbi baza shkencore dhe Ushtria Shqiptare kishte një institut që merrej me studime, ku fillimisht gjërat eksperimentoheshin. Për bunkerët janë bërë dy eksperimente të mëdha për sa i përket objekteve të fortifikuara, ku njëri është bërë në vitin 1975 dhe tjetri në vitin 1977.

Për fortifikimin u studiuan modelet më të njohura të fortifikimit nga vende të ndryshme të botës, si për shembull ai gjerman, rus, grek, por edhe modeli amerikan në Vietnam. Ish-presidenti tregon se ka qenë një punë shumë e studiuar dhe e bazuar në analiza shkencore, duke pasur parasysh vetë formën që u ndërtuan pasi nuk njiheshin formulat dhe duhej bërë patjetër eksperimentimi për të parë se sa rezistentë janë./m.j

 

Next Post
Për kë e ka fjalën? Luizi: Të dija rrëfimin e jetës së tij, nuk do isha sjellë ashtu me të

Për kë e ka fjalën? Luizi: Të dija rrëfimin e jetës së tij, nuk do isha sjellë ashtu me të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

March 13, 2026
Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

March 13, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Studioja ligjore amerikane: Ndjekje penale e padrejtë ndaj Erion Veliajt dhe shkelje sistematike e shtetit të së drejtës

March 13, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Mojtaba Khamenei u plagos, por është gjallë

March 13, 2026
Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

March 13, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

March 13, 2026
Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

March 13, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

March 13, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Avokati: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në se nuk duan Berishën

March 13, 2026
Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In