• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një kryeopozitar i dëshpëruar në mes të vapës nga turizmi shqiptar

by Mero Baze
05/08/2025 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Është rast i rrallë të shikosh kryeopozitarin e vendit, Sali Berisha, të dalë në mes të vapës duke vënë kujën se në Shqipëri ka falimentuar turizmi. Mund dhe të ndodhë që të ketë një fatkeqësi në ekonomi ndonjëherë, por lideri i opozitës duhet të dijë dhe si të vajtojë në këto raste. Ai dukej dhe i gëzuar gabimisht, dhe i nervozuar realisht për ato që thoshte.

Tani, me aq inat sa e ka ai turizmin, po qe se do kishte dështuar, duhet të ishte të paktën i qeshur dhe të dilte të thoshte se pa u kthyer unë në pushtet nuk ka turizëm. Kurse ai dukej i nervozuar pse ne të tjerët nuk e pranojmë që turizmi ka dështuar.

Po si t’i pranojmë dëshirat e tij për fakte?

Dje aeroporti i Rinasit ka përpunuar 51 mijë udhëtarë për 24 orë, një shifër që në kohën e Berishës kryeministër ishte në muaj. Pra, aq turistë sa Berisha sillte në një muaj, tani janë në një ditë. Ai nuk ka asnjë shifër për të justifikuar atë që ka dëshirë të ndodhë.

Turizmi ka një mijë probleme në Shqipëri derisa të zërë shtratin e vet dhe të kthehet në normalitet, por problemet ekzistojnë dhe po shfaqen pikërisht se turizmi është në kulmin e vet. Se po të ishin ata 50 mijë vetë në muaj të kohës së Berishës, nuk do kishte asnjë problem.

Shqetësimet e popullit turistik shqiptar që turistët harxhojnë pak, janë qesharake. Të gjithë turistët e kanë qëllim të harxhojnë pak. Dhe ne kur shkojmë për turizëm kemi qëllim të harxhojmë pak. Madje të harxhuarit pak është një nga motivet e shkuarjes në turizëm. Turistët nuk kanë pritur të vijnë në Shqipëri të pinë shampanjë apo Barbaresco. Kanë ardhur të shikojnë Shqipërinë, të shijojnë bukuritë natyrore të saj, pasuritë kulturore dhe natyrisht një nga natyrat më të bukura në Ballkan. Dhe janë tmerrësisht shumë.

Një politikan serioz në këtë rast del e bën kritika si mund të priten më mirë, si të rregullojë qeveria kuadrin ligjor që të lehtësojë operatorët turistikë, si të përmirësojë transportin publik, si të rrisë sigurinë dhe të zhdukë banditët nga industria e turizmit, sidomos e plazheve etj. Por ky vajtimi që Shqipëria nuk ka turistë në muajin dhe vitin më të mirë të historisë së saj është në minimum banalitet dhe një arsye pse këtë opozitë nuk e besojnë as të vetët dhe as vetë ata që flasin.

Turistët e huaj janë sot në çdo cep të Shqipërisë, në harmoninë e fshatrave të saj, dhe jo vetëm në bregdet.

Bregdeti nuk është destinacioni i vetëm i tyre. Çdo turist i huaj që vjen në Shqipëri ka një axhendë së paku javore që nis me Alpet dhe përfundon me Sarandën, duke prekur Shkodrën, Durrësin, Beratin, Vlorën dhe Sarandën. Të tjerë që kanë axhendë bujtinat shqiptare, i ke të gjithë në zonën juglindore dhe jugore në bujtina.

Shqipëria është në fazën që përjeton probleme nga superturizmi, jo nga mungesa e turizmit. Dhe problemet janë pa fund. Janë një listë objektivash për pushtetin që duhet t’i rregullojë. Dhe mes atyre problemeve është dhe dëshpërimi i kryeopozitarit pse ka kaq shumë turizëm. Këtë nuk di se si mund ta zgjidhë, por do jem dakord ta lejojnë të shkojë tek vila e sekuestruar në Lalëz ta shikojë që nuk është vetëm aty, por ka shumë herë më tepër se atëherë kur bënte një orë not dhe rrethohej vetëm nga familja e tij dhe Ilir Metës.

Next Post
Vrasja e Gentjan Bejtjas, Leka: Flodian Plaku i ishte kthyer jetës normale, policia pati informator brenda hotelit ku ai qëndronte

Vrasja e Gentjan Bejtjas, Leka: Flodian Plaku i ishte kthyer jetës normale, policia pati informator brenda hotelit ku ai qëndronte

Comments 2

  1. Builder says:
    8 months ago

    Titulli i shkrimit, i nderuar Baze, në rradhë të parë, i takon “portavoçes” të Sali Berishes, burrit pa qime, Blendi Fevziu, i cili, më keq se punedhesi i tijë, nxin e vreros çdo arritje të kësajë qeverie.
    Nuk është se nuk ka probleme, por ato, vijnë e rregullohen e sistemohen gradualisht dhe çdo gjë ecën përpara me siguri dhe forcerisht me bindje për përparim ne zhvillim të këtijë vendi.

    Reply
  2. Bute Hajdari says:
    8 months ago

    Ky që flet parç e prapç kunder zhvillimit të vëndit, ky bastardi Vuqidolit, që bëri seks për herë të parë me DHINË e shtëpisë, e që e ngrata dhi, kur shikonte monstrën Sali, ikte me vrap në arrati.
    Dhe Kjo monstër, që drejtoi këtë vënd 20 vjet me rradhë dhe komandon opoziten e sjell çorap këtë vënd për 33 vjet me rradhë e që ha mut e pjerdh përditë me gojë kunder, i u bëftë e keqja tek ai vetë, tek femijët e tijë dhe të të gjithë pasardhesve të tijë, që i u shoftë fara e rraca.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In