• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Një komunitet i ri politik evropian’/ Draghi në mbështetje të Ukrainës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriu për anëtarësimin në BE

by Java News
21/06/2022 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fjalimin e tij në Senat gjatë ditës së sotme, kryeministri Italian Mario Draghi tha se Italia do të vazhdojë mbështetjen ndaj Ukrainës. Ai foli gjithashtu për zgjerimin e Evropës me vendet e Ballkanit, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

“Ne mbështesim Ukrainën dhe vazhdojmë me sanksionet kundër Rusisë. Kjo është strategjia e Italisë. Në vizitën time në Kiev pashë nga afër shkatërrimin e luftës. Unë vërej vendosmërinë e ukrainasve për të mbrojtur vendin e tyre. Zelensky na kërkoi të mbështesim Ukrainën për të arritur një paqe që respekton të drejtat e tyre, vetëm një paqe e rënë dakord dhe jo e pësuar mund të jetë vërtet e qëndrueshme”, u shpreh kryeministri Draghi.

Më pas ai foli gjithashtu lidhur me zgjerimin e Evropës lidhur me vendet e Ballkanit, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Hipotezat e një komuniteti të ri politik evropian dhe rregullat e vjetruara që duhen kapërcyer”, ishin pikat kryesore të prekura gjatë fjalimit të tij në senat.

“Këshilli i ardhshëm Evropian do të jetë gjithashtu një mundësi për të diskutuar zgjerimin e kufijve të Evropës drejt lindjes. Krahas hyrjes së Kievit, Italia është edhe në favor të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, nënvizoi kryeministri Draghi.

Draghi më pas trajtoi çështjen e hyrjes së Kievit në Bashkimin Evropian duke thënë:

” Italia dëshiron që Ukraina të anëtarësohet në BE dhe se ajo ka statusin e kandidatit. Italia ishte ndër të parat që e mbështeti këtë pozicion. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në çdo forum ndërkombëtar, i vetëdijshëm se jo të gjitha shtetet anëtare ndajnë këtë qëndrim, por rekomandimi i Komisionit është inkurajues dhe besoj se Këshilli Evropian mund të mbajë një qëndrim konsensual për këtë”, tha Draghi./m.j

Next Post
Putini i sëmurë rëndë? Kremlini: Është aq “keq” sa luan hokej

Putini i sëmurë rëndë? Kremlini: Është aq “keq” sa luan hokej

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izrael, Rama te Muri i Lotëve: Uroj që Zoti t’i dërgojë këtij qyteti forcën e Paqes!

Izrael, Rama te Muri i Lotëve: Uroj që Zoti t’i dërgojë këtij qyteti forcën e Paqes!

January 26, 2026
Gjirokastër, ngacmoi seksualisht vajzën 12-vjeçare të bashkëjetueses, arrestohet 38-vjeçari

Gjirokastër, ngacmoi seksualisht vajzën 12-vjeçare të bashkëjetueses, arrestohet 38-vjeçari

January 26, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Vengu: Jemi mes Washingtonit dhe Brukselit. Marrëveshja Shqipëri-Kosovë-Kroaci kundër askujt

January 26, 2026
Vizita në Izrael, publikohen fotot: Edi Rama pritet nga kryeministri Netanyahu

Vizita në Izrael, publikohen fotot: Edi Rama pritet nga kryeministri Netanyahu

January 26, 2026
Moti i keq shton rrezikun për aksidente, Policia apel drejtuesve dhe këmbësorëve për kujdes

Mot i paqëndrueshëm gjatë javës, sinoptikania: Reshje shiu dhe dëborë në zonat malore

January 26, 2026
Veliaj kërkon shfuqizimin e masës “arrest me burg”

Veliaj kërkon shfuqizimin e masës “arrest me burg”

January 26, 2026
Takim i dyshuar mes djalit të Netanyahu dhe princit të Katarit? Rritet polemika rreth “Qatargate”

Takim i dyshuar mes djalit të Netanyahu dhe princit të Katarit? Rritet polemika rreth “Qatargate”

January 26, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

PD dështoi ta bashkonte opozitën, ‘Shoqëria Civile’ del me propozimin: Duhet një tryezë ku…

January 26, 2026
Fluks virozash dhe raste me Covid në urgjencën e Pediatrisë, 350 vizita në 24 orë

400 pacientë në 24 orë në urgjencën pediatrike. Lama: Më të prekur fëmijët nën katër vjeç

January 26, 2026
“Do ua thyejmë xhamin”, agjentët e emigracionit në SHBA kërcënojnë ekipin e gazetarëve

“Do ua thyejmë xhamin”, agjentët e emigracionit në SHBA kërcënojnë ekipin e gazetarëve

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In