Ish Kryeministër, ish President dhe ish drejtues historik i asaj që prezumohet të jetë Partia e djathtë… Sali Berisha është në të 70-tat e moshës së tij por gjuha që përdor në jo pak raste i ngjan një të riu të nevrikosur. Jo pak herë ish kryeministri ka përdorur një ton mjaft të ashpër e madje edhe të patolerueshëm, dhe një rast të ngjashëm është edhe ai i sotmi.
Berisha ka publikuar në rrjetin e tij social disa foto të ndeshjes së djeshme mes ministrave e figurave të larta të maxhorancës dhe ambasadorëve të vendit… dhe i ka cilësuar Ministrat e majtë si bo*le, madje duke shtuar se ata janë të prekur nga gonorreja… një koment aspak i hijshëm për një burrë në të 70-tat…