• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një këshillë e vyer nga doktor Isuf Kalo (edhe për Doktor panikun, që gëzohet me vdekjet)

by Java News
10/03/2020 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Prof. Dr. Isuf Kalo

Në këto ditë kur pandemia e virusit Covid-19 i shtriu kthetrat edhe në vendin tonë mendoj se është koha të jemi të gjithë të bashkuar ndaj këtij rreziku që i kanoset  njerëzve tanë.

Është pozitive që një sërë mësimesh të vyera i kemi përfituar tashmë nga eksperienca e përballimit të kësaj pandemie në vendet e tjera, veçanërsisht nga fqinjët, dhe që disa masa mbrojtëse të domosdoshme janë ndërmarrë paraprakisht nga Ministria jonë e Shëndetësisë dhe Task Forca e ngritur posaçërisht kundra tij.

Specialistët e shkencëtarët tanë infeksionistë me kompetencë dhe përkushtim professional të lartë kanë zhvilluar një veprimtari intensive informuese për popullatën lidhur me masat mbrojtëse nga kjo e keqe krejtësisht e mundur për tu mposhtur. Ata janë skalioni i parë që po ndeshet me të dhe meritojnë admirim nga të gjithë ne.

Megjithëkëtë në ngjarje të tilla dramatike përveç qetësisë, mirëinformimit dhe bashkëpunimit nga secili prej nesh, mendoj se do të ndihmonte shumë edhe solidariteti, kontributi dhe paqja në nivel jo vetëm personal e familjar, por edhe politik e shoqëror.

Në këtë kontekst mund të ishte me vlerë që edhe partitë e faktorët e tjerë politikë gjatë kësaj periudhe të ulnin përkohësisht armët, të shuajnë kontradiktat dhe polemikat mes tyre për tu bashkuar secila me propozimet, vërejtjet dhe kontributet në një front unik, çka do të maksimalizonte forcën dhe efektivitetin tonë.

Shëndeti nuk ka ngjyrë partiake. Ai është njësoj i bardhë, i çmuar dhe jetësor për të gjithë. Prandaj edhe Task Forca e ngritur kundra coronavirusit them se do duhej të ishte bi-partizane, gjerësisht përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse. Përtej kufijve teknokratik përballimi i rreziqeve të tilla merr dimensione kombëtare, madje edhe më gjerë.

Uroj me gjithë zemër që kjo e keqe të mposhtet shpejtë tek ne. Por nëse ajo do të shtrihet më tej do ta bëjë të vështirë përballimin me kontigjentin e disponueshëm (jo aq të madh) të tanishëm të bluzave tona të bardha.

Do ju bëja thirrje, duke filluar nga vetja  ime (77 vjeçar) edhe kolegëve bashkëmoshatarëve të mij pensionist mjek, të ofrohemi të gatshëm pavarësisht nga profilizimet tona, të ndihmojmë sa mundemi vullnetarisht në këtë front të ri.

Mposhtja e virusit Covid-19 kësaj monstre mikroskopike tinzake kaq shumë dëmprurëse për shëndetin, ekonominë dhe mirëqenien tonë, është sot detyrë mbi detyrat për të gjithë. Prandaj  edhe për ne.

Next Post
Durrës, gjendet një 44-vjeçar i vdekur në rrugë. Policia jep detajet

Durrës, gjendet një 44-vjeçar i vdekur në rrugë. Policia jep detajet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

March 23, 2026
Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

March 23, 2026
Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

March 23, 2026
Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

March 23, 2026
Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

March 23, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

March 23, 2026
Gogu dënon dhunën në protestë: Molotovët janë gjuhë e varfër politike, ngadalësojnë rrugëtimin drejt BE

Gogu dënon dhunën në protestë: Molotovët janë gjuhë e varfër politike, ngadalësojnë rrugëtimin drejt BE

March 23, 2026
Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

March 23, 2026
Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

March 23, 2026
Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In